• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Truall 150 mijë euro, llogari 122 mijë euro dhe 13 makina të shitura brenda vitit, dorëhiqet gjyqtarja

by A R
30/08/2018 08:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, me trupë gjykuese të përbërë nga Xhensila Pine, Roland Ilia dhe Genta Tafa (Bungo) ka pranuar dorëheqjen nga drejtësia të gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, Merita Xhani, për t’i shpëtuar procesit të Vetingut.

Gjyqtarja ka shfrytëzuar të drejtën që i jep Kushtetuta për të dhënë dorëheqjen nga sistemi. Shqiptarja.com verifikoi deklaratat e pasurisë së gjyqtares, ku ra në sy një numër i lartë makinash të shitura nga subjekti në vitin 2015.

Gjyqtarja deklaron se gjatë vitit 2015 ka shitur 13 makina. Konkretisht, zonja thotë se gjatë këtij viti ka shitur makinë tip Opel Corsa për 200 euro si dhe një furgon tip Mercedez vetëm 800 euro. Merita Xhani deklaron gjithashtu shitje makine tip Mazda për 1 100 euro, shitje makine tip Opel Corsa për 250 euro, makinë tip Mazda për 1 200 euro, makinë tip Fiesta për 1 200 euro, furgon për 1 500 euro, makine tip Ford për 1 000 euro, makinë tip Mazda për 1 200 euro, makinë tip Mercedez për 500 euro etj. Gjyqtarja e dorëhequr deklaron gjithashtu pranë ILDKP se gjatë vitit 2015, ka shitur 5227 m2 tokë arë, për 150 mijë euro.

Zonja në fjalë deklaron një depozitë në bankë 122 mijë euro si dhe 1 278 882 lekë të ardhura nga paga si gjyqtare. Mbetet për t’u parë nëse Komisioneri Publik do t’i kërkojë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit rrëzimin e vendimit të KPK, për të mundësuar që gjyqtarja t’i nënshtrohet procesit të Vetingut. Deri më tani, Kolegji i Apelimit ka konfirmuar vendimet e KPK për pranimin e dorëheqjen të gjyqtarëve dhe prokurorëve, pasi në fund të fundit, qëllimi fundor i Vetingut është të largojë nga sistemi i drejtësisë të gjithë ata gjyqtarë dhe prokurorë, të cilët nuk justifikojnë pasurinë, kanë kontakte me krimin apo që janë të paaftë profesionalisht.

Dorëheqja

Me shkresën protokolluar pranë Këshillit të Lartë të Drejtësisë, me nr. 523 prot., datë 08.02.2018, me lëndë “Kërkesë”, Znj. Xhani ka paraqitur dorëheqjen nga funksioni i gjyqtares pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Në vijim, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, pasi mori në shqyrtim këtë kërkesë, vendosi të deklarojë mbarimin e statusit të magjistratit, për shkak të dorëheqjes së gjyqtares Merita Xhani, mbështetur në nenet 63, 64 dhe 160, pika 1, germa “a”, të ligjit nr. 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”. Ndërkaq, me kërkesë nr. 1136/1, datë 24.05.2018, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, vendimi nr. 29, datë 07.05.2018, i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, u vu në dispozicion më datë 01.06.2018.

15 vite larg sistemit

Me dhënien e dorëheqjes, gjyqtarja Merita Xhani ka humbur të drejtën për t’u emëruar gjyqtare ose prokurore i çdo niveli, për 15 vitet e ardhshme. “Me paraqitjen e kërkesës së subjektit të rivlerësimit, Komisioni është vënë në dijeni të dorëheqjes së subjektit Merita Xhani “nga funksionet e magjistratit” dhe me vendimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë për mbarimin e këtij statusi.

Komisioni çmon se subjekti i rivlerësimit ka shfrytëzuar të drejtën që i njeh Kushtetuta për dorëheqje. Kjo sjell si pasojë përfundimin e kësaj procedure administrative dhe, si rrjedhojë, subjekti i rivlerësimit humbet të drejtën për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare, sipas parashikimeve të pikës 2 të nenit G të Aneksit të Kushtetutës”, thuhet në vendimin e KPK.

Merita Xhani, pasuria në vitin 2015

Shitja e 5227 m2 tokë arë, 150 mijë euro.

Depozitë në bankë, 122 mijë euro.

Të ardhura nga paga 1 278 882 lekë.

