• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, June 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trump ka bërë kërcënime ogurzeza gjithë jetën e tij, por s’ka realizuar asnjë

by A R
15/08/2017 15:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Fareed Zakaria

Si kemi arritur deri këtu? Pse duket që jemi në prag të një lufte në Azi, një që mund të përfshijë armë bërthamore? Koreja e Veriut ka pasur kapacitete të armëve bërthamore për të paktën 10 vjet. A janë përparimet e saj të fundit kaq dramatike dhe të rëndësishme për t’i detyruar Shtetet e Bashkuara të bëjnë një luftë parandaluese?

Jo. Kriza që ne tani po shikojmë si të përfshirë është ekzagjeruar dhe keqpërdorur nga administrata Trump në një shkallë që është thellësisht shqetësuese dhe e rrezikshme.

Një burrë rregulloi rrallimin e flokëve në një javë
Që nga fillimi, Shtëpia e Bardhë ka dashur të duket e ashpër me Korenë e Veriut. Në muajt e hershëm të administratës së Presidentit Trump, para se të mund të kishte pasur një shqyrtim serioz të politikave, Sekretari i Shtetit Rex Tillerson paralajmëroi se epoka e durimit strategjik me Korenë e Veriut kishte mbaruar.

Javën e kaluar, këshilltari i sigurisë kombëtare H.R. McMaster tha se potenciali i Koresë së Veriut për të goditur Shtetet e Bashkuara me armë bërthamore ishte një kërcënim “i patolerueshëm”. Kujdes, jo përdorimi i armëve nga Koreja e Veriut; Vetëm potenciali i përdorimit të tyre.

Trump, natyrisht, shkoi edhe më larg, duke thënë të martën se nëse Koreja e Veriut nuk do t’i ndalte kërcënimet e saj, do të përballej me “zjarr dhe tërbim sikurse bota kurrë nuk ka parë më parë”. Kur u vu nën presion të enjten, Trump dyfishoi kërcënimet ndaj komentit: “Ndoshta, ajo deklaratë nuk ishte mjaftueshëm e ashpër”.

Me fjalë të tjera, Trump e ka bërë mjaft të qartë se Shtetet e Bashkuara do t’i përgjigjeshin kërcënimeve të Koresë së Veriut me një goditje masive ushtarake, ndoshta me armë bërthamore.

A është kjo e besueshme? Jo. Shtetet e Bashkuara nuk do të nisin një luftë parandaluese bërthamore në Azi. Komentet e Trump-it padyshim kanë tronditur aleatët më të afërt të Uashingtonit në rajon, Japoninë dhe Korenë e Jugut. Kërcënimet boshe dhe retorika e lirshme vetëm zvogëlojnë prestigjin dhe fuqinë amerikane, duke dëmtuar administratën.

Pra, pse veprojmë kështu? Sepse është mënyra themelore e veprimit të Trump-it. Në gjithë jetën e tij, Trump ka bërë premtime madhështore dhe kërcënime ogurzeza – dhe rrallë ka realizuar ndonjë. Kur ai u merrte me biznes, sipas zbulimit të Reuters, ai shpesh herë kërcënoi të padiste organizatat e lajmeve për shpifje, por hera e fundit që ai bëri diçka të tillë ishte 33 vjet më parë, në vitin 1984.

Trump thotë se ai kurrë nuk zgjidh çështjet jashtë rrugës gjyqësore. Në fakt, ai ka bërë diçka të tillë të paktën 100 herë, sipas USA Today.

Në jetën e tij politike, ai ka ndjekur të njëjtën strategji të shpërthimit. Në vitin 2011, ai tha se kishte hetues të cilët “nuk mund t’i besonin syve me çfarë po zbulonin” në lidhje me certifikatën e lindjes të Presidentit Barak Obama dhe se ai në një moment të dytë do të “zbulonte disa gjëra interesante”. Ai nuk kishte asgjë.

Gjatë fushatës, ai u zotua se do ta caktojë Kinën si një manipulatore monetare, do të lëvizte Ambasadën e SHBA-ve në Izrael në Jeruzalem, do të bënte Meksikën të paguajë për një mur kufitar dhe do të fillonte një hetim për Hillary Clinton.

Deri tani, asgjë (nada). Pasi u zgjodh, ai i sinjalizoi Kinës që ai mund të njihte Tajvanin. Brenda pak javësh nga marrja e detyrës, ai u zmbraps. Ai nënkuptoi se kishte kaseta të bisedave me drejtorin e atëhershëm të FBI-së James B. Comey. Sigurisht, ai nuk kishte asnjë.

Edhe tani, ndërsa po merret me një krizë bërthamore, Trump ka bërë pretendime që mund të tregohen lehtësisht të rreme. Ai reklamoi se vendimi i tij i parë presidencial ishte “modernizimi” i arsenalit bërthamor të Shteteve të Bashkuara.

