Donald Trump ka fituar në pesë shtete amerikane që votuan në “Super të Martën”, derisa Hillary Clintoni në katër prej këtyre pesë shteteve.
Trump e quajti vetën “kandidat i supozuar” për president nga republikanët, pasi siguroi fitoret në Connecticut, Delaware, Maryland, Pennsylvania dhe Rhode Island.
Me këto rezultate ai i afrohet numrit të delegatëve që i nevojiten para se partia ta shpallë kandidatin për president.
Për Demokratët, Clintonit i mori një fitore të madhe Bernie Sanders.