Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka folur me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe e ka udhëzuar atë të ndalojë sulmet ndaj impianteve të naftës dhe gazit në Iran.
“I thashë të mos e bënte dhe ai nuk do ta bëjë përsëri”, tha Trump.
Më tej Trump deklaroi se Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli janë “të pavarura”, por “shkojnë shumë mirë”.
“Gjithçka është e koordinuar. Por herë pas here ai bën diçka që nuk më pëlqen,” tha presidenti amerikan











