• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Trump kundër drejtësisë, SHBA injoron vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare

by Java News
04/10/2018 08:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

SHBA duhet të heqë një pjesë të sanksioneve kundër Iranit kërkoi Gjykata Ndërkombëtare e Hagës, por SHBA nuk do t’ia dijë. Gjykatësit kritikuan, se disa sanksione prekin drejtpërdrejt popullsinë civile në Iran.

SHBA duhet të heqë një pjesë të sanksioneve kundër Iranit. Kjo vlen për masat që qeveria amerikane mori më 8 Maj 2018, bëri të ditur Gjykata në Hagë. Argumenti i gjykatësve të Gjykatës Ndërkombëtare: Disa sanksione prekin drejtpërdrejt popullsinë civile në Iran. Sanksionet nuk duhet të prekin eksporte të të mirave materiale bazë si ilaçet, ushqimet apo aparatura që garantojë sigurinë e fluturimit ajror. Kështu për shembull transporti ajror civil i Iranit nuk duhet të preket nga sanksionet, vendosën gjykatësit.

Parimisht SHBA nuk i futi këto ilaçet dhe ushqimet në listën e sanksioneve, por Irani e ka të pamundur t’i sigurojë ato për shkak të kushteve të ashpra për transfertat financiare me këtë vend. Prandaj Gjykata Ndërkombëtare dha të mërkurën (03.10) vendimin, megjithëse ky është vendim paraprak, sepse mbyllja e çështjes mund të kërkojë vite.

Irani e përshëndeti të mërkurën vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare. “Vendimi ishte një njohje e qëndrimit tonë legjitim”,  deklaroi Ministria e Jashtme në Teheran.

SHBA nuk e pranon vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare

Vendimi sipas së drejtës ndërkombëtare është detyrues. Por që më parë SHBA kishte deklaruar, se ato nuk e quanin këtë gjykatë përgjegjëse për çështjen. Gjykata Ndërkombëtare është Tribunali i Kombeve të Bashkuara për rregullimin e grindjeve ndërkombëtare. Vendimet e tij vërtet janë detyruese, por kjo instancë nuk ka mjete për realizimin e vendimeve. Si SHBA edhe Irani i kanë injoruar në mënyrë të përsëritur vendimet e kësaj gjykate.

SHBA hoqi dorë në mënyrë të njëanshme nga marrëveshja me Iranin dhe vendosi në Maj sërish sanksione kundër republikës islamike. Këto mund të shkelin një marrëveshje të miqësisë të vitit 1955 mes dy vendeve, deklaroi gjykata. Kjo duhet të sqarohet ligjërisht- Deri atëherë, SHBA duhet të heqë dorë nga sanksionet që janë më kërcënuese. Se kur do të fillojë seanca kryesore për këtë çështje, nuk është përcaktuar ende./DW/

a.ç

Next Post
PS shtyn votimin e ligjit për ‘magjistratët’, opozita bojkotoi nga frika e rrjedhjes së votave

Opozita vijon bojkotin, ja projektligjet që do të diskutohen sot në Kuvend

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

Si do të ndikojë lufta në Iran në tregjet energjtike? Trump: Çmimet e naftës do të jenë të larta për pak kohë!

March 3, 2026
Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

Frrok Çupi: Berisha është një prej aleatëve të Iranit, nuk është politikan, por vrasës

March 3, 2026
Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

Tension në Komisionin për Diasporën; Arkend Balla – Ina Zhupës: Lini dhunën, t’i kthehemi punës

March 3, 2026
Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

Takimi me Merz, Trump: Kemi neutralizuar kapacitetet ushtarake të Iranit

March 3, 2026
Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

Punëtori bie nga lartësia në Gjirokastër, dërgohet me urgjencë në spital

March 3, 2026
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Islam Lauka kritika për Trump: Po destabilizon botën!

March 3, 2026
Dita e sotme me diell në të gjithë territorin, rriten temperaturat

Parashikimi i motit për ditën e mërkurë, temperaturat priten deri në 21 gradë Celcius

March 3, 2026
Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

Ndryshime në arsimin parauniversitar, njohja e diplomave, mbështetje për nxënësit me aftësi ndryshe

March 3, 2026
A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

A e rrit prania e MEK-ut rrezikun për Shqipërinë mes tensioneve me Iranin?

March 3, 2026
GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

GJK zbardh vendimin: Zgjatja e “arrestit shtëpiak” për Sali Berishën, masë antikushtetuese

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In