• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump dhe fiksimi me çmimin Nobel, a ka shanse për 2026-ën?

by A R
10/10/2025 15:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Artikull i La Repubblica, nga Anna Lombardi

Marrëveshja e arritur dje mes Izraelit dhe Hamasit për Gazën, vetëm 1 ditë para shpalljes së fituesit të Çmimit Nobel për Paqen, nuk i mjaftoi Donald Trump-it për të marrë trofeun prestigjioz që ai synon prej mandatit të parë presidencial.

Edhe pse Presidenti amerikan ka deklaruar shpesh se e meriton këtë çmim, analistët theksojnë se pikërisht këmbëngulja e tij e hapur ka irrituar Komitetin e pavarur të Nobelit.

Fitorja e tij, sipas vëzhguesve, dukej e pamundur edhe për arsye kohe: emri i fitueses, liderja e opozitës venezuelane María Corina Machado, ishte vendosur që prej javës së kaluar, pasi mbledhja e fundit e Komitetit u zhvillua të hënën, 6 tetor.

Edhe pse ditët e fundit pati një përshpejtim të negociatave në Lindjen e Mesme, ky zhvillim erdhi shumë vonë për të ndryshuar vendimet.

Madje as mbështetjet e vonshme, nga Netanyahu, kryeministri kamboxhian Hun Manet, një letër nga Pakistani dhe ajo e familjarëve të pengjeve izraelite, nuk patën asnjë efekt, pasi kandidaturat u mbyllën më 31 janar 2025.

Një nominim i vjetër dhe një zhgënjim i ri

Trump ishte sërish ndër 338 kandidatët, falë propozimit të deputetes republikane Claudia Tenney për rolin e tij në “Marrëveshjet e Abrahamit”. Një nominim tjetër erdhi nga Oleksandr Merezhko, kreu i komisionit të jashtëm në parlamentin ukrainas, i cili më pas e tërhoqi duke thënë se Trump nuk kishte përmbushur pritshmëritë.

Vetë Trump, një javë më parë, kishte pranuar se nuk e priste fitoren, duke ironizuar se “do ta japin dikujt që s’ka bërë asgjë” dhe duke e cilësuar faktin që nuk vlerësohet si “fyerje ndaj Amerikës”.

Fiksimi me Nobel dhe krahasimi me Obamën

Marrja e një çmimi Nobeli është kthyer në një obsesion për Trump-in, që kërkon të hyjë në historinë e presidentëve amerikanë të dekoruar si Theodore Roosevelt (1906), Woodrow Wilson (1919), Jimmy Carter (2002) dhe rivali i tij i urryer, Barack Obama (2009).

Trump shpesh ka sulmuar faktin se Obama e mori Nobelin “në 10 minuta”, sipas tij pa merita të mëdha, ndërsa për veten ka pretenduar se ka “zgjidhur shtatë konflikte botërore”, nga India-Pakistani te Serbia-Kosova.

Megjithatë, shumë prej këtyre “sukseseve” janë parë si armëpushime të përkohshme ose marrëveshje jo të finalizuara.

Lobimi…nga biznesmenët te Pfizer!

Sipas Bloomberg, miq dhe aleatë të tij kanë bërë lobim të fortë në Europë për ta ndihmuar.

Sekretari i Shtetit Marco Rubio, biznesmeni Steve Witkoff, madje edhe CEO i Pfizer-it, Albert Bourla, kanë promovuar idenë e Nobelit për Trump, duke përmendur menaxhimin e shpejtë të vaksinës gjatë pandemisë.

Vetë Trump, në korrik, kishte bërë edhe një telefonatë të papritur ndaj ish-sekretarit të NATO-s Jens Stoltenberg, tani ministër i Financave të Norvegjisë, për të folur jo vetëm për tarifat doganore, por edhe për…Nobelin.

Komiteti dhe kultura nordike

Ekspertët besojnë se më shumë se çdo gjë tjetër, është stili i Trump, i drejtpërdrejtë dhe pa diplomaci, që e bën të papranueshëm për komitetin norvegjez marrjen e atij çmimi.

“Trump është e kundërta e kulturës nordike që shmang vetëlavdërimet”, tha politologia Hilde Restad.

Një precedent ekziston: në vitin 2010, kur Kina paralajmëroi pasoja për çmimin që iu dha aktivistit Liu Xiaobo, Komiteti nuk u tërhoq dhe pasoi një krizë 6-vjeçare me Pekinin.

Shpresat për 2026-ën

Analistët parashikojnë një reagim të ashpër nga Trump, ndoshta me sulme në rrjete sociale, por të kontrolluar për të mos humbur shanset për vitin 2026. Në fakt, sot jo vetëm u shpall fituesi i 2025-ës, por u hapën edhe nominimet për vitin tjetër.

Komiteti pritet të ndryshojë përbërje vitin e ardhshëm, me skadimin e mandateve të tre anëtarëve aktualë, çka mund të favorizojë më shumë të djathtën norvegjeze dhe për pasojë edhe kandidaturën e Trump.

Pra, për Presidentin amerikan mbetet ende shpresa…

“Provo sërish, Don”, komentojnë analistët, duke nënvizuar se mundësia që ai të arrijë një ditë Nobelin nuk është aspak e përjashtuar.

Next Post
Shqipëria në ‘Top 55’ sistemet më të mira arsimore, Rama-mësuesve: Na keni nderuar! Nerva të forta me “çerrat”…

Shqipëria në 'Top 55' sistemet më të mira arsimore, Rama-mësuesve: Na keni nderuar! Nerva të forta me “çerrat”...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In