• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

“Trump”-ët e vegjël të Evropës, në telashe nga humbja Donald-it në SHBA

by Java News
19/11/2020 14:07
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Slawomir Sierakowski

Zgjedhja e Joe Biden si president i Shteteve të Bashkuara, ka dobësuar seriozisht qeveritë autoritare dhe populiste në mbarë botën. Për fuqitë e pavarura globale si Rusia, Brazili dhe Turqia, largimi i Donald Trumpit nga Shtëpia e Bardhë nuk ka pse të përbëjë një tragjedi të madhe.

Por për qeveritë aktuale në Poloni, Hungari dhe Serbi- dhe mbase edhe në Britaninë  e Madhe –kjo ngjarje është një katastrofë e vërtetë. Ndaj nuk është për t’u habitur, pse secili prej këtyre lojtarëve më të vegjël, e ka përshëndetur me frikë dhe neveri zgjedhjen e Biden si president i SHBA-së.

E thënë më troç, presidenti serb Aleksandar Vucic është ankuar që tani se “Unë nuk pata ndonjë takim mbresëlënës me Biden, kur ai erdhi në Serbi si zëvendëspresident i Barack Obama. Dhe nuk mund të kem as tani marrëdhënie të mira më të. Unë thjeshte e përgëzova dhe kaq”.

Është më se e qartë që për Vucic Rusia dhe jo Amerika, do të mbetet “Ylli Polar”. Nga ana e tij, kryeministri hungarez Viktor Orban, ka kohë që e ka bërë të qartë se “Plani A”i tij ishte bazuar në një fitore tëTrump, duke reflektuar sesa të afërt ishin bërë 2 udhëheqësit.

Ashtu si Vucic, edhe qeveria hungareze është e pakënaqur nga gjërat që ka thënë mbi Biden në epokën e Obamës, kur sipas Ministrit të Jashtëm hungarez Péter Szijjártó, Hungaria ishte subjekt i “akuzave dhe sulmeve të vazhdueshme”. Sigurisht, para se Trump të ngjitej në pushtet, Orban ishte praktikisht njëperson ‘non grata’ në Uashington.

Presidenti i fundit amerikan që vizitoi Hungarinë, ishte George W.Bush në vitin 2006, kur Orban nuk ishte ende në pushtet. Kur Orbán u ngjit në krye në vitin 2010, administrata Obama e kritikoi atë vazhdimisht për tendencat e tij autoritare, goditjen e mediave publike dhe private si dhe për kleptokraci.

Në kundërpërgjigje, Hungaria vendosi sanksione kundër disa zyrtarëve amerikanë të nivelit të lartë. Dhe pas mbërritjes së Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, e mbylli universitetin amerikan në vend, pasi ishte pronë e George Soros.Por Orbán ka kohë që është përpjekur të manovrojë në skenën gjeopolitike.

Kur mbante marrëdhënie të ngushta me Rusinë dhe madje edhe Kinën, ai gëzonte mbrojtjen e politikanëve gjermanë – veçanërisht atyre bavarezë – të cilët nuk e fshehin simpatinë e tyre për të. Kësisoj Orban ia ka hedhur paq dhe pas sulmeve të përsëritura ndaj parimeve themelore evropiane, siç është sundimi i ligjit, dhe madje e ka shfaqur hapur antisemitizmin e tij.

Deri më sot partia e tij, Fidesz, mbetet pjesë e Partinë Popullore Evropiane, grupimi i konservatorëve në Parlamentin Evropian. Ndërkohë, qeveria e Polonisë duhet qëtë shqetësohet më shumë për zhvillimin e fundit në Uashington.

Kur partia në pushtet Ligj dhe Drejtësi (PiS) erdhi në pushtet në vitin 2015, ajo zgjodhi në fillim Britaninë si aleaten e saj kryesore brenda BE-së. Por që nga zgjedhjet e vitit 2016

në SHBA, (të cilat pasuan referendumin pro Brexit në Mbretërinë e Bashkuar), PiS u mbështetur në marrëdhënien e saj komode me Trumpin, një udhëheqës amerikan që ishte shumë pak i interesuar për parimet demokratike ose sundimin e ligjit.

Tani që Trump po ikën nga pushteti dhe Johnson (i quajtur nga presidenti amerikan në ikje si “Trumpi i Britanisë), po nxiton të fitojë simpatinë e Biden, qeveria polake nuk ka më miq të fuqishëm në skenën ndërkombëtare. Dhe kjo sepse Varshava është një armike e palëkundur e Moskës.

Ky zhvillim, përfaqëson një shkelje tjetër të strategjisë diplomatike post-komuniste të Polonisë, dy parime të së cilës ishin shmangia e varësisë nga çdo vend, dhe shmangie e izolimit me çdo kusht. Sigurisht, PiS nuk mund të thotë se nuk i dinte rreziqet e humbjes së aleatit të saj të fundit.