Shitja furgoni tip Mercedez, 800 euro.

Shitje makine Opel Corsa, 200 euro.

Shitje makine Mazda, 1 100 euro.

Shitje makine Opel Corsa, 250 euro.

Shitje makine Mazda, 1 200 euro.

Shitje makine Ford Fiesta, 1 200 euro.

Shitje furgoni, 1 500 euro.

Shitje makine Ford, 1 000 euro.

Shitje makine Mazda, 1 200 euro.

Shitje makine tip Mercedez, 500 euro.

Shitje furgoni, 1 600 euro.

Shitje makine tip Ford 200 euro.

Shitje furgoni tip Mercedez, 2 000 euro.

Shlyerja kredie, 3 500 euro, mbetur 6 980 euro.

Ledian Xhani, i biri, të ardhura 10 500 euro në Gastronomi.

Vendimi i KPK për dorëheqjen e gjyqtares

Të deklarojë se procesi i rivlerësimit kalimtar për subjektin e rivlerësimit, Znj. Merita Xhani, është ndërprerë.

Të deklarojë humbjen e së drejtës të subjektit të rivlerësimit për t’u emëruar gjyqtar ose prokuror i çdo niveli, anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor ose i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektor i Lartë i Drejtësisë ose Prokuror i Përgjithshëm, për një periudhë 15-vjeçare.

Ky vendim u njoftohet subjektit të rivlerësimit, Komisionerit Publik dhe vëzhguesve ndërkombëtarë, si dhe publikohet në faqen zyrtare të internetit të Komisionit.

Ky vendim ankimohet pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit nga subjekti i rivlerësimit dhe/ose Komisioneri Publik 15 ditë nga data e njoftimit të vendimit. Ankimi depozitohet pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit./Shqiptarja

Next Post
Siria përgatit sulmin në Idlib, Rusia afron 12 anije luftarake në Mesdhe

Siria përgatit sulmin në Idlib, Rusia afron 12 anije luftarake në Mesdhe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Draghi “shkund” Europën: Me Trump duhet të negociojmë, mos shikoni gjithçka negativisht…

Draghi: Evropa për herë të parë është vetëm!

May 14, 2026
Lefter Koka rikthehet në burg, Apeli i GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës

Lefter Koka rikthehet në burg, Apeli i GJKKO shpall vendimin për inceneratorin e Tiranës

May 14, 2026
“Kam bërë vetëm detyrën, nuk ka prova”, mjeku Nunka mohon akuzat për ngacmim seksual, zbardhet dëshmia

“Kam bërë vetëm detyrën, nuk ka prova”, mjeku Nunka mohon akuzat për ngacmim seksual, zbardhet dëshmia

May 14, 2026
Si lufta në Iran po forcon pozitat e Pekinit ndaj SHBA-ve

Si lufta në Iran po forcon pozitat e Pekinit ndaj SHBA-ve

May 14, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Miliona euro të kursyera nga “SEPA”, BSH: Pjesa më e madhe e transfertave ndërkufitare, në rrugë elektronike

May 14, 2026
Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

Eurovision 2026/ Rama thirrje për mbështetjen e Shqipërisë: VOTO 13 për Alis!

May 14, 2026
Shqipëria larg listës gri të BE-së, Malaj: Kontroll total mbi paratë që hyjnë në vend

Raporti i DASH dhe Komisionit Europian, Malaj: Shqipëria rriti ekonominë 4%, uli borxhin publik

May 14, 2026
SHBA do furnizojë Kosovën me 14 mln euro armatime, DASH i drejtohet Kongresit me një kërkesë për leje

SHBA do furnizojë Kosovën me 14 mln euro armatime, DASH i drejtohet Kongresit me një kërkesë për leje

May 14, 2026
Tërheqja e trupave nga Gjermania, SHBA anulon edhe vendosjen e 4 mijë ushtarëve në Poloni

Tërheqja e trupave nga Gjermania, SHBA anulon edhe vendosjen e 4 mijë ushtarëve në Poloni

May 14, 2026
VV e akuzoi për dhunë brutale ndaj Hysni Mehanit, reagon Lushtaku: U etiketova “Sami Serbia” dhe qytetarët reaguan

VV e akuzoi për dhunë brutale ndaj Hysni Mehanit, reagon Lushtaku: U etiketova “Sami Serbia” dhe qytetarët reaguan

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In