• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump: Do rifilloj kërcënimet ndaj Koresë së Veriut

by Java News
31/08/2018 11:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara mund të rifillojnë në çdo kohë stërvitjet e përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut dhe Japoninë nëse nuk ka përparim në çështjen e denuklearizimit të Koresë së Veriut. Ai paralajmëroi gjithashtu se “ato do të jenë shumë më të mëdha se ndonjëherë më parë”.

Presidenti Trump e bëri deklaratën e Shtëpisë së Bardhë mbrëmë nëpërmjet Tëitter-it, duke fajësuar Kinën për vështirësitë në marrëdhëniet e SHBA me Korenë e Veriut.

Një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme kineze i quajti komentet e Presidentit Trump “të papërgjegjshme” dhe konfuze. Ajo tha se SHBA duhet që së pari të shikojnë veten e tyre përpara se t’ua hedhin fajin të tjerëve për mungesë përparimi me Phenianin.

Presidenti Trump, megjithatë, la të kuptohet se ekziston ende mundësia për përparim diplomatik duke thënë se ai “beson që marrëdhënia e tij me Kim Jong Un-in është shumë e mirë dhe e ngrohtë” dhe nuk sheh “asnjë arsye tani për tani” që të shpenzohen para për stërvitjet e përbashkëta me Korenë e Jugut.

 

Në Samitin e Singaporit në qershor, zoti Trump mori vendimin e papritur për të pezulluar stërvitjet e përbashkëta pasi Kim Jong Un bëri një premtim të gjerë për “të punuar drejt denuklearizimit të plotë të gadishullit Korean”.

Komentet e Presidentit Trump vijnë një ditë pasi sekretari i Mbrojtjes Jim Mattis tha se Pentagoni po shqyrton rifillimin e stërvitjeve të përbashkëta ushtarake me Korenë e Jugut vitin e ardhshëm, përcjell TCh.

Zoti Mattis tha një konferencë shtypi në Pentagon se pezullimi i stërvitjeve këtë verë ishte një “gjest mirëbesimi” ndaj Koresë së Veriut, por se ky nuk është një angazhim që mund të vazhdojë pa fund. (b.an)

Next Post
Brukseli, qyteti i spiunëve

Brukseli, qyteti i spiunëve

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

COVID-19, ja ku po shfaqet dinamika e re e tij

Një shënim për Erion Veliajn

October 29, 2026
Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

Policia mbyll hetimin për vdekjen e aktores Hayden Panettiere, çfarë zbuloi autopsia

October 29, 2026
Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

Sekuestrohen 265 kg kanabis dhe 2 mina antitank në Shkodër, 4 të arrestuar dhe 3 në kërkim

October 29, 2026
Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

Protesta masive më 31 tetor, Gen Z letër të hapur Kancelarit Merz: Mjaft kemi duruar, po na shkatërroni të ardhmen

October 29, 2026
Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

Protestë në Kosovë në mbrojtje të grave, kërkohet llogaridhënie nga institucionet përgjegjëse pas vrasjes në Pejë

October 29, 2026
Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

Presidentja Bankës Qendrore Evropiane do të japë dorëheqjen disa muaj para mbarimit të mandatit të saj

October 29, 2026
Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

Deputetët e PD hedhin sende drejt Ramës, Kryeministri largohet pas votimit për projektiligjin për BSH

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

October 29, 2026
Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

Dalin bisedat midis qendrës së kontrollit dhe drejtuesve, pak para përplasjes së 2 trenave në Spanjë

October 29, 2026
“Në izolim me tre vrasës serial”, pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

“Në izolim me tre vrasës serial”, pas letrës së Veliajt, e ëma shkon për ta takuar në burg

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In