• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, July 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump habit: Të armatosen mësuesit!

by Java News
22/02/2018 11:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump pas sulmit të armatosur ku u vranë 17 nxënës në një shkollë të mesme në Parkland të Floridas tha se armatosja e mësuesve mund të ishte më efektive kundër sulmeve të tilla, transmeton Anadolu Agency (AA).

Trump këtë deklaratë e dha pas takimit në Shtëpinë e Bardhë me familjarët dhe nxënësit që shpëtuan nga sulmi në shkollën e mesme në Florida. “Sikur të kishit patur një mësues që do të kishte njohuri rreth përdorimit të armës mund ta ndalonte më ndryshe sulmin”, tha Trump i cili ka folur pasi ka dëgjuar përjetimet e disa nxënësve dhe bisedat e familjarëve.

Pasi rikujtoi se në shkollë disa nga mësuesit kanë qenë në situatën që të ikin për të shpëtuar, Trump ka thënë se sikur në shkollë të kishte disa punonjës të pajisur me leje për mbajtjen e armës mund të bëheshin përpjekje për të ndalur sulmuesin.

Ai tha se policia ka mbërritur 8 minuta pasi ka filluar sulmi në shkollë. Trump ka shtuar se do të vlerësojnë çështjen që nëpër shkolla t’u jepet autorizmim për mbajtje të armës 20 për qind të punonjësve. Për zbatueshmërinë të cilën e ka cilësuar “bartje e fshehur”, presidenti Trump tha se kjo do të jetë e vlefshme për persona që kanë shumë njohuri mbi armët.

“Mësuesit do të bartin armë në mënyrë të fshehtë. Do të marrin trajnime speciale dhe në këtë mënyrë për maniakët nuk do të mbetet më hapësirë për armë”, theksoi Trump. Në qytetin Broward të Floridas 19 vjeçari Nikolaus Cruz kreu një sulm të armatosur në shkollën e mesme Stoneman Douglas ku si pasojë vrau 17 nxënës.

Sipas mediave amerikane Cruz ishte anëtar i një grupi racistësh të bardhë me emrin “Republika e Floridas” dhe se ai kishte “urrejtje” për muslimanët dhe afroamerikanët. Gjithashtu është zbuluar se Cruz në publikimet në median sociale ka shprehur dëshirën “për t’u bërë një sulmues profesional ndaj një shkolle” me ç’rast ka publikuar dy herë mesazhe se “do të kryente sulm”.

ma.me

 

Next Post
Manastirliu zbulon shifrat, ja të dhënat për sëmundshmërinë e popullatës

Manastirliu zbulon shifrat, ja të dhënat për sëmundshmërinë e popullatës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

Peshtan/ Zjarri përfshin zonën me bimësi, zjarrfikësit shuajnë vatrën

July 26, 2026
“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

“Hileja” me zbardhjen e vendimeve, si po tentojnë të dënuarit të përfitojnë nga amnistia

July 26, 2026
Shuhen 20 vatra zjarri në vend, Ministria e Mbrojtjes: Vetëm 2 aktive

Flakët përpinë mijëra hektarë, zbulohet kostoja e rëndë që lanë pas zjarret në Shqipëri! Zbardhet raporti i AKM për 2025

July 26, 2026
Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

Negociatat përfunduan tragjikisht, dalin pamjet kur RENEA rrethoi automjetin e Refit Buzit (VIDEO)

July 26, 2026
Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

Pamjet me dron! Ja pjesëmarrja në protestë

July 26, 2026
Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

Sulm në Gazë, Izraeli njofton eliminimin e komandantit të Hamasit

July 26, 2026
I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

I dyshuari për sulmin në Pride të Berlinit vritet nga policia gjatë operacionit

July 26, 2026

“Qytetarët nuk gjejnë përfaqësim”, Rada: Në protestë, elektorati gri

July 26, 2026
“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

“I hipin një kali që nuk e shalojnë vetë”, gazetari: Protesta ka elementë politikë që nuk përfaqësojnë njerëzit

July 26, 2026
SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

SHBA ndal sulmet ndaj Iranit, Waltz: Trump po i jep hapësirë diplomacisë

July 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In