• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, March 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump kundër Netanyahu-t? I thotë “jo” planit të ri për Bregun Perëndimor

by A R
10/02/2026 13:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shtëpia e Bardhë e ka shprehur qartë kundërshtinë e administratës së Donald Trump ndaj çdo përpjekjeje të Izraelit për aneksimin e Bregut Perëndimor, pasi qeveria izraelite shpalli plane të reja që hapin rrugën për zgjerimin e vendbanimeve në territorin e pushtuar palestinez.

Masat, të miratuara të dielën, 8 shkurt, nga kabineti i sigurisë së Izraelit, parashikojnë që qytetarët hebrenj izraelitë të lejohen të blejnë drejtpërdrejt toka në Bregun Perëndimor, si dhe zgjerimin e kontrollit izraelit mbi zona ku aktualisht ushtron kompetenca Autoriteti Palestinez. Ende nuk është e qartë se kur do të hyjnë në fuqi këto rregulla të reja, por ato nuk kërkojnë miratim shtesë.

Të hënën, 9 shkurt, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë deklaroi se “një Breg Perëndimor i qëndrueshëm e mban Izraelin të sigurt dhe është në përputhje me qëllimin e kësaj administrate për të arritur paqe në rajon”, duke nënvizuar kundërshtimin ndaj aneksimit.

Aktualisht, më shumë se 500 mijë izraelitë jetojnë në vendbanime dhe poste në Bregun Perëndimor, të cilat konsiderohen të paligjshme sipas së drejtës ndërkombëtare. Në të njëjtin territor jetojnë rreth tre milionë palestinezë.

Reagimet ndërkombëtare ndaj planit kanë qenë të ashpra.

Mbretëria e Bashkuar i bëri thirrje Izraelit të tërheqë vendimin, duke e cilësuar zgjerimin e kontrollit izraelit si “tërësisht të papranueshëm” dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

“Çdo përpjekje e njëanshme për të ndryshuar përbërjen gjeografike ose demografike të Palestinës është e papranueshme”, thuhet në deklaratën britanike.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres, u shpreh “thellësisht i shqetësuar”, duke paralajmëruar se këto masa po “minojnë perspektivën e zgjidhjes me dy shtete”. Ai i cilësoi veprimet e Izraelit si destabilizuese dhe kujtoi se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka vlerësuar se pushtimi i territoreve palestineze është i paligjshëm.

Një deklaratë e përbashkët e Arabisë Saudite, Emirateve të Bashkuara Arabe, Jordanisë, Katarit, Indonezisë, Pakistanit, Egjiptit dhe Turqisë i dënoi “me termat më të ashpër” vendimet izraelite, duke i cilësuar si masa të paligjshme për vendosjen e sovranitetit izraelit.

“Ndryshimet synojnë thellimin e rrënjëve tona në të gjitha rajonet e Tokës së Izraelit dhe varrosjen e idesë së një shteti palestinez”, ka deklaruar ministrit izraelit të Financave, Bezalel Smotrich.

Vendimet e kabinetit të sigurisë përfshijnë shfuqizimin e një ligji që daton nga periudha e kontrollit jordanez para vitit 1967, duke i bërë regjistrat e pronës publike dhe jo më konfidenciale, si dhe heqjen e kërkesës për leje nga administrata civile. Këto masa pritet ta bëjnë më të lehtë blerjen e tokave nga hebrenjtë në Bregun Perëndimor.

Gjithashtu, parashikohet që autoriteti për lejet e ndërtimit të vendbanimeve në qytetin palestinez të Hebronit, më i madhi në Bregun Perëndimor, t’i kalojë Izraelit, si dhe rritje e kontrollit izraelit mbi dy vende të rëndësishme fetare: Varri i Rahelit pranë Betlehemit dhe Shpella e Patriarkëve në Hebron.

Presidenca palestineze në Ramallah reagoi duke thënë se këto masa synojnë “thellimin e përpjekjeve për aneksimin e Bregut Perëndimor të pushtuar”.

Ndërkohë, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pritet të takohet me presidentin Trump në SHBA në një moment tensioni të shtuar diplomatik rreth së ardhmes së territorit palestinez.

Next Post
Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

Nëntë vite pas ‘Çadrës së Lirisë’: A po kthehet PD-ja ‘fituese’ e Berishës tek ‘tradhtia’ e Lulzim Bashës?

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

Sa do të zgjasë lufta në Iran? Vance: Duhet ta neutralizojmë Republikën Islamike për shumë vite

March 28, 2026
Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë

March 28, 2026
“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

“Kopje mediokre e Ramës”, partia e Arlind Qorrit sulmon Agron Shehajn: E ka vrarë shansin për një model ndryshe

March 28, 2026
Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

Publikohet renditja e re e FIFA-s: Kombëtarja shqiptare nuk ndryshon pozicion, Kosova vazhdon të ngjisë shkallët

March 28, 2026
Prezantimi i Operatorit të Ujit, Balluku: Organizimi do bëhet në katër rajone

GJKKO i bllokoi pasaportën, Gjykata e Lartë shqyrton më 9 prill rekursin e Belinda Ballukut

March 28, 2026
Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

Çmime tavan për shezlonget në Durrës/ Operatorët turistikë: Në përgjithësi, nuk ka pasur abuzime të theksuara

March 28, 2026
Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

Papa Leoni XIV thirrje miliarderëve të ndihmojnë njerëzit në nevojë

March 28, 2026
“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

“Ligji i ri përafron vendin me standardet e BE për mallrat”, Shqipëria forcon kontrollin mbi eksportet ushtarake

March 28, 2026
Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

Në burg prej korrikut 2024, Ilir Beqaj kërkon në GJKKO zëvendësim të masës së sigurisë

March 28, 2026
Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

Raketat vranë 165 nxënëse, kombëtarja e Iranit proteston me çanta në duar gjatë himnit kombëtar

March 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In