• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump edhe në një mandat të tretë? Çfarë thonë ligjet në SHBA

by S T
01/04/2025 18:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Donald Trump thotë se nuk po bën shaka rreth kërkesës së tij për të shërbyer një mandat të tretë si President i SHBA-së.

Kushtetuta amerikane thotë se “asnjë person… nuk mund të zgjidhet më shumë se dy herë”, por disa prej mbështetësve të Trump kanë hedhur idenë se ka disa mënyra për ta realizuar këtë.

Pse Trump flet për një mandat të tretë?
Trump u pyet në një intervistë me NBC-në rreth mundësisë për të kërkuar një mandat të tretë dhe tha “se ka metoda për ta bërë këtë”.

“Nuk po bëj shaka… shumë njerëz duan që ta bëj këtë. Por, u them se ka një rrugë të gjatë për këtë, kuptohet, është shumë herët për administratën”, tha ai.

Trump, i cili mbush 82 vjeç deri në fund të mandatit të dytë, u pyet nëse do ta donte të shërbente në “punën më të vështirë në vend”.

“Epo, më pëlqen të punoj”, tha ai.

Këto nuk ishin komentet e tij të para rreth kësaj çështje. Në Janar, ai u tha mbështetësve se do ta kishte nderin e jetës nëse do të shërbente jo vetëm një herë, “por edhe dy, tre ose katër herë”. Sidoqoftë më pas tha se ishte shaka për mediat “fake neës”.

Çfarë thotë Kushtetuta e SHBA-së?
Kushtetuta e Amerikës e hedh poshtë mundësinë që dikush të mbajë një mandat të tretë.

“Asnjë person nuk mund të zgjidhet në detyrën e presidentit më shumë se dy herë, dhe asnjë person që ka mbajtur postin e presidentit, apo ka ushtruar detyrën e presidentit për më shumë se dy vjet të mandatit në të cilin një person tjetër është zgjedhur president, nuk do të zgjidhet në detyrën e presidentit më shumë se një herë”, thuhet në amendamentin e 22.

Ndryshimi i Kushtetutës kërkon miratimin e dy të tretës në Senat dhe në Dhomën e Përfaqësuesve si dhe aprovimin e tre të katërtave në nivelin e qeverisjeve shtetërore.

Partia Republikane e Trump kontrollon të dyja dhomat në Kongres, por nuk ka shumicën e nevojshme. Njëkohësisht, Partia Demokrate kontrollon 18 nga 50 legjislaturat shtetërore.

Si mund të bëhet Trump president për një mandat të tretë?
Mbështetësit e tij thonë se ka një shteg në Kushtetutë, por që nuk ka precedentë të mëparshëm. Ata argumentojnë se Amendamenti i 22 ndalon në mënyrë eksplicite dikë që të “zgjidhet” më shumë se dy mandate presidenciale dhe nuk thotë asgjë për “trashëgiminë”.

Sipas kësaj teorie, Trump mund të jetë zv/presidenti i një kandidati tjetër, ndoshta i zv/presidentit aktual JD Vance në zgjedhjet e 2028-ës. Nëse fitojnë, kandidati do të betohet në Shtëpinë e Bardhë dhe menjëherë do të japë dorëheqjen. Kjo do t’i jepte mundësinë Donald Trump që të “trashëgonte” detyrën.

Steve Bannon, ish-këshilltar i Trump, beson se presidenti aktual do të garojë dhe do të fitojë sërish duke theksuar se ka disa alternativa për ta përcaktuar si.

Andy Ogles, një Republikan nga Tennessee në Dhomën e Përfaqësuesve dërgoi një rezolutë në Janar duke kërkuar një amendament kushtetues që lejon një president të shërbejë deri në tre mandate, për sa kohë që nuk janë të njëpasnjëshme. Kjo do të thotë se vetëm Trump mes presidentëve që janë gjallë janë të pranueshëm sipas rregullit. Kjo pasi Barack Obama, Bill Clinton dhe George Ë Bush shërbyen në mandate të njëpasnjëshme, ndërsa Trump fitoi në 2016-ën, humbi në 2020-ën dhe fitoi sërish në 2024-ën.

Sidoqoftë pengesat e mëdha për amendamentet e kushtetuese e bëjnë propozimin e Ogles një ëndërr, pavarësisht se shumë njerëz folën për të.

Kush e kundërshton një mandat të tretë të Trump?
Demokratët kanë kundërshtime të thella.

“Është një tjetër përshkallëzim në përpjekjen e tij të qartë për të marrë qeverinë dhe për të çmontuar demokracinë tonë”, tha Daniel Goldman, një përfaqësues i Nju Jorkut, i cili shërbeu si këshilltar kryesor për kërkesën e parë për shkarkimin e Trump.

Edhe nga brenda partisë së Trump mendojnë se kjo është ide e keqe. Senatori Markwayne Mullin tha në Shkurt se nuk do ta mbështesë një tentativë për të vendosur sërish Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Unë nuk do ndryshoj Kushtetutën, pikë së pari, vetëm nëse populli amerikan zgjedh ta bëjë këtë”, tha Mullin për NBC.

Çfarë thonë ekspertët?
Derek Muller, një profesor në Universitetin e Notre Dame për ligjin zgjedhor, tha se amendamenti i 12 i Kushtetutës thotë se “asnjë person i papërshtatshëm kushtetutshmërisht për postin e presidentit nuk do të ketë të drejtë për atë të zv/presidentit të SHBA-së”.

Kjo do të thotë sipas tij, se shërbimi për dy mandate skualifikon çdo njeri që të kandidojë si zv/president.

“Nuk besoj se ka ndonjë “hile të çuditshme” për kufizimet e mandatit presidencial”, tha ai.

Profesori Jeremy Paul, po ashtu thotë se nuk ka asnjë “argument ligjor të besueshëm” për një mandat të tretë.

Kush ka shërbyer më shumë se dy mandate?
Franklin Delano Roosevelt u zgjodh katër herë. Ai vdiq tre muaj pasi kishte marrë mandatin e katërt, në Prill të vitit 1945. Depresoni i Madh dhe Lufta e Dytë Botërore ishin ngjarje të mëdha gjatë detyrës së tij dhe shpesh cilësohen si arsye për presidencën e tij të zgjatur.

Deri në atë kohë, kufiri me dy mandate për presidentët amerikanë nuk ishte shkruar në ligj, por ishte zakon i ndjekur që kur George Washington refuzoi një mandat të tretë në vitin 1796. Presidenca e zgjatur e Roosevelt çoi në kthimin në ligj të traditës nëpërmjet amendamentit të 22 në vitin 1951.

Next Post
Nga 10 prilli module të reja për burgjet, Italia merr shembull blloqet e Gjadrit të Lezhës

Nga 10 prilli module të reja për burgjet, Italia merr shembull blloqet e Gjadrit të Lezhës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi u la në burg, avokati Maks Haxhia: Prokuroria nuk solli asnjë provë për korrupsion! Për lidhjet me Karçanajn…

“Jo celularëve në seanca”- Maks Haxhia: U kemi dërguar kërkesë, por GJKKO nuk u ka kthyer përgjigje avokatëve! Shkelen të drejtat

September 8, 2026
E rëndë në Shkodër, e moshuara i vë flakën vetes

Tragjedi në Tropojë, humbin jetën pas rënies në kontakt me rrymën elektrike 2 punonjës të Bashkisë, 2 të tjerë plagosen! Po krasisnin pemët kur…

September 8, 2026
Shkaktoi zjarrin në fshatin Zallë, arrestohet 67-vjeçari i dyshuar si piroman, tha se po digjte mbeturinat!

Shkaktoi zjarrin në fshatin Zallë, arrestohet 67-vjeçari i dyshuar si piroman, tha se po digjte mbeturinat!

September 8, 2026
Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

Kriminaliteti në Shkodër, kryepolici Hita “dush të ftohtë” vartësve, një orë mbledhje dhe kritika: Duhen rezultate, godisni krimin!

September 8, 2026
Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

Ndezi zjarrin në fshatin Petë të Vlorës dhe shkrumboi pemëtarinë, arrestohet piromani 52-vjeçar! Në kërkim vëllai dhe kushëriri

September 8, 2026
“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

“E ka vendin në burg”, zbulimi shokues i medias izraelite: Netanjahu e dinte, por injoroi sulmin e Hamasit!

September 8, 2026
Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

Nis rikualifikimi pranë “Tregut të orizit” në Vlorë, shemben objektet pa leje

September 8, 2026
Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

Protesta dhe bllokadë refugjatëve në Angli, e djathta ekstreme pengon zbarkimin dhe transferimin e 140 emigrantëve me varka!

September 8, 2026
PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

PISA 2025, Shqipëria ngjitet në renditje, Kumbaro: Kryesojmë Ballkanin Perëndimor në matematikë dhe shkencë!

September 8, 2026
“Parlamenti është marrë peng”, Agron Gjekmarkaj në Konferencën e Kryetarëve: Mazhoranca po përpiqet të…

Gjekmarkaj ironizon mazhorancën: Ligjet tuaja janë ‘Besa’ e Gysit dhe “Prania besnike” e projektuar nga sekseri i armëve!

September 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com