• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump emëroi këshilltar dhëndrin e tij, reagime të ashpra nga demokratët

by A R
10/01/2017 19:38
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i zgjedhur Donald Trump emëroi dhëndrin e tij, Jared Kushner, si këshilltarin e tij. Kjo i shtyu ligjvënësit demokratë që t’i kërkonin Departamentit të Drejtësisë dhe Zyrës së Etikës, që ta shqyrtonin këtë rast, në se ka shkelje të ligjeve kundër nepotizmit dhe për konflikt interesi.

Një avokat i zotit Kushner tha se ai ka në plan të heqë dorë nga të gjitha pronat jashtë vendit, sikurse edhe nga interesat e tij në një firmë investimesh dhe në një ndërtesë zyrash në Nju Jork. Zoti Kushner po ashtu ka thënë do të japë dorëheqjen si drejtori ekzekutiv i kompanive Kushner dhe si botues i gazetës the New York Observer para se të fillojë punën në Shtëpinë e Bardhë.

Gjashtë anëtarë të Kongresit i shkruan një letër Prokurores së Përgjithshme Loretta Lynch dhe Zyrës së Etikës në qeverinë e Shteteve të Bashkuara, ku i referoheshin një ligji të vitit 1967, sipas të cilit, një zyrtari publik nuk i lejohet të emërojë anëtarë të familjes në të njëjtën agjenci ku ai shërben.

Avokati i zotit Kushner, Jamie Gorelick, tha se ky rregull nuk prek presidentin, pasi Shtëpia e Bardhë nuk është agjenci shtetërore, raporton VOA. Në letrën e tyre ligjvënësit po ashtu thonë deklarata e avokatit Gorelick se Kushner do të tërhiqej nga çështjet që lidhen me interesat e tij financiare pasi të jetë larguar nga kompanitë e tij, do të thotë se ai ka për të vazhduar t’i mbajë pronat, të cilat mund të preken nga politikat qeveritare që lidhen me punën e tij të përditshme.

Ekipi i tranzicionit i zotit Trump tha se roli e zotit Kushner do të përfshijë edhe tregtinë në Lindjen e Mesme dhe se ai do të punojë afër me Shefin e Personelit të Shtëpisë së Bardhë Reince Priebus, si dhe me strategun kryesor Stephen Bannon.

Në ndryshim nga anëtarët e tjerë të kabinetit të zotit Trump, pozicioni i Kushnerit nuk kërkon miratimin e Senatit.

35-vjeçari Kushner është martuar me vajzën e zotit Trump, Ivanka.

Gazetarët e pyetën dje Donald Trumpin lidhur me rolin e mundshëm të Kushnerit dhe ai u përgjigj “do të flasim për këtë të mërkurën.”

Të mërkurën presidenti i zgjedhur ka në plan të mbajë konferencën e shumëpritur të shtypit, e para që pas zgjedhjes së tij më 8 nëntor.

Ceremonia e Inaugurimit të zotit Trump do të mbahet më 20 janar./a.m.

Next Post
Përballja me të ftohtin në Greqi/ Emigrantët në kushte ç’njerëzore, Cipras u çon anijen ushtarake

Përballja me të ftohtin në Greqi/ Emigrantët në kushte ç'njerëzore, Cipras u çon anijen ushtarake

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

Kaos në disa qytete të Italisë, përplasje mes protestuesve dhe policisë

October 24, 2026
Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

Trazirat në Itali dhe roli i rrjeteve sociale, kush është 30-vjeçari me origjinë marokene që dyshohet si nismëtari i lëvizjes pas protestave?

October 24, 2026
Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

Çfarë ndodhi në 6 orë kaos në Tiranë? Protestuesit e maskuar me molotovë, gurë e flakë kundër institucioneve, bankave dhe bizneseve

October 24, 2026
Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

Policia shpërndan protestuesit në Tiranë, boshatiset bulevardi

October 24, 2026
Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

Kumbaro: Dhunimi ndaj institucioneve nuk zgjidh asgjë! Dialogu dhe fjala janë e vetmja rrugë

October 24, 2026
Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

Pas dhunës në protestë, policia zbarkon në disa zona të Tiranës, nis shoqërimet e protestuesve

October 24, 2026
13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

13 persona të plagosur nga protesta, mes tyre protestues, policë dhe gazetarë, qytetari i dëmtuar në sy jashtë rrezikut për jetën

October 24, 2026
Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

Protestuesit vazhdojnë sulmet ndaj bizneseve, thyhen xhamat e dyqanit të kompanisë celulare

October 24, 2026
Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

Protestuesit sulmojnë efektivët, institucionet dhe bizneset në Tiranë! Reagon Policia e Shtetit

October 24, 2026
Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

Ministri Gogu: Dhuna në protesta sjell përgjegjësi penale, e drejta për tubim nuk përjashton zbatimin e ligjit

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In