Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot tërheqjen e SHBA-së nga Marrëveshja e Parisit për Klimën, sikurse kishte premtuar gjatë fushatës së tij në emër të mbrojtjes së punësimit amerikan dhe të sloganit të tij “Amerika në fillim”.
“SHBA-ja do të tërhiqet nga Marrëveshja e Parisit për Klimën”, deklaroi presidenti amerikan.
“Kërkoj që asgjë të mos pengojë veprimin tim për rimëkëmbjen e ekonomisë amerikane”, shtoi ai./b.d