Presidenti amerikan Donald Trump bëri të ditur se nuk ia vlen më t’u drejtohet gazetarëve për pandeminë e koronavirusit të ri.
“Për çka shërbejnë konferencat për shtyp në Shtëpinë e Bardhë kur mediat janë të orientuara të shtrojnë pyetje armiqësore dhe më pas refuzojnë ta tregojnë të vërtetën ose faktet e sakta.
”Popullit amerikan i sherbehen shpesh lajme të rreme. Për këtë nuk ia vlen të mundohem”, ka shkruar Trump në Twiter.
Trump deklaroi para disa ditësh se injektimi i mjetit dezinfektues, siç është alkooli izopropil në trup mund të vriste koronavirusin e ri dhe gjithashtu propozoi edhe rrezatim të trupit të pacientit me rrezet UV.
/a.r