• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, June 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump fillon vizitën në Paris me sulm ndaj Presidentit Macron

by Java News
10/11/2018 13:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ende pa mbërritur mirë në Paris, presidenti amerikan Trump ka sulmuar nikoqirin Macron. Presidenti amerikan kundërshton idenë e Macronit për ushtri evropiane. Vetëm pak kohë pas aterimit të avionit Air Force One në Paris, presidenti amerikan Donald Trump ka kritkuar nikoqirët francezë. Presidenti i Francës Emmanuel Macron ka kërkuar krijimin e forcave ushtarake evropiane, të cilat mund të përdoren për mbrojtje edhe nga vendet si SHBA, Rusia apo Kina. “Shumë e sëmurë”, shkruan Trumpi në Twitter. Edhe njëherë tjetër ai përsëriti kërkesën e tij që evropianët t’i plotësojnë obligimet e tyre ndaj NATO-s. Aleanca ushtarake mbështetet në masën më të madhe nga SHBA, shkruan Trump.

“Shumë fyese, por Evropa ndoshta do të paguaj pjesën që i takon në NATO, të cilën SHBA është duke subvencionuar në masë të madhe”, thotë presidenti, i cili me bashkëshorten etij Melania ka mbërritur në Paris. Trumpi ka shkuar atje me rastin e 100 – vjetorit të përfundimit të Luftës së Parë Botërore, në ceremonitë festive të cilat do të mbahen në Francë.

Paralajmërimi ndaj fuqive autoritare

Të martën presidenti i Francës Macron ka deklaruar në një intervistë në radio se Evropa nuk mund të mbrohet “pa një ushtri të vërtetë”. “Rusia është në kufirin tonë dhe mund të paraqesë një rrezik”, ndërsa evropianët “nuk mund të mbështeten vetëm tek SHBA”. Presidenti e ka mbështetur kërkesën e tij me paralajmërimin se “fuqitë autoritare, në kufijtë e Evropës, sërish kanë filluar garën e armatimit”. Evropa duhet të jetë e aftë të mbrohet tha ai duke menduar “tek Kina, Rusia e madje edhe vet SHBA”. Paralajmërimi i presidentit Trump për dalje nga Marrëveshja INF me Rusinë, paraqet një rrezik për Evropën. “Kush është viktima kryesore këtu?”, pyet Macroni dhe përgjigjet: “Evropa dhe siguria e saj”.

Qeveria gjermane dhe Komisioni i BE janë shprehur të përmbajtura ndaj këtyre qëndrimeve të presidentit francez. Ministrja e Mbrojtjes Ursula von der Leyen deklaroi: “Ushtria evropiane duhet të debatohet në kuadër të Bashkimit Evropian dhe jo jashtë tij. Për këtë shkak para një viti kemi krijuar Unionin e Mbrojtjes Evropiane.” Macroni mendon se Britania e Madhe duhet të jetë partnere në iniciativat evropiane edhe pas Brexitit, ndërsa Berlini është më skeptik.

Një zëdhënëse e Komisionit të BE thotë se themelimi i ushtrisë evropiane mund të jetë vetëm hapi i fundit. Ajo mund të jetë në fund të një procesi të krijimit të identitetit të mbrojtjes në BE. Presidenti i Komisionit Jean-Claude Juncker ka kërkuar në vitin 2016 krijimin e një ushtrie të këtillë.

“Trupat e përbashkëta”

Edhe vitin e kaluar Macroni ka kërkuar që Evropa deri në vitin 2020 të ketë “trupat e përbashkëta për ndërhyrje” në rastet e krizave. Ky plan është zbehur pas rezervave të qeverisë gjermane. Në fillim është menduar për krijimin e trupave të nëntë vendeve, ndër të cilat janë edhe Gjermania, Britania e Madhe, Spanja dhe Italia. Kjo trupë do të ndërlidhej përmes një rrjeti më të mirë të koancës së shtabeve të përgjithshme.

Kërkesa për një “ushtria evropiane” është një dëshirë e kahershme franceze, e cila daton që nga vitet 1950. Plani i kryeministrit të atëhershëm francez René Pleven, nga viti 1954, është hedhur poshtë. Pas rënies së Murit të Berlinit ka pasur edhe një përpjekje tjetër për bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, ndër tjerash me krijimin e Eurokorp, në vitin 1993. Iniciativë të ngjashme ka pasur edhe në vitin 2007.

Në fjalimin e tij në Universitetin Sorbonne, presidenti Macron e ka mbrojtur në shtator të vitit 2017 idenë për një doktrinë të përbashkët të mbrojtjes. Komisioni i BE duhet të ketë sipas kësaj ideje një fond për mbrojtje, në vlerë prej 13 miliardë euro, i cili do të përdorej për hulumtime dhe teknologji të reja.(DW)

Next Post
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja vendimet në ndihmë të shtresave në nevojë

Nga bonusi i qirasë, te kompensimi ushqimor, ja pr/vendimet që pritet të miratohen nga Bashkia e Tiranës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

“Omega” përvëlon Europën, 94 milionë njerëz përballen me temperaturat ekstreme

June 27, 2026
Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

Zjarri në kodrat e Vlorës, flakët afrohen pranë banesave, detajet e para

June 27, 2026
Bllokimi i rrugëve, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe dy celularë

Bllokimi i rrugëve, policia procedon 15 protestues, sekuestrohen një automjet dhe dy celularë

June 27, 2026
Berisha: Edhe Rama u takua me Ahmadinejad disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

Berisha: Edhe Rama u takua me Ahmadinejad disa herë në Iran! Të japë dorëheqjen sepse durimi po soset

June 27, 2026
Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin

Temperaturat e larta sjellin fluks pushuesish, trafik në aksin Lezhë–Milot dhe Shëngjin

June 27, 2026
Uji i pishinave rrit shanset për infeksione të ndryshme, ja si të mbroheni

Kontrolle nëpër pishina, ISHSH: Në gatishmëri për çdo ankesë nga qytetarët apo referimi nga mjekët

June 27, 2026
Integrimi në BE, Hoxha në Pragë: Qytetarët dhe bizneset drejt përfitimeve të prekshme në rrugën e anëtarësimit

Hoxha në forumin e Dubrovnikut: Anëtarësimi në BE, i vetmi drejtim për të ardhmen e Shqipërisë

June 27, 2026
Berisha reagon pas deklaratave të Ramës për integrimin: Fshehu raportin që ‘nxin’ Shqipërinë

Thirrjet “Berisha në burg” në protesta, kreu i PD: Slogane mjerane të kundërshtarëve të opozitës. Mos u impresiononi!

June 27, 2026
E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

E rëndë në Itali, shoku i futet në shtëpi dhe vret me thikë prindërit dhe motrën e mitur të 20-vjeçarit

June 27, 2026
Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

Helmimi i kadetëve, Krimi Ekonomik zbarkon në AKU, sekuestrohet dosja e “Sori-Al”

June 27, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In