• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 8, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Tropojë/ Balla: Zbardhja e ngjarjeve të vjetra kriminale, detyrë kryesore për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë

by Java News
16/12/2023 16:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi këtë fundjavë një vizitë në Bajram Curri, ku u takua me punonjësit në Komisariatin e Tropojës. Balla vlerësoi punën e forcave të rendit në rritjen e sigurisë në tërësi, e posaçërisht për kujdesin e shtuar ndaj numrit të lartë të turistëve. Më tej ai kërkoi hetimin e plotë dhe zbardhjen e shpejtë të ngjarjeve të vjetra kriminale.

‘Asnjë ngjarje kriminale me numrin e lartë të turistëve, që erdhën për të shijuar burimet e bukura natyrore. Kemi arritur në konkluzionin se forca dhe sundimi i ligjit në Tropojë është në koeficientin më të lartë dhe merita i takon secilit prej jush, drejtuesve dhe mbi të gjitha banorëve të zonës. Vitin e ardhshëm do të kemi më shumë turistë, duhet rritur përgjegjësia. Hetimi i ngjarjeve të vjetra dhe dhënia fund e pandëshkuemërisë duhet të jenë vëmendja kryesore. Edhe krimet e së shkuarës, kryesisht ato ndaj pronës e personit, ne duhet që të vazhdojmë punën hetimore. Nuk duhet t’i gëzohemi faktit që tani s’kemi ngjarje kriminale, por kemi përgjegjësinë që të bëjmë drejtësi. Publiku na vlerëson për çdo hap që hedhim edhe në këtë drejtim’, deklaroi ai.

Ministri foli për domosdoshmërinë e forcimit të kontrolleve policore, kundër armëmbajtjes pa leje.

‘Duhet dekurajuar armëmbajtja pa leje. Do të minimizosh fenomenin e ngjarjeve kriminale, lufto armëmbajtjen pa leje! Sepse pjesa më e madhe e ngjarjeve ndodhin në gjaknxehtësi dhe posedimi i një arme pa leje është burim i një krimi të rëndë, kundër jetës së një personi. Thirrje banorëve, t’i vetëdorëzojnë armët pa leje. Na duhet të rritim komunikimin me komunitetin. Do të nisim një fushatë, vitin e ardhshëm, duke incentivuar dorëzimin e armëve pa leje’, apeloi ministri.

Ministri tha se puna duhet të intensifikohet në parandalimin e aktiviteteve të kundërligjshme ndaj pronës dhe mjedisit. Këto mbeten sipas tij, ndër detyrat kryesore të Policisë dhe Prokurorisë.

‘Punën e policisë do ta bëni ju, ministri do të bëjë punën për trajtimin e duhur financiar të PSH. Jam i gëzuar që ditët në vijim bashkë me KM do të shkojmë tek policët që kanë fituar kredi falas për banesa nga qeveria. Janë mbyllur 92 të parat, vitin e ardhshëm do jenë 300 kredi dhe 500 pas 2 vitesh. Me aktin normativ kemi siguruar fondin për pagesën e ushqimit, për çdo punonjës policie, mbi 1 milion lekë (të vjetra) në vit.

Me fondin që kemi përcaktuar për rritjen e pagave për 2024, synoj të shkojmë tek një rritje 30% të pagës së çdo polici, nga 1 korriku 2024, duke i dhënë prioritet nivelit bazë. Duhet të gjejmë një zgjidhje edhe për orët jashtë orarit’, deklaroi Balla./m.j

Next Post
Basha nuk i ‘ndahet’ Berishës: Mbështesim SPAK në goditjen e korrupsionit, para drejtësisë zyrtarët e korruptuar

Arrestimi i Berishës, PD: Mbështesim SPAK pa asnjë rezervë! Kërkesa e 30 deputetëve në Kushtetuese, 'kurajo prej budallai'

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Hajdutët godasin në zemër të São Paulo-s, zhduken nga biblioteka 13 veprat e Matisses dhe Portinarit

Hajdutët godasin në zemër të São Paulo-s, zhduken nga biblioteka 13 veprat e Matisses dhe Portinarit

December 8, 2025
BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri

BE miraton listën e “vendeve të treta të sigurta”, Italia synon zhbllokimin për qendrat në Shqipëri

December 8, 2025
Pas gjobës 120 milionë euroshe, Musk s’e lë Komisionin Evropian të bëjë reklama

Pas gjobës 120 milionë euroshe, Musk s’e lë Komisionin Evropian të bëjë reklama

December 8, 2025
Xhelozi, takime të fshehta dhe zhgënjime, Horoskopi i javës nga Chrysanthi Kalogeri

Javë me kurthe të padukshme, Chrysanthi Kalogeri këshillon Horoskopin: Kujdes nga entuziazmi i tepërt!

December 8, 2025
Mijëra persona largohen nga kufiri Tajlandë–Kamboxhia pas përplasjeve të përgjakshme

Mijëra persona largohen nga kufiri Tajlandë–Kamboxhia pas përplasjeve të përgjakshme

December 8, 2025
Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

Hapet Festivali i 7-të Ndërkombëtar i Filmit në Ishullin Hainan

December 8, 2025
“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

“Berisha s’e dogji teserën e PPSH kur ia kërkuam”, ish-studenti i Dhjetorit: E solli Ramiz Alia, pastaj…

December 8, 2025
Reagimi i ministrit të Brendshëm ndaj zjarreve: Autorët do të përballen me drejtësinë pa asnjë tolerancë

Raporti i zjarreve në Evropë: Shqipëria pësoi humbjet më të rënda, mbi 49 mijë hektarë të shkrumbuar

December 8, 2025
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 9 Dhjetor 2025

December 8, 2025
Më shumë para për shpërblimet e fundvitit për pensionistët/ Rishikimi i buