• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

“Trump e njeh Kosovën mirë…”, Thaçi për Gjykatën Speciale: Nuk ndihem i tradhtuar, por i abuzuar nga diçka fiktive

by A R
25/07/2025 09:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Si shqetësuese e ka cilësuar ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, faktin se për 5 vjet Kosova ka arritur të sigurojë vetë dy njohje dhe asnjë anëtarësim në organizata ndërkombëtare.

Në një intervistë nga paraburgimi në Dhomat e Specializuara të Kosovës, Thaçi ka vlerësuar se koha e Administratës së Joe Biden ka qenë kohë dhe mundësi e humbur për Kosovën në rrafshin ndërkombëtar.

“Rikthimi i Presidentit Trump paraqet mundësi të re të artë për Kosovën dhe gjithë Ballkanin Perëndimor. Trump është i përcaktuar qartë për paqe dhe bashkëpunim mes popujve. Të rikujtojmë, njohja e parafundit Kosovës i erdhi nga Izraeli, me punën dhe angazhimin e drejtpërdrejt të Presidentit Trump dhe Ambasadorit Grenell”, tha ai për Klan Kosova.

Në vlerësimin e tij presidenti aktual i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump e njeh Kosovën mjaft mirë.

“Edhe mesazhi i fundit drejtuar popullit të Kosovës me 17 shkurt të këtij viti nga Trump ishte shumë inkurajues. Disa prej zyrtarëve të lartë aktualë në Uashington janë të involvuar për kohë të gjatë me çështjen e Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi. Ata nuk veprojnë pa i vënë dikush në lëvizje. Në këtë drejtim do të ishte me interes të ndodhte një koordinim mes Prishtinës dhe Tiranës. Shqipëria po tregohet më efektive”, ka shtuar ai.

Thaçi për Banjskën: Si u lejua largimi i të armatosurve pa pengesë, sikur të ishin krushq lirie?

I pyetur për agresionin në Banjskë të Zveçanit që ndodhi më 24 shtator të vitit 2023, Thaçi vlerësoi se, në këtë ngjarje, Kosova e kishte në dorë “edhe shkopin edhe karotën”, teksa ka ngritur pikëpyetjen se si ndodhi të shfaqeshin mbi 80 njerëz të uniformuar dhe të armatosur me dhjetëra kilometra brenda territorit të Kosovës.

“Kosova kishte në dorë edhe shkopin edhe karotën, si ndodhi të shfaqen mbi 80 njerëz të uniformuar dhe të armatosur me dhjetëra kilometra në brendësi të territorit të Kosovës?”.

“Si ndodhi tolerimi i largimit të tyre qetësisht në pikë të ditës sikur të ishin ‘krushq të lirisë’ e jo atakues të lirisë dhe shtetit?”, u shpreh Thaçi në Rubikon në Klan Kosova.

Tutje, ai tha se si erdhi deri te “Banjska”, vetëm drejtësia në bazë të një hetimi të thellë dhe të gjerë në bashkëpunim me ndërkombëtaret në një proces transpranet mund ta zbardh të vërtetën.

Thaçi për Gjykatën Speciale: Nuk ndihem i tradhtuar, por i abuzuar nga diçka fiktive

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë nga paraburgimi në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, ka thënë se nuk ndihet i tradhtuar apo i mashtruar nga Perëndimi në raport me Gjykatën Speciale.

“Ndihem i abuzuar nga ata që në emër të diçkaje fiktive pa të drejtë më shkëputën nga familja, me përjashtuan nga puna, m’i morën vitet më të bukura të jetës. Perëndimi dhe SHBA-të nuk servuan rrëfimin e lëndës”, tha ai në një intervistë për Klan Kosova.

I pyetur se si do të vepronte tash në raport me Gjykatën Speciale, Thaçi ka potencuar se nga raporti i ish-senatorit zviceran Dick Marty nuk do të akuzohej askush.

“Sepse akuzat ishin të pabaza, siç edhe u vërtetua me vonë. Por me kalimin e kohës, gjërat morën drejtim dhe trajtim tjetër, ndodhi ajo që ndodhi”, ka shtuar ai.

Sipas tij po do të bënte gjënë e kundërt në raport me Gjykatën Speciale do të akuzohej nga po të njëjtit njerëz se pse nuk u themelua Gjykata Speciale nga institucionet e Kosovës bashkë me Perëndimin.

Next Post
“Toyota Yaris” me 3.4 mln euro/ Artan Hoxha: Dy shqiptarë të arrestuar në Belgjikë, roli që kishin

"Toyota Yaris"/ SPAK mbyll hetimet për Astrit Vladin dhe avokaten Lazimi, ja akuzat

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

McAllister-Berisha, karma që kthehet pas 10 vjetësh

February 18, 2026
Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

Shembet toka në Delvinë nga moti i keq, rrezikohen shumë banesa nga rrëshqitja e truallit pas shiut

February 18, 2026
Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

Punime në rrugë, ARRSH: Qarkullim me një sens i makinave në Elbasan-Qafë Thanë deri në 20 shkurt

February 18, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Pse eurodeputetët duhet të takojnë Berishën?

February 18, 2026
Hapja e Qeverisë amerikane, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: I rikthehemi bashkëpunimit normalisht

“Shmangni zonën e protestës”, Ambasada Amerikane paralajmëron shtetasit amerikanë për 20 shkurtin: Situata mund të ndryshojë

February 18, 2026
“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

“Më bezdisin”, militanti kërkesë Berishës nga Foltorja e Sukthit: Më 20 shkurt nuk dua të shoh nga ata me kollare (VIDEO)

February 18, 2026
“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

“Të premten reshje shiu dhe stuhi”, meteorologia zbulon si do të jenë kushtet e motit javën e ardhshme

February 18, 2026
Si gjithnjë, njeriu do fitojë!

Të fortët, të mëdhenjtë dhe ne zarat e vegjël mes tyre

February 18, 2026
Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

Zbardhet takimi i deputetëve të PD me McAllister dhe eurodeputetët: Vlerësuam raportin e PE mbi zgjedhjet e 11 Majit

February 18, 2026
Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

Po kalonte rrugën me biçikletë, taksia përplas për vdekje 70-vjeçarin në aksin Lushnjë-Fier

February 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In