• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 16, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Trump deklaron se do të bashkëpunojë me demokratët për hetimin e ri ndaj tij

by Java News
05/03/2019 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Presidenti i SHBA, Donald Trump, tha se do të bashkëpunojë me hetimin ndaj fushatës së tij presidenciale dhe biznesit të tij, hetim i filluar të hënën nga demokratët e opozitës në Dhomën e Përfaqësuesve.

Zoti Trump vazhdon të mohojë se ka patur ndonjë shkelje që përfshin lidhje të fushatës së tij me Rusinë apo gjatë presidencës së tij.

Dy vitet që kur Presidenti Donald Trump erdhi në Shtëpinë e Bardhë kanë qenë të trazuara dhe pritet që situata të trazohet më tej.

“Ne do të bëjmë gjithçka mundemi për të marrë në dorë çdo provë. Hetimi po fillon.”

Të hënën, Komisionit Juridik i Dhomës së Përfaqësuesve kërkoi dokumente nga më shumë se 80 vetë brenda administratës Trump, familjes dhe biznesit të tij, duke përfshirë ish-avokatin personal Michael Cohen, djemtë Eric dhe Don Junior si dhe dhëndrrin Jared Kushner – si pjesë e hetimit mbi akuzat për pengim të drejtësisë, korrupsion dhe shpërdorim pushteti.

Shtëpia e Bardhë tha se do të përgjigjet “në kohën e duhur”.

“Unë bashkëpunoj gjithë kohën me të gjithë, dhe e di ç’është më e bukura? Nuk ka patur asnjë bashkëpunim të fshehtë. Është e gjitha mashtrim,” thotë presidenti Trump.

Zoti Trump mohon se ka patur shkelje që përfshijnë ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.

Komisioni Juridik i Dhomës është mjaft i fuqishëm dhe në të kaluarën ka hetuar presidentët Richard Nixon dhe Bill Clinton për akuzat për pengim të drejtësisë dhe keqpërdorim të pushtetit. Deri tani, ky hetim nuk ka lidhje me ndonjë proces për shkarkimin e presidentit.

“Nëse kjo do të shdërrohet ose jo në një skandal në përmasat e Uotergejtit, skandali i vetëm që ka detyruar një president të largohet nga posti, mbetet për t’u parë se ç’do të rezultojë nga këto dëgjesa publike”, Jeremy Venook, i Qendrës Amerikane të Progresit

Hetimi i tanishëm nuk ka lidhje me hetimin rreth Rusisë, i drejtuar nga Robert Mueller, rezultatet e të cilit priten shumë shpejt,

“Ne thjesht nuk e dimë se çfarë mund të dalë në këtë raport për ndonjë komplot me rusët. Sigurisht që ka shumë tym. Mbetet për t’u parë nëse ka zjarr”, thotë Alan Lichtman, historian në Universitetin Amerikan.

Hetimi i Dhomës së Përfaqësuesve është një tjetër goditje pas dëshmisë së bujshme që dha javën e kaluar ish-avokati personal i presidentit, Michael Cohen.

“Puna e të gjithëve në organizatën Trump është ta mbrojë zotin Trump çdo ditë. Shumica prej nesh e dinin se po vinte dita që do të gënjenim për diçka në emër të tij, dhe kjo u bë normë. Dhe pikërisht kjo po ndodh tani,” tha zoti Cohen.

Ka edhe hetime të tjera ndaj rrethit të brendshëm të presidentit, duke përfshirë ato në gjykatat e qarkut Jugor të Nju Jorkut si dhe në Nju Xhersi dhe në Uashington, D.C. /VoA/a.meta

Next Post
Horoskopi erotik, zbuloni dobësitë dhe shijet e çdo shenje

Horoskopi i seksit, çfarë parashikojnë yjet?!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

“Qyteti” nën tokë i Durrësit/ Infrastruktura sekrete, që nuk u shfrytëzua kurrë për mbrojtjen civile

March 15, 2026
Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

Heshtja e Gërdecit – 18 vite pa drejtesi!

March 15, 2026
Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

Skuadrat nuk u dakordësuan për stadiumin e ri, UEFA anulon ‘Finalissiman’ mes Spanjës dhe Argjentinës

March 15, 2026
Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

Sonte nata e madhe e çmimeve Oscar 2026, këta janë filmat dhe aktorët që pritet të triumfojnë në Hollywood

March 15, 2026
Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

Reforma në Arsimin Profesional/ Strategji e re kundër braktisjes së shkollës dhe filtra të rreptë për drejtuesit

March 15, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

Kriza në Lindjen e Mesme godet aviacionin, a do të fluturojmë më shtrenjtë këtë verë?

March 15, 2026
Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

Luftë në epokën e Inteligjencës Artificiale, rrjetet sociale përmbyten me video të rreme nga Lindja e Mesme

March 15, 2026
Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

Transporti i mallrave në Shqipëri kalon në sistemin elektronik/ Goditje kundër informalitetit dhe ulje e kostove

March 15, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Dy standardet e drejtësisë së re, me familjen Berisha dhe familjen Veliaj

March 15, 2026
Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

Një kujtim intim nga Highgrove, Princi William publikon një foto të rrallë të Princeshës Diana

March 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In