• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trump-i në Shqipëri është i adhuruar, për atë që udhëheqësit tanë ëndërrojnë të jenë

by Mero Baze
10/04/2025 19:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mero Baze

Shqipëria çel nesër fushatën elektorale, me më pak surpriza në historinë e saj të pluralizmit, por me më shumë deformime propagandistike se kurrë më parë. Për shkak të nevojës për oksigjen të opozitës së Sali Berishës, për shkak të të qenit “non grata” në SHBA, e gjithë fushata e tyre ka si strategji shpresën se Trump-i do t’i heqë “non gratën” Berishës dhe ata do bëhen njësoj me Edi Ramën pas kësaj.

Por në fakt “non grata” nuk është diferenca reale që opozita ka me Ramën. Diferenca është tek votat, dhe ajo është një diferencë historike që nuk kompensohet dot.

E vetmja gjë që po bëjnë, është që në vend që të flasin për hallet e shqiptarëve, po flasin për hallet e Trump-it.

Edi Rama, nga ana e vet, i pamëshirshëm siç është në fushatë, ua ngre akoma më shumë nervat, duke mbështetur publikisht politikat e Trump-it ndaj Evropës — çka, nëse merret seriozisht, hedh në erë rrugëtimin evropian të Shqipërisë.

Derisa ekzistonte transatlantizmi, ndarja mes Evropës dhe SHBA nga një politikan evropian quhej tradhti. Loja “jam me Evropën, por jo me SHBA” apo “jam me SHBA, por jo me Evropën” quhej hipokrizi. Klasifikohej direkt si antiperëndimore.

Por transatlantizmi vdiq me ardhjen e Trump-it në pushtet. Ai e bëri fakt të kryer me fjalimin e zëvendëspresidentit Vance në Mynih dhe po e thellon çdo ditë. Evropa ka nisur të mendojë me zë të ulët që të mos dëgjohet në Uashington, dhe po ndërton planet e saj ushtarake, financiare dhe politike, përfshirë dhe zgjerimin e saj në Ballkan.

Tani kjo betejë në Tiranë për Trump-in, është më shumë një betejë që ilustron veset e lidershipit shqiptar, sesa një betejë për Amerikën apo Evropën.

Identifikimi me Trump-in është një mrekulli për udhëheqjen politike në Shqipëri. Në aspektin e raportit me ligjin, ata ëndërrojnë pikërisht fatin e Trump-it — një udhëheqës që i ngrihen akuza dhe i shmang me pushtet politik — ndërkohë që në Shqipëri mund të ikësh nga politika edhe nëse ke marrë një gjobë patente në Itali para 30 vitesh.

Në aspektin e korrupsionit është po ashtu një lehtësi e madhe, pasi të fitosh para si Trump-i nuk quhet më as konflikt interesi, as korrupsion.

Nga pikëpamja politike, akoma më mirë: të marrësh peng një parti politike si pasanik dhe ta vësh në rresht duke ndryshuar historinë e vendit tënd është një ëndërr. Mos të flasim pastaj për ngacmimet seksuale.

Në këtë aspekt, Trump-i në Shqipëri është i adhuruar, jo për atë që po i bën SHBA-së, por për atë që udhëheqësit tanë ëndërrojnë të jenë.

Ndaj fillimi i kësaj fushate me mercenarë të paguar që identifikohen me Trump-in, apo me lavdërime publike për Trump-in, nuk rrezatojnë pakënaqësinë masive të SHBA ndaj tre muajve të Trump-it dhe as atë që po i bën Evropës, por tregojnë qartë atë që duan të bëjnë vetë këta në Shqipëri.

Ndaj injorojeni këtë dimension të fushatës. Trump-it do t’i duhen disa muaj të kuptojë se ku bie Shqipëria dhe çfarë ndodh këtu — ndoshta disa vite për të menduar 5 sekonda nëse duhet të marrë ndonjëherë ndonjë vendim për këtë vend. Ai e ka mendjen te shifrat dhe tregu, dhe ne jemi askushi në këtë drejtim. Ky është dhe fati ynë në këtë rast.

I vetmi prioritet i Shqipërisë duhet të jetë anëtarësimi në Bashkimin Evropian, pasi ai është një proces real, i vizatuar qartë, me rregulla, me detyrime dhe me përfitime. Evropa nuk e ka humbur ende rrugën në oborr.

Bota nuk është në makth nga ato që bën Trump-i, por nga padija nëse SHBA do marrë një kthesë që do të vazhdojë, apo do të rikthehet prapë te transatlantizmi pas Trump-it.

