• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Opinion

Truku i Ramës me Damianin, si kurth për hierarkinë në lista

by Lorenc Vangjeli
29/03/2021 12:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Pakkush e kuptoi se çfarë do të ndodhte kur ngriti dorën të votojë ndryshimet në Kodin Zgjedhor vitin e shkuar. Socialistët duartrokitën trukun e Ramës dhe Damianit sepse tek mungesa e koalicioneve panë shans për rikonfirmimin e vetmisë së tyre në pushtet për herë të tretë. Opozita, sipas refleksit të opozitave, që vrapon t’i thotë plaç cilësdo teshtime pushteti, akuzoi se përkundër premtimit, listat mbetën sërish të mbyllura. Por asnjëra palë dhe as pala tjetër, nuk kuptuan se kurthi tashmë ishte ngrehur: Kodi do t’i vinte në rradhë që të peshohen sipas votës që marrin individualisht.

Dhjetë vjet më parë, në zgjedhjet e 2009-ës, të parat pas ndryshimeve kushtetuese që shpallën Republikën Partiake të Shqipërisë, renditja në listë ishte pasaporta e vetme që nevojitej për të hyrë në Kuvend. I pari i saj ishte i sigurt në emërim si nëpunës politik i parlamentit të ardhshëm dhe mund ta kalonte fushatën në palestër, ndërsa i fundit mund të derdhte djersë plogështie në SPA sepse nuk kishte asnjë shans që të hynte në derën e Tempullit, siç e quajnë rëndom parlamentin. I vetmi atribut i nevojshëm për t’u pasur në CV vetjake të kandidatëve ishte thjesht dhe vetëm afërsia me kryetarin listëhartues, i cili mund të ruante apo të thyente në mes karriera të konsoliduara në vite në rastin ose në rastin më të keq, kishte mundësi të vishte me kostum e kravatë çdo gomar mendja e formimi dhe t’ja afronte publikut si At të Kombit çdo bandit nga jeta dhe shpirti. Po të shihen se çfarë kanë bërë në vite deputetët e këtyre mandateve, mund të njihen emër për emër të gjithë hajvanët që e konsideronin veten politikanë. Dhe po të lexohet edhe heshtja e atyre që në vite nuk e hapën gojën kurrë në parlament, përveçse në zyrën e fiunancës së kryesisë së kuvendit, atëherë lista e Etërve qesharakë të Kombit bëhet e plotë.

Fakti i normuar kushtetues, i cili kushtëzon që atëherë se pushteti buron nga partitë, bëri të kundërtën e asaj që pritej: i mbylli partitë brenda kufirit të hapjes së ideve dhe kufizimeve të vetë kryetarëve. I bëri gjithmonë e më pak demokratike vetë partitë, i unitarizoi dhe i bashkoi rreth liderit, rrafshoi çdo tendencë diversiteti dhe e shndërroi spektrin politik në vend, në një dok të vjetër kinez, nga ata që varfëria e komunizmit të djeshëm, i vishte të gjithë shqiptarët njëlloj.

Dhjetë vjet më pas, situate ka ndryshuar në mënyrë dramatike. Edhe pse jo në masën e duhur, ka lëvizje në drejtimin e duhur. Tani, në teori, edhe numri fundor i listës së Tiranës ka shans të mposhtë renditjen dhe të hyjë në Kuvend, ashtu siç teorikisht, edhe numrat një të listave në Shkodër, Fier, Elbasan, Durrës, Korçë apo kudo tjetër gjetkë, mund të mbeten jashtë Kuvendit. Lista e socialistëve ka edhe një veçori që e bën atë të dallueshme nga kundërshtarët; drejtuesit e qarqeve apo dhe emra të rëndësishëm të saj, në shumicën e rasteve duhet të thyejnë listën për të hyrë në Kuvend. Në Tiranë Majko e Kodheli, të dy ish-ministra mbrojtjeje, duhet të bëjnë fushatë sulmi, kurse Xhafaj do të duhet të shohë sesi puna e jetës së tij, Reforma në Drejtësi, do të jetë një nga kryefjalët e kësaj fushate që është gjithashtu beteja e tij e jetës. Rama vetë në Durrës, Balla në Elbasan, Beqja në Shkodër e të tjerë, kanë shansin praktik që votuesi duke bërë renditjen e preferencave të tij, t’u japë biletën që Rama e lexoi me parimin e basvënësit të vendosur, fiton kur guxon dhe hera e tretë është basti vendimtar, të gjitha për të gjitha!

