• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump do bisedime me europianët, Rusia sulmon rëndë Ukrainën, viktima dhe shpërthime

by A R
17/04/2025 12:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rusia vazhdon valën e sulmeve të rënda kundër Ukrainës. Dronët dhe raketat e lëshuara nga forcat e Putinit në qytetin Dnipro u morën jetën 3 personave dhe lanë të plagosur dhjetëra të tjerë.

Kjo është konfirmuar nga autoritetet lokale, që saktësojnë se mes viktimave ka fëmijë dhe një grua të moshuar. E lënduar mbeti dhe një foshnje e sapolindur dhe në spital për trajtim të mëtejshëm janë dërguar 16 persona.

Shpërthime të forta janë dëgjuar në qytet, të cilat dëmtuan ndërtesat e banimit, shkollat, strukturat kulturore dhe automjetet. Rusia ka sulmuar me raketa edhe qytetin Izium në rajonin e Harkivit. Guvernatori rajonal konfirmoi disa të plagosur.

Qyteti në fjalë ishte pushtuar nga forcat ruse që në ditët e para të nisjes së tentativës për pushtim të Ukrainës, por që u çlirua në fund të atij viti.

Presidenti Volodymyr Zelenski premton hakmarrje për bombardimet e fundit, veçanërisht për masakrën në Sumi, ku u vranë 35 persona.

“Kemi me çfarë tu përgjigjemi sulmeve të tilla dhe nuk do t’i lëmë në paqe në këtë tokë ata bastardë që vrasin njerëzit tanë. Kemi të drejtë ta bëjmë këtë dhe prandaj duhet t’u përgjigjemi vrasësve siç e meritojnë”, paralajmëroi lideri ukrainas.

Kjo vjen në një kohë kur në Paris mbahen bisedime të rëndësishme nga Perëndimi lidhur me fatin e luftës dhe paqen mes Kievit dhe Moskës. Në atë takim janë edhe i dërguari special Steve Witkoff dhe sekretari i shtetit, Marco Rubio, të cilët në emër të presidentit amerikan, Donald Trump, do të zhvillojnë bisedime me homologët europianë në kryeqytetin francez. Në atë event për fundin e luftës do të marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm dhe të mbrojtjes të Ukrainës.

Next Post
Dora e munguar e “këshilltarit mizerabël” në fushatën e Berishës

"Arkitekti" i Lazaratit bën premtimin e madh: Do zhdukim drogën nga Shqipëria! Do ta shihni pas 11 Majit...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rama: Ulja e taksës së qarkullimit do rëndonte qytetarët, do paguanin 4-fishin e asaj që paguajnë sot

A është ngadalësuar procesi i integrimit në BE? Rama: Jemi refuzuar 3 herë…

April 2, 2026
Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

Trump falënderon Izraelin dhe aleatët e Gjirit: Nuk do t’i lejojmë të dëmtohen apo të dështojnë

April 2, 2026
Kodi Zgjedhor/ “Listat e hapura domosdoshmëri”, Elezi: PD-në e drejtojnë hajdutë të certifikuar votash

Demokratët e Durrësit kërkuan ballafaqim, Ibsen Elezi: Berisha po zvogëlon PD, nuk ka më shumë se 25 mijë vota

April 2, 2026
Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

Hoxha: Integrimi në BE kërkon angazhim të të gjithëve, të rinjtë në qendër të procesit

April 2, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Gara për kreun e PD, Salianji: Frika e lidershipit ka baza reale, demokratët të dëshpëruar me Berishën

April 2, 2026
Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

Integrimi, Rama: Shqipërisë sot i buzëqesh fati; yjet janë rreshtuar për ëndrrën shekullore

April 2, 2026
Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

Turistët anulojnë udhëtimet në Izrael për Pashkë, Shqipëria bëhet alternativë

April 2, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Tensionet gjeopolitike, BSH: Duhet kujdes dhe ruajtje e rezervave për t’u përballur me pasojat

April 2, 2026
“Engjëll Agaçi ka kaluar një sëmundje të rëndë”, Klosi: Marrja e laptopit dhe kontrolli i BKH nuk janë të vërteta

Kritikat e Spiropalit, Klosi: Do kalojë si çështje, është kontributore në PS

April 2, 2026
Bie intensiteti i reshjeve, ARRSH tregon situatën e rrugëve dhe apelon: Tregoni kujdes të shtuar gjatë…

Dita e sotme me vranësira dhe reshje të shoqëruara me shtrëngata

April 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In