• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump i vendosur kundër aplikacionit Tik-Tok: Kanë 45 ditë afat për ta shitur

by Ardit Rada
03/08/2020 17:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kompania Microsoft tha të dielën se po vazhdon diskutimet për të blerë aplikacionin e suksesshëm të postimit të videove të shkurtra TikTok që aktualisht zotërohet nga gjigandi kinez ByteDance. Ndërkaq, Presidenti Trump ka pranuar t’i japë kompanisë ByteDance 45 ditë për të negociuar shitjen, thanë të dielën dy persona të afërt me negociatat.

Microsoft, i cili shpreson të mbyllë negociatat deri më 15 shtator, nxori një deklaratë pas bisedimeve mes shefit ekzekutiv Satya Nadella dhe Presidentit Trump. Deklarata thotë se Microsoft do të garantojë se të gjitha të dhënat private të përdoruesve amerikanë të aplikacionit TikTok’s do të transferohen dhe mbahen në SHBA.

“Microsoft e kupton plotësisht rëndësinë e trajtimit të shqetësimeve të presidentit. Kompania është e angazhuar për të blerë TikTok pas një analize të plotë të sigurisë dhe të përfitimeve ekonomike, të cilat do t’i paraqiten edhe Departamentit të Thesarit”.

Kompania shtoi se nuk është e garantuar se do të arrihet marrëveshje.

Negociatat ByteDance-Microsoft do të mbikqyren nga Komisioni për Investime të Huaja në SHBA, një entitet i qeverisë federale amerikane që ka të drejtën të bllokojë çdo marrëveshje, thanë burimet e afërta me negociatat.

ByteDance, Microsoft dhe Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigjën kërkesës së agjencisë së lajmeve Reuters për komente.

Të dielën në mëngjes, Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo tha në një intervistë me kanalin Fox News se presidenti do të marrë vendime së shpejti:

“Presidenti Trump e ka thënë ‘mjaft më’ dhe se do ta ndreqim këtë problem. Në ditët e ardhshme do të njoftohen vendime lidhur me një numër shqetësimesh për sigurinë që kanë lidhje me Partinë Komuniste Kineze,” tha Sekretari Pompeo në emisionin “Sunday Morning Futures.”

Sekretari i Thesarit, Steven Mnuchin tha të dielën për kanalin ABC se Komisioni për Investime të Huaja në SHBA “e ka thënë se TikTok nuk mund të vazhdojë në formatin aktual sepse ky format shoqërohet me rrezikun që informatat e mbi 100 milionë amerikanëve të përfundojnë në Kinë“.

Gjatë fundjavës, disa senatorë republikanë thanë se mbështesnin një propozim që kompania ByteDance të shesë operacionet e aplikacionit TikTok në SHBA.

Senatori republikan John Cornyn tha në Twitter se shitja e këtyre operacioneve nga ByteDance “dhe blerja e tyre nga një kompani amerikane do të ishte në interes të të gjitha palëve”.

Senatori republikan Roger Wicker, i cili kryeson Komisionin e Senatit për Tregtinë, shtoi se “marrëveshja duhet të përfshijë masa të forta sigurie për të mbrojtur të dhënat e konsumatorëve dhe për të garantuar se nuk mund të ketë ndërhyrje nga jashtë“.

Senatori republikan Marco Rubio tha në Twitter” se “nëse mund të blihen kompania dhe të dhënat dhe të kalojnë në duart e sigurta të një kompanie amerikane, ky do të ishte një përfundim pozitiv dhe i pranueshëm”.

Të shtunën, senatori republikan Lindsey Graham tha se “përgjigja e duhur ndaj shqetësimeve të sigurisë për operacionet e TikTok-ut do të ishte “blerja e këtij aplikacioni nga një kompani amerikane si Microsoft. Fitore nga të gjitha këndvështrimet. Do të mbante gjallë konkurrencën dhe do të mbronte të dhënat e përdoruesve që të mos bien në duart e Partisë Komuniste të Kinës”.

/e.rr

Next Post
Roja hidhet nga ish-Uzina e Cërrikut, ndërron jetë në vend

Gjendet i pajetë një person në Fushë Prezë, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Lufta kundër organizatave terroriste dhe kriminale, kreu i SPAK Klodian Braho në Konferencën e DEA-s në Buenos Aires!

Lufta kundër organizatave terroriste dhe kriminale, kreu i SPAK Klodian Braho në Konferencën e DEA-s në Buenos Aires!

September 2, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve, rritet nafta

Kriza/ Shqiptarët shpenzuan 80 mln euro më shumë për të blerë naftë nga Marsi deri në Korrik!

September 2, 2026
Aksident i rëndë afër Rinasit, dy shoferë të plagosur nga përplasja e makinave! Dërgohen te Trauma, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

Aksident i rëndë afër Rinasit, dy shoferë të plagosur nga përplasja e makinave! Dërgohen te Trauma, shkak dyshohet parakalimi i gabuar

September 2, 2026
Zelensky viziton Serbinë, ukrainasit dhe rusët presin ndryshim nga Beogradi -

Zelensky paralajmëron kompanitë ajrore: Qielli rus po bëhet i rrezikshëm, shmangeni hapësirën e tyre!

September 2, 2026
Tragjedia e trefishtë në Itali, prindërit vranë vajzën 5-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe më pas veten, zbulohet letra prekëse që lanë

Tragjedia e trefishtë në Itali, prindërit vranë vajzën 5-vjeçare me aftësi të kufizuara dhe më pas veten, zbulohet letra prekëse që lanë

September 2, 2026
Raporti i bujshëm i ‘Financial Times’: Rusia po ndihmon fshehurazi Iranin që të zhvillojë raketat hipersonike lundruese!

Raporti i bujshëm i ‘Financial Times’: Rusia po ndihmon fshehurazi Iranin që të zhvillojë raketat hipersonike lundruese!

September 2, 2026
Sulmet hibride të Rusisë në Gjermani, BE mbledh urgjent ministrat e Jashtëm, Kallas: Terrorizëm i sponsorizuar nga Moska, Evropa duhet të reagojë

Sulmet hibride të Rusisë në Gjermani, BE mbledh urgjent ministrat e Jashtëm, Kallas: Terrorizëm i sponsorizuar nga Moska, Evropa duhet të reagojë

September 2, 2026
Pak ditë pas vdekjes së legjendës së muzikës amerikane Dolly Parton, vandalizohet ylli i këngëtares në “Walk of Fame”!

Pak ditë pas vdekjes së legjendës së muzikës amerikane Dolly Parton, vandalizohet ylli i këngëtares në “Walk of Fame”!

September 2, 2026
“SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”- Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine

“SPAK në qendër të luftës globale kundër krimit të organizuar”- Ambasada Amerikane: Forcohet bashkëpunimi me SHBA, Europën dhe Amerikën Latine

September 2, 2026
Ashpërsohet gara në Michigan, zv/presidenti Vance përplaset me kandidatin demokrat: Mbaje emrin e gruas sime larg gojës!

Ashpërsohet gara në Michigan, zv/presidenti Vance përplaset me kandidatin demokrat: Mbaje emrin e gruas sime larg gojës!

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com