• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, June 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Truku i LSI-së me sulmet ndaj reformës në Arsim

by Mentor Nazarko
07/06/2017 09:26
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Mentor Nazarko

Mediat, portalet e ndryshme po vazhdojnë të merren në formë telenovele me një përplasje të Kejdi Mehmetajt, një deputete e re e LSI-së, me ministren e arsimit të PS-së, Lindita Nikolla. Edhe vetë Nikolla ka rënë në grackën e këtij sulmi të konceptuar si telenovelë, që mban në ajër një përplasje të LSI-së me PS-në, për një çështje që intereson rininë studentore, reformën në arsim. Me gjithë ndërhyrjen e saj të fundit për të përfshirë në polemikë, një zëvendësministre të LSI-së prej 8 vjetësh, si dikush që ka ndenjur pa folur, duke miratuar reformën, polemika vijon prej një kohe. Dhe me gjasë do të vijojë.

LSI ka zgjedhur reformën në arsim si një çështje ndarëse në publikun rinor për t’u distancuar nga PS-ja, me të cilën është ende në qeveri. Nga ana e PD-së, kjo reformë është atakuar intensivisht si reformë e dashur prej Edi Ramës. Ndaj në këtë kuptim, LSI ngjan tërheqëse dhe për rininë dikur të joshur prej retorikës antireformë të partisë së Bashës. Tani kartat janë ndërruar: PD sulmon LSI-në, dhe  ka ulur tonet me PS-në, ndaj sigurisht që PD-ja nuk merret dot me reformën, si temë e kopjuar prej LSI-së.

Ky aksion kundër reformës në arsimin e lartë, i iniciuar hiç më pak se prej zonjës Kryemadhi para pak muajsh, nuk është i vetmi truk për të tërhequr votën e rinisë. Edhe vetë angazhimi i Kejdi Mehmetajt në rol sulmues, është truk për ta popullarizuar atë, numrin dy të listës së LSI-së në Tiranë, në gjirin e moshave të reja, si dikush që përplaset me ministren e aleatit të dikurshëm pa mëdyshje në mbrojtje të interesave të moshës së vet. LSI-ja është partia që ka afishuar në listën e saj zgjedhore të rinj, drejtues të LSI-së, mbi emra me eksperiencë të saj, dhe kështu ka ndodhur kudo, në Tiranë e gjetkë. Është krejt normale që LSI-ja të fillojë një betejë me këtë tematikë, ndërsa në listën e vet ka plot të rinj.

Kjo përzgjedhje të rinjsh në lista është pjesë e një strategjie të mirëmenduar të Metës brenda LSI-së, që ndërkohë nuk harron të peshkojë majtas dhe djathtas dhe lojtarë të vjetër të partive të mëdha për të treguar fuqi ndaj tyre. LSI, nëpërmjet nxitjes së politikës së bursave, madje dhe nëpër universitete private, nëpërmjet promovimit të figurave të caktuara të reja në nivele të larta të politikës, organizimeve të ndryshme të përvitshme-universitete politike si kampingu i Jalës, etj., apo dhe më të shpeshta, ka krijuar një forum rinor të fuqishëm. Ky forum shpërfaqet publikisht, shumëngjyrshëm  dhe zëshëm, në organizime të më të mëdhenjve-kongrese të LSI-së, në mitingje, apo dhe organizime proteste të caktuara. Por dhe në mediat sociale, ku ata kanë krijuar në mungesë të një ideologjie klasike partiake, një ideologji të re : dashurinë për Metën, Monikën dhe… LSI-në. Ekspertët e taktikave organizative elektorale flasin ndërkohë dhe për një ushtri të rinjsh të LSI-së, të mobilizuar në funksion të zgjedhjeve në çdo lagje, në çdo pallat, diçka e veçantë në kushtet e një partie shqiptare.

