• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump e sulmon rëndë për armët kimike në Siri: Asad është një kafshë

by Java News
08/04/2018 20:31
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA-ve Donald Trump lidhur me sulmin me armë kimike nga ana e regjimit të Bashar al Asadit në Duma deklaroi se “Presidenti (Vladimir) Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës sepse e mbështesin kafshën Asad. Do të paguajnë një çmim të lartë”, transmeton Anadolu Agency (AA).

Presidenti Trump publikoi një deklaratë nëpërmjet llogarisë së tij në rrjetin social Tëitter në lidhje me sulmin me armë kimike me përmbajtje të gazit helmues ndaj qarkut Duma të Gutës Lindore, e cila ndodhet nën rrethimin e regjimit të Asadit në Siri.

 

“Shumë persona, përfshirë edhe gratë dhe fëmijët humbën jetën pas sulmit të pakuptimtë kimik. Rajoni është bllokuar nën presion dhe është rrethuar nga ushtria e Sirisë, dhe kjo ndërpren lidhjet e tyre me botën e jashtme. Presidenti (Vladimir) Putin, Rusia dhe Irani janë përgjegjës sepse e mbështesin kafshën Asad. Do të paguajnë një çmim të lartë”, ka thënë Trump. Duke theksuar nevojën e përfundimit sa më parë të rrethimit në rajon, Trump ka shkruar se “Një tragjedi e re njerëzore e pakuptimtë. Sëmundje!”.

Trump po ashtu duke kritikuar politikën e SHBA-ve për Sirinë në periudhën e ish presidentit Barack Obama tha se “Po qe se presidenti Obama do të kishte zbatuar vijën e kuqe, fatkeqësia siriane do të kishte përfunduar shumë kohë më parë! Asadi kafshë do të bëhej histori”. Poashtu edhe Departamenti Amerikan i Shtetit në deklaratën e parë tha se “Jemi duke ndjekur nga afër situatën se më 7 prill përsëri janë përdorur armë kimike.

Nëse vërtetohen këto lajme të tmerrshme, atëherë kjo sjellë nevojën e një përgjigjeje urgjente nga komuniteti ndërkombëtar”. Në sulmin e djeshëm me armë kimike të regjimit të Asadit ndaj vendbanimeve civile në qarkun Duma, e cila është pika e fundit nën kontrollin e opozitarëve në Gutën Lindore, kanë humbur jetën 78 civilë. (Balkanweb)

Next Post
Gatuzo tashmë do kualifikimin në  Champions

Gatuzo tashmë do kualifikimin në Champions

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

Norvegjia po ndërton tunelin nënujor më të gjatë dhe më të thellë në botë

November 9, 2026
Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

Mjegulla mbulon Juglindjen, ulen temperaturat. Policia apel drejtuesve të mjeteve për kujdes të shtuar

November 9, 2026
“Prej 30 vitesh s’biem dakord”, Agron Duka: Të këtë një kod të ri zgjedhor, se lamë kokrrën e namit

Duka: Ky është sistemi më i dobët zgjedhor që kemi parë

November 9, 2026
“Dënimet shkojnë deri në burg përjetë”- Avokati Petraj: SPAK të nisë hetimet për protestat, jemi përballë “Nenit 221” të kryengritjes!

Petraj: Si protesta e Flamingove dhe ajo e studentëve nuk funksionojnë pa PD

November 9, 2026
Mediat greke zbulojnë të kaluarën kriminale të Robert Dukës, i dyshuar për 28 grabitje bankash në Greqi

DETAJE / Robert Duka i ka lënë në kazino paratë e grabitura në banka, u dha shokëve nga 3 mijë euro

November 9, 2026
Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

Meçe: Protesta humbi karakterin fillestar, qytetarët e kuptuan se u manipulua nga interesa antikombëtare

November 9, 2026
Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

Tragjike në Shkodër! Humb jetën elektriçisti 34-vjeçar gjatë riparimit të një defekti

November 9, 2026
Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

Akuzat e reja për Vlora Hysenin, Manjani: SHISH, institucion parazit. SPAK u rëndon akuzat atyre që ankohen

November 9, 2026
“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

“Plas” te republikanët, kërkohet shkarkimi i Hegseth: Shkeli Kushtetutën e SHBA-ve

November 9, 2026
Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

Protesta para Kryeministrisë: Përplasje verbale dhe tensione me policinë për gjobat ndaj pjesëmarrësve

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In