Vetëm muajin e kaluar, Biden e bëri të qartë mendimin e tij përbuzës ndaj qeverisë së PiS, kur e përfshiu Poloninë, bashkë me Hungarinë dhe Bjellorusinë,si një shembull të “ngritjes së regjimeve totalitare në botë”. Ndërsa presidenti polak Andrzej Duda nxitoi të përgëzonte Trumpin për fitoren e tij vitin në 2016, këtë herë ai e përgëzoi Biden thjesht “për një fushatë të suksesshme presidenciale”.

Për Trump, Polonia ishte provë se politika e jashtme mund të ishte transaksionare. Qeveria e PiS nënshkroi kontrata të shumta me SHBA-nëpër blerje armësh, në këmbim të gjesteve simbolike, të tilla si ftesa e Trump për presidentin Duda për të vizituar Shtëpinë e Bardhë

gjatë fushatës së tij presidenciale në qershor.

Më 9 nëntor, Duda nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi në fushën e mbrojtjes Poloni-SHBA, që është plot me ngjyrime Trumpiane. Një marrëveshje e ngjashme, e përfunduar nga një qeveri e mëparshme polake,bënte përgjegjëse SHBA për kostot e ndërtimit, dhe i jepte policisë juridiksion juridik mbi personelin amerikan dhe bazat në territorin e saj.

Sipas marrëveshjes së re, Polonia do të marrë financime nga SHBA,ndërsa kjo e fundit do të ruajë juridiksionin mbi bazat e saj. Marrëdhëniet e shkëlqyera me Trumpin, supozohej ta lejonin Poloninë të hidhte poshtë kritikat e Bashkimit Evropian, dhe të mbante lidhje të mira me Gjermaninë, ndërsa qeveria PiS e nënshtroi gjyqësorin në vend. Tani humbja elektorale e Trump, i shtohet setit të dytë të lajmeve shumë të këqija. / Project Syndnicate – Bota.al

Next Post
GRAFIKËT / Manastirliu u përgjigjet akuzave: Numri i lartë i testimeve nuk ka shpëtuar asnjë vend nga vala e dytë

Bilanci i pandemisë, Manastirliu: 52% e të infektuarve janë femra, 20% e shtretërve në spitale janë të lirë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rihapet gjyqi për vdekjen e Maradonës, ekipi mjekësor rrezikon 8 deri në 25 vite burg

Rihapet gjyqi për vdekjen e Maradonës, ekipi mjekësor rrezikon 8 deri në 25 vite burg

April 14, 2026
Tre javë pa Bordin e Transparencës, kompanitë e mëdha nuk ulin çmimet e karburanteve

Rriten çmimet e karburanteve në vend, nafta shitet me 215 lekë/litër, rritet me 3 lekë edhe benzina

April 14, 2026
Tiranë, në pranga gruaja që vodhi 40 mijë paund në një market. I arrestuar edhe një 28-vjeçar

Tiranë, në pranga gruaja që vodhi 40 mijë paund në një market. I arrestuar edhe një 28-vjeçar

April 14, 2026
Kina paralajmëron masa kundër SHBA-së për shkak të kërcënimit me rritje tarifash

Kina paralajmëron masa kundër SHBA-së për shkak të kërcënimit me rritje tarifash

April 14, 2026
Nga importohet nafta në Shqipëri dhe çfarë ndodh nëse bllokohet Kanali i Suezit

Shpresë për dialog, bie çmimi i naftës

April 14, 2026
Berisha i përdori videon, reagon baristi i famshëm: Morët në dorë një lëvizje dhe e shkatërruat! Rama po vijon atë që nise ti

Berisha i përdori videon, reagon baristi i famshëm: Morët në dorë një lëvizje dhe e shkatërruat! Rama po vijon atë që nise ti

April 14, 2026
Italia heziton për Këshillin e Paqes në Gaza, Meloni: Nuk mund ta nënshkruajmë menjëherë pjesëmarrjen tonë

Meloni bllokon marrëveshjen me Izraelin, i thotë “jo” edhe gazit rus

April 14, 2026
Epoka e artë e Trump/ Çupi: Ardhja e tij ishte domosdoshmëri, bota ndryshoi që kur fitoi zgjedhjet

Ku shkojshin këta që u lëshuan para zonjës Koçeku!?

April 14, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 15 Prill 2026

April 14, 2026
Samiti, Ibrahimaj: Diaspora, partner kyç për zhvillimin ekonomik dhe inovacionin në vend

Samiti, Ibrahimaj: Diaspora, partner kyç për zhvillimin ekonomik dhe inovacionin në vend

April 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In