Në fakt, ai thjesht ndoqi një vendim të kongresit për të autorizuar një rishikim të arsenalit, i cili ende nuk ka përfunduar. A mendon ai që koreano-veriorët nuk e dinë këtë?

Kur Shtetet e Bashkuara panë se si Bashkimi Sovjetik i Stalinit zhvilloi armë bërthamore, ajo ishte e kujdesshme në retorikën e saj. Kur pa një udhëheqës shumë më kërcënues, Mao Zedong, i cili ndoqi rrugën e ndërtimit të armëve bërthamore, ishte edhe më i kujdesshme.

Mao këmbënguli se nuk kishte frikë nga një luftë bërthamore, sepse Kina do të kishte ende më shumë të mbijetuar për të mposhtur imperialistët perëndimorë. Madje, administratat e njëpasnjëshme të SHBA-ve ruajtjen ftohtësinë e tyre.

Bota tashmë jeton me një Kore të Veriut bërthamore. Nëse ky realitet nuk mund të anullohet nëpërmjet negociatave dhe diplomacisë, detyra do të jetë zhvillimi i një sistemi të fuqishëm të parandalimit, i cili mbajti paqen me Rusinë e Stalinit dhe Kinën e Maos. Tërbimi i presidentit mund të rrisë rreziqet e mosllogaritjeve të sakta ose të shkaktojë një spirale të rrezikshme drejt përplasjes.

“Unë mendoj se amerikanët duhet të flenë mirë natën, të mos kenë shqetësime në lidhje me këtë retorikë të veçantë të ditëve të fundit”, tha Tillerson të mërkurën. Kjo ishte një deklaratë e pazakontë, ndoshta edhe e pashembullt.

Sekretari i shtetit duket se i ka thënë amerikanëve – dhe botës – të injorojë retorikën, jo të diktatorit të Koresë së Veriut, por të shefit të tij, presidentit të Shteteve të Bashkuara. Është ndoshta ajo që kolegët e Trump-it kanë bërë për të, përgjatë gjithë jetës së tij. Ata e dinë se mantra udhëzuese për të nuk ka qenë arti i marrëveshjes, por arti i bllofeve./The Washington Post – Lexo.al/

Next Post
Pas kërcënimit të Trump, Venezuela përgatitet për luftë me SHBA

Pas kërcënimit të Trump, Venezuela përgatitet për luftë me SHBA

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Anglia sonte në fushë, a do ‘shpërthejë’ Bellinghami?

Anglia sonte në fushë, a do ‘shpërthejë’ Bellinghami?

June 17, 2026
Vrasësi shqiptar me pagesë zbulohet në bisedat e “Sky ECC”, prokurori belg: E ka rrëfyer vetë

Miliona euro cash në fuçi 50 litroshe, dalin detaje nga rrjeti i trafikut të kokainës

June 17, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 18 Qershor 2026

June 17, 2026
“Budallallëku ka kufi vetëm vetveten”, Rama i përgjigjet Berishës: Me Diellën do arrijmë nivelin më të lartë europian

Protestat, Rama: Turma digjitale po damkos e linçon ata që mendojnë ndryshe! Duan të krijohet klima ku…

June 17, 2026
Berisha udhëzon pedagogët: Bëni gjithçka që kjo protestë të ketë sukses, mos dekurajoni studentët

Berisha udhëzon pedagogët: Bëni gjithçka që kjo protestë të ketë sukses, mos dekurajoni studentët

June 17, 2026
Merr zyrtarisht detyrën, Klodjan Braho: Misioni i SPAK shkon përtej mandateve individuale, ja ku do e kem fokusin!

Procesi i vettingut, Braho: U rrit llogaridhënia e drejtësisë ndaj qytetarëve

June 17, 2026
“Berisha fosile politike që nuk ofron asgjë”/ Kadilli: Basha e përdor partinë për pushtet personal!

Kadilli: Pas protestave fshihen neomarksistët dhe islami politik! Synojnë të mbajnë gjallë frymën e urrejtjes deri në zgjedhje

June 17, 2026
Valë sulmesh në Ukrainë, 4 viktima nga bombat ruse, digjen shtëpi e qendra tregtare

Valë sulmesh në Ukrainë, 4 viktima nga bombat ruse, digjen shtëpi e qendra tregtare

June 17, 2026
Kërcënoi Bajrajt publikisht, Policia e Shkodrës: Deputetja Koçeku s’ka bërë asnjë kallëzim pranë nesh!

Kërcënoi Bajrajt publikisht, Policia e Shkodrës: Deputetja Koçeku s’ka bërë asnjë kallëzim pranë nesh!

June 17, 2026
Kinematografia shqiptare në zi, shuhet në moshën 79-vjeçare aktori Gjergji Lala

Kinematografia shqiptare në zi, shuhet në moshën 79-vjeçare aktori Gjergji Lala

June 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In