• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, May 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

TRT: Shqiptarët, mbështetësit më të mëdhenj të Erdoganit në Ballkan

by Aalison Pearse Stevens
29/07/2016 08:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ballkani është përfshirë në një sërë organizimesh në mbështetje të presidentit turk, Recep Tajip Erdogan, pas puçit të dështuar ushtarak për të rrëzuar nga pushteti sistemin e tri herë fituesit të zgjedhjeve në Turqi.Por ajo që bënë dallimin është se nga të gjithë kombësitë në Ballkan, shqiptarët përbëjnë numrin më të madh të mbështetësve të Erdoganit në Ballkan.

Sipas raportimit të televizionit shtetëror dhe televizionit TRT, reagimet në Ballkan pas puçit të dështuar i organizuar nga disa gjeneralë që sipas pushtetit të Erdoganit kanë qenë struktura paralele në ushtrinë si pjesë e organizatës FETO/PDY natën e 15 korrikut, kanë ardhur nga vendbanimet shqiptare në Ballkan.

Në Serbi qyteti me më së shumti përkrahës sipas TRT-së është Presheva, një qytet i banuar me shumicë banorësh shqiptar.

“Në regjionin e Preshevës, në jug të Serbisë, ku shqiptarët përbëjnë shumicën, ka pasur demonstrata kundër puçit të FETO-s. Demonstruesit dëshmuan se asnjë fuqi nuk mund ta shtyp vullnetin e popullit”, raporton TRT.

Vendi i dytë që përmendet si qyteti me më së shumti përkrahës të Erdoganit është Shkupi.

Mijëra qytetarë janë tubuar në Shkup për t’i dhënë mbështetje qeverisë së Turqisë dhe presidentit Rexhep Tajip Erdogan. Në këtë tubim të organizuar nga asociacioni i shoqatave turke në Maqedoni, MATUSITEB, po marrin pjesë edhe shumë organizata joqeveritare nga Shkupi, si, SH.K “Vizioni-M”, SH.K.H “Merhamet”, SH.E “Parimi kulturor” dhe shumë të tjera, njofton medium nga Maqedonia, Shenja.

Shumica e demonstruesve kanë qenë shqiptar. Ashtu sikurse marshi i 16 korrikut në Prizren ku qindra qytetarë kanë dalë në rrugët e Prizrenit për të festuar dështimin e puçit ushtarak ndaj Erdoganit.

Përderisa në Bosnjë e Hercegovinë dhe Mal të Zi nuk ka pasur tubime të tilla, këto vende janë përballur me kërkesa të ndryshme nga shteti turk. Në Bosnjë madje ambasadori turk ka kërkuar që të mbyllen shkollat të cilat financohen nga Lëvizja Gulen.

 

Një kërkesë të ngjashme e ka bërë edhe në Kosovë por që është refuzuar. Ashtu sikurse që është refuzuar kërkesa për nisjen e hetimeve ndaj pronarit të gazetës Express, Berat Buzhala, për shkak të një statusi në Facebook, ku duke përdorur satirën i bënë thirrje “pushuesve kosovar t’i bashkohen ushtrisë”,

I vetmi vend në Ballkan me popullsi jo shqiptare që ka protestuar kundër puçit, dhe pro Erdoganit, është vendi Kirçevo, në jug të Maqedonisë, ku u dënua tentimi i lëvizjes Gulen për marrje të pushtetit.

Ky qytet është i banuar me mbi 50 për qind maqedonas dhe 28 për qind shqiptar.

Por TRT në këtë raportim e ka futur edhe një tubim përkrahës për Erdoganin që është mbajtur në Afrikë të Jugut.  Atu disa organizata jo-qeveritare kanë reaguar publikisht duke dënuar tentim puçin në Turqi.

Turqia është një prej investitorëve më të mëdhenj ekonomik në Ballkan, sidomos në Kosovë dhe Shqipëri. Kompani të mëdha turke kanë blerë ose marrë me koncesion kompanitë kryesore shtetëore sikurse në fushën e energjetikës, pastaj atë të ndërtimit dhe në fushën e aviacionit.

Fushë tjetër e rëndësishme në të cilën ka investuar Turqia në Kosovë është edhe trashëgimia kulturore, përkatësisht restaurimi i xhamive të Perandorisë Osmane, përgatiti Express. (b.an)

Next Post

Higuain çmend tifozët e Napolit me deklaratën për De Laurentiis

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria drejt BE-së, Balla: Jemi shumë përpara Serbisë!

Shqipëria drejt BE-së, Balla: Jemi shumë përpara Serbisë!

May 4, 2026
VIDEOLAJM-‘Për procedurë zoti Balluku’/ Lapsusi i Niko Peleshit shkakton të qeshura në sallë

Zbatimi i vendimeve të Kushtetueses, Parlamenti i dërgon qeverisë “pagat e gjyqtarëve”

May 4, 2026
“National Geographic”: Plazhi i Pasqyrave kryeson mes gjashtë resorteve sekrete të Evropës

Icon Magazine: Shqipëria, një nga 7 destinacionet më të bukura

May 4, 2026
Mbreti i Panairit

Vetë Sali, vetë Kadi

May 4, 2026
Egnatia zgjedh trajnerin e ri, Dede rikthehet në Superiore

Egnatia zgjedh trajnerin e ri, Dede rikthehet në Superiore

May 4, 2026
Profilet! Kush janë 4 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë

Besimi në ekonomi, Banka e Shqipërisë: Ndërtimi dhe industria në rritje

May 4, 2026
Kolegjet e Bashkuara vendosin: “Arrest me burg” vetëm kur s’ka vend për masa alternative

Kolegjet e Bashkuara vendosin: “Arrest me burg” vetëm kur s’ka vend për masa alternative

May 4, 2026
Rexhep Qosja, trazimi i Tiranës, fushata dhe përplasje në Prishtinë

Rexhep Qosja, trazimi i Tiranës, fushata dhe përplasje në Prishtinë

May 4, 2026
Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

Aksident tragjik në Berat, humb jetën drejtuesi i motorit

May 4, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi nuk kursen as Salianjin: Personazh antipatik, i prodhuar nga mentaliteti berishian!

May 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In