• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump fitoi, çfarë do të ndodhë tani?

by Java News
09/11/2016 10:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rënie e Bursave dhe dollarit, panik mes aleatëve të SHBA: ata aziatikë dhe ata europianë të NATO-s. Një Trump i paduruar që bëhet shumë shpejt i zemëruar (ose i depresionuar) kur zbulon që, me një Kongres kundër tij (shumë republikanë që e kundërshtojnë njësoj si demokratët), nuk mund të bëjë pothuaj asgjë. Dhe nëse do të arrijë të vërë në zbatim një prej pak pikave të programit që i ndan me partinë e tij, zhbërjen e reformës shëndetësore të Barak Obamës, më shumë se 10 milionë amerikanë do të humbasin asistencën mjekësore.

Parashikimet e shumicës së qendrave kërkimore mbi atë që do të ndodhë në rast fitoreje të Donald Trumpit anojnë pothuaj gjithmonë nga më e keqja, me një farë tendence drejt katastrofikes.

E vërteta është që mund të bëhen vetëm parashikime të përgjithshme, sepse askush nuk e di se çfarë ka në të vërtetë në mendje “The Donald”, një personazh i cili gjatë të gjithë fushatës elektorale ka treguar se e konsideron dukjen dhe aftësinë për të influencuar median dhe opinionin publik, më të rëndësishme se sa realiteti i fakteve. Për pesimistët do të vazhdojë në këtë regjistër edhe si president, sepse kjo është natyra e tij: i rrëmbyer, i paaftë të përqëndrohet në një dosje, të thellohet në një argument, të kërkojë zgjidhje për një problem kompleks.

Por ka edhe nga ata që mendojnë se “The Donald” është një sipërmarrës i shpenguar, por jo budalla: nuk është frenuar në përdorimin e një retorike populiste gjatë fushatës, por si president do të shmangë gabime që do të kishin qenë katastrofikë ekonomikisht, si përshembull dëbimi i miliona imigrantëve të paligjshëm, që punojnë në SHBA, apo fillimin e luftërave tregtare mbi të gjitha me Kinën, gjë që do të bënte të binin shkëmbimet tregtare.

Në çdo rast, rrugëtimi i tij do të ketë të bëjë edhe me ndikimin e faktorëve të jashtëm, të cilët do t’i ndeshte edhe Hillary – Kongresi i pakontrollueshëm dhe ridimensionimi i rolit të SHBA në botë – dhe për mungesën e përvojës së tij politike dhe në qeverisje. Trumpi është mësuar që të konsiderojë të gjithë aspektet e jetës (duke përfshirë martesat) si transaksione, marrëdhënie biznesi. Por kriza si ajo siriane, në të cilën kryqëzohen interesa të fuqive rajonale, fraksioneve lokale, grupeve terroriste, entiteteve fetare, nuk zgjidhen duke firmosur (apo mohuar) një çek. Corriere della Sera/shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Udhëzimi/ Do të verifikohen të gjithë sahatët e energjisë, tarifa që do të paguhet

Udhëzimi/ Do të verifikohen të gjithë sahatët e energjisë, tarifa që do të paguhet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com