Prapa kësaj vepre qëndron një talent i madh organizativ dhe i punës me të rinjtë, si ai i Ilir Metës dhe i Monika Kryemadhit, i kalibruar në një vepër të gjatë eksperience si udhëheqja e Forumit Rinor Eurosocialist, në vitet e vështira 1991-1997. Pikërisht në ato vite, Meta mësoi dhe « hilet e politikës para rregullave », duke mundur rregullisht rivalin e tij me të njëjtën moshë, Pandeli Majko, por duke sfiduar rregullisht dhe autoritetin e kryetarit Nano.

Pra kujdes: arma sekrete e LSI-së në këto zgjedhje pritet të jetë LRI.  Si aparat organizativ mobilizues, si votë, si basen figurash për kandidatë. Paradoksalisht dhe sulmet që i bëhen LSI-së nga të dy partitë janë perfekte për të kompaktësuar mbështetjen e LRI-së, apo të votuesit të ri, që është i pakënaqur me politikën në përgjithësi. Kjo pjesë e të rinjve, në shenjë rebelimi ndaj dy më të mëdhenjve, ftohet të zgjedhë Metën, duke mos e vrarë mendjen për asgjë tjetër.  Elektoralisht, por dhe si imazh, kësisoj LSI ngjan parti e rinovuar gjenetikisht, me imazh të Partisë të pastruar pak nga akuzat për LSI-në si parti biznesore. Partitë e tjera madje tentojnë ta sfidojnë LSI-në, edhe… LRI-në, por nuk dihet se sa ia arrijnë në këtë ndërmarrje: zgjedhjet e 25 qershorit janë sprova e fundit për këtë ballafaqim. /Konica.al

*Titulli origjinal: LRI, arma sekrete e LSI-së

Next Post

Basha nuk e përfshiu në lista, reagon Fatbardh Kadilli

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kërkesa për mocion me debat për protestën, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

Kërkesa për mocion me debat për protestën, Balla: S’e njohim PD si përfaqësuese të tyre

June 25, 2026
Rubio: SHBA-të të gatshme për marrëveshje me Iranin, por jo me çdo çmim

Rubio: SHBA-të të gatshme për marrëveshje me Iranin, por jo me çdo çmim

June 25, 2026
“Nuk po dështon Republika e Kosovës, por qeveria Kurti”, Haziri: Serbia, faktor destabilizimi! Armët…

“President Lumiri ose unë!”, Haziri tërheq deklaratën: Osmani, i vetmi emër nga LDK

June 25, 2026
Tërmetet, SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën

Tërmetet, SHBA mobilizon ndihmën humanitare, Trump: Gati të ndihmojmë Venezuelën

June 25, 2026
“Dëgjoheshin thirrje nga rrënojat”, banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit të fuqishëm në Venezuelë

“Dëgjoheshin thirrje nga rrënojat”, banorët rrëfejnë tmerrin e tërmetit të fuqishëm në Venezuelë

June 25, 2026
“Basha i paaftë, dëmtoi PD”/ Baçi: Non grata e Berishës u lobua nga Rama, ja si u faktua

Deputeti i PD, Baçi: Monopolet, korrupsioni dhe burokracia mbeten shqetësim për biznesin

June 25, 2026
Brukseli e konfirmon për mediat: Shqipëria merr dritën jeshile nga Bashkimi Evropian

Rama në Poloni për ‘Rindërtimin e Ukrainës’, takime me liderë europianë dhe investitorë ndërkombëtarë

June 25, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

“Shqipëria e Re” me Kushtetutën e Vjetër

June 25, 2026
Vdekja e aktorit Gjergji Lala, familja padit spitalin: Ndërroi jetë para syve tanë, pa bërë askush asgjë për ta ndihmuar

Vdekja e aktorit Gjergji Lala, familja padit spitalin: Ndërroi jetë para syve tanë, pa bërë askush asgjë për ta ndihmuar

June 25, 2026
Trump “vodhi” dekorin e Melanias për dhomën e tij? Libri zbulon prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë

Trump “vodhi” dekorin e Melanias për dhomën e tij? Libri zbulon prapaskenat e Shtëpisë së Bardhë

June 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In