• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump i ‘fal’ Erdoganit Sirinë: Është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë aty

by Java News
24/12/2018 10:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Vetëm disa orë pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu  quajti presidentin  Erdogan një “diktator antisemist”, presidenti amerikan Trump thotë se udhëheqësi turk është njeriu i duhur për punën në Siri.

Turqia do të mbushë boshllëkun e mbetur në Siri nga largimi i afërt i Amerikës, njoftoi të hënën në mëngjes Presidenti Donald Trump, duke lavdëruar presidentin turk Rexhep Tajip Erdogan pas një diskutimi që pati me të mbi luftën e ardhshme kundër ISIS në vendin e shkatërruar nga lufta.

Të dielën mbrëma, një zyrtar i mbrojtjes i SHBA i tha CNN se presidenti kishte nënshkruar një urdhër për të filluar tërheqjen e forcave amerikane të vendosur në Siri.

SHBA aktualisht ka rreth 2.000 ushtarë në Siri, kryesisht në verilindje, si pjesë e fushatës së vazhdueshme kundër organizatës terroriste ISIS.

Presidenti Trump iu përgjigj kritikave të masës, duke thënë se administrata e tij kishte bërë “më shumë dëme ndaj ISIS se të gjithë presidentët e kohëve të fundit”.

“Në Siri fillimisht do të ishim vetëm për tre muaj,” shkroi Trump.

“Dhe kjo ishte shtatë vjet më parë – nuk kemi ikur kurrë.”

“Kur u bëra President, ISIS ishte duke u bërë i egër, tani ISIS është mposhtur gjerësisht dhe vendet e tjera duke përfshirë Turqinë, do të jenë në gjendje të kujdesen lehtë për çdo gjë që mbetet” shtoi ai.

Vendimi i diskutueshëm u pasua nga dorëheqja e Mattis dhe Brett McGurk, i dërguari i posaçëm i Trump për koalicionin global kundër ISIS.

Më vonë u raportua se Presidenti Trump foli me Erdogan dhe se i tha presidentit turk se situata në Siri “është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë aty”.

Ndërkohë Erdogan thuhet se premtoi të përfundojë ISIS.

Presidenti Trump më vonë konfirmoi bisedën me Erdoganin, duke thënë se ai kishte një ” bisedë të gjatë dhe produktive” me Erdoganin.

“Unë sapo kisha një telefonatë të gjatë dhe produktive me presidentin Erdogan të Turqisë. Ne diskutuam për ISIS, përfshirjen tonë të ndërsjellë në Siri, dhe tërheqjen e ngadalshme dhe shumë të koordinuar të trupave të SHBA nga zona. Pas shumë vitesh ata po vijnë në shtëpi. Ne gjithashtu diskutuam për zgjerimin e tregtisë, “tha Trump.

Të hënën, presidenti  e vlerësoi kreun e shtetit turk si “një njeri që mund” të mposhtë ISIS.

“Presidenti Erdogan i Turqisë më ka informuar se do të zhdukë çdo gjë që ka mbetur nga ISIS në Siri …dhe ai është një njeri që mund ta bëjë këtë, plus Turqia është në të drejtën e saj si vend fqinj. Trupat tona po vijnë në shtëpi!”

a.çupaj

Next Post
Një humbje tjetër e Milan do të rezultonte fatale për Gattuson

Një humbje tjetër e Milan do të rezultonte fatale për Gattuson

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

“Hakmarrje”/ 13-vjeçari qëllon me thikë mësuesen në Itali

March 25, 2026
Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

Çfarë do ndodhë mes SHBA-ve dhe Iranit? Kreu i AIEA: Mund të kemi bisedime në Islamabad

March 25, 2026
Rikthehen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, regjimi në fuqi deri më 30 prill

Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohen në Morinë tre persona

March 25, 2026
Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

Rregulla të reja për Lotarinë Amerikane, pasaporta bëhet e detyrueshme për aplikim

March 25, 2026
VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

VIDEO / “Nuk ka shanse”! Shtyhet seanca e Braçes për shpifje, i padituri nuk paraqitet në GJKKO

March 25, 2026
Masa për Berishën, vjen reagimi i parë nga Qeveria: Nuk komentojmë punën e drejtësisë!

Ligji për referendumet, Rama takim me Ballën në Kryeministri. Të pranishëm edhe…

March 25, 2026
IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

IKMT ndërhyn në Golem dhe Qerret: Nga 55 subjekte, vetëm dy sipas ligjit

March 25, 2026
Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In