Derisa kjo gjë të sqarohet, le të qëndrojmë me kokën nga Perëndimi dhe të bëjmë detyrat që na takojnë për t’u bërë një vend evropian — sepse ky është fati i katër milion shqiptarëve.

“Trumpizmi” është fati i katër vetëve.

Next Post
“Jemi kryelartë që drejtësia po bën punën e vet”, Rama nuk kursen batutat: E keni parë Lulin? Vetëm tek pullë si shofer policie thotë “Ku i ke shokët”

"Jemi kryelartë që drejtësia po bën punën e vet", Rama nuk kursen batutat: E keni parë Lulin? Vetëm tek pullë si shofer policie thotë "Ku i ke shokët"

Comments 1

  1. L.Xh says:
    1 year ago

    Gjithëçka që po bën Berisha, është që ta degjojnë SPAK dhe spakistet nën hyqëm të tijë, dhe 12 sejmenët partiakë që i shkojnë nga pas për tu hequr frikën që i ka mbërthyer, se sa për të mbledhur vota, mbasi e di mirë që në këto zgjedhje, partiçka e tijë do të dermohet e thermohet duke u bërë një partizë që edhe zyrat tek SHQUPI që ka në përdorim, do të detyrohet ti lëshojë, sepse votat nuk do të justifikojnë qendrimin e mëtejshëm në atë vënd, që ti rikthehet përseri Ministrisë së Mbrojties.
    Sa për të tjerat, lugati Sali njihet brenda e jashtë vendit, si kriminel e hajdut i kooruptuar, e që SPAK me spakistet, si drejtori politike e PD, rrinë e vështrojnë, në pritje të rezultatit të zgjedhjeve, për të filluar fushaten e medemek arrestimeve, duke u a vënë në dukje se 21 janari e Gëedeci, bëjnë gjumë alla Duman. Pikë.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO / “Do të ketë të shtëna sonte në sallë”, ‘parashikimi’ shokues i Zëdhënëses së Trump, pak para sulmit në Shtëpinë e Bardhë

VIDEO / “Do të ketë të shtëna sonte në sallë”, ‘parashikimi’ shokues i Zëdhënëses së Trump, pak para sulmit në Shtëpinë e Bardhë

April 26, 2026
Lufta në Iran hyn në javën e pestë, nafta i kalon 115 dollarë për fuçi. Trump: Po shqyrtojmë pushtimin e ishullit Kharg

Presioni ekonomik frenon Trump ndaj Iranit

April 26, 2026
Deklarata e Ramës për çështjen e detit, media greke: Burimet diplomatike raportojnë për probleme teknike

Vizitat në Abu Dabi dhe Athinë, Rama: Na lidh miqësia dhe partneriteti strategjik. Me Mitsotakis folëm për…

April 26, 2026
Trump kërcënon NATO-n dhe Europën: Nëse nuk na ndihmoni për Hormuzin, do të marr Groenlandën

Corriere della Sera: NATO po nxiton për të shpëtuar samitin nga kërcënimet e Trump

April 26, 2026
Aksident mes dy makinave në autostradën Lushnje-Fier, njëra përfundon në barrierat ndarëse (FOTO)

Babai doktor në burg, vajza studente e Mjekësisë, kush janë dy viktimat e aksidentit në Lezhë

April 26, 2026
Punonte si mësues me kohë të pjesshme, kush është autori i sulmit në Shtëpinë e Bardhë

Punonte si mësues me kohë të pjesshme, kush është autori i sulmit në Shtëpinë e Bardhë

April 26, 2026
Nga Butler te Charlie Kirk, aktet e dhunës në Amerikë vazhdojnë të pandërprera

Nga Butler te Charlie Kirk, aktet e dhunës në Amerikë vazhdojnë të pandërprera

April 26, 2026
Vdiqën gjatë operacionit anti-drogë, Meksika: Dy agjentët e CIA-s nuk ishin të autorizuar

Vdiqën gjatë operacionit anti-drogë, Meksika: Dy agjentët e CIA-s nuk ishin të autorizuar

April 26, 2026
“Dhuna nuk është rruga e duhur…”, liderët botërorë reagojnë ndaj të shtënave në eventin e Trump

“Dhuna nuk është rruga e duhur…”, liderët botërorë reagojnë ndaj të shtënave në eventin e Trump

April 26, 2026
Digjet makina e gazetarit Sami Curri në mesnatë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

Digjet makina e gazetarit Sami Curri në mesnatë, dyshohet zjarrvënie e qëllimshme

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In