Listat gjysëm të hapura kanë përmbysur skenën politike. Kanë zgjuar nga letargjia të fjeturit dhe kanë ka lënë pa gjumë gjithë ata që mbyten në qullin e tyre me gjithë qimen e të tjerëve: ato  kanë shkundur ata që ngatërrojnë peshën e karriges së deputetit me rëndësinë e të ndenjurave vetjake dhe kanë tronditur gjithë ata të tjerë që nuk dinë të dallojnë teshtimën nga orgazma. Individë që janë thinjur me mandatet e njëpasnjëshëm në parlament, personazhe groteskë lokalë që betohen për rezervuarë votash vetjake, kryetarë partish tradicionale pa zëvendës në partitë e tyre e gjithfarë torrollakësh të lezetçëm, por të padobishëm, memecë që dinë të numërojnë deri në dhjetra milionë euro, por që nuk i rendisin dot bashkë të gjitha gërmat e shqipes, kanë zbritur sot në fushë dhe kërkojnë vota vetjake. Deri dje, të gjithë ata që i shfajësonte nga vesi i gjuetarit: në gjueti, në dashuri dhe në fushatë gënjeshtra nuk është mëkat, sot janë preja e publikut të tallur seriozisht prej vitesh. Tani është rradha e tyre të bëhen preja perfekte e talljes që e ngriti si kurth, për llogari të Ramës, Damiani i zgjedhjeve.

Next Post
Reagon Tom Doshi pas kërkesës së Yuri Kim për përjashtimin e tij nga zgjedhjet: Jam mbështetës i Amerikës, njeriu kyç që kaloi reforma në drejtësi

"Para Tomës është Mediu... Një letër për Yuri Kim: S'ka moral të riciklohen mëkatarët"

Comments 2

  1. Dako Papa says:
    5 years ago

    Kur karroca, tërheq kuajt, kështu e pëson.
    Duhen kuajt përpara, e karroca,prapa.
    PD vendos karrocën para, e kuajt prapa”

    Reply
  2. Feti Mbrakulla says:
    5 years ago

    Kur PD e drejtojnë KARLOQA, kështu e pëson.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

Dhomat e Avokatisë në Vlorë dhe Fier dënojnë dhunën ndaj avokatit Kujtim Cakrani: E patolerueshme!

February 8, 2026
“Epsteini” ynë

Gjykata Kushtetuese ka “rrëzuar” masën e dytë ndaj Ballukut për heqje imuniteti

February 8, 2026
224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

224 raste të trafikimit të makinave për atentate u regjistruan në 2025! Nga Kosova trafikohen kryesisht armët

February 8, 2026
Tërmeti i 2019-ës, Qeveria miraton përdorimin e mbi 220 mln lekëve në bashkitë Durrës dhe Shijak për rindërtimin!

Sigurimi nga tërmetet e përmbytjet, si do të funksionojë skema me detyrim dhe cilat janë përfitimet?

February 8, 2026
Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

Rrëmbyen dhe mbajtën peng një gjyqtare dhe nënën e saj për 30 orë, arrestohen 5 persona në Francë

February 8, 2026
“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

“Nuk manovrova dot!”/ Shoferi i “BMW” përplas një kalë në Lushnje, përfundon në spital gruaja e tij

February 8, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Armët që ka në dorë Edi Rama në betejën e shpallur me drejtësinë!

February 8, 2026
Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

Martesat për letra jashtë vendit, divorce dhe fëmijë të lindur jashtë martese/ Bum rastesh në gjykatën e Fierit

February 8, 2026
Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

Galaja e Festës së Pranverës, një shfaqje me dimension të madh artistik e kulturor

February 8, 2026
Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg/ Fotoja nga dosja Epstein që tregon lidhjet me disa nga figurat më të njohura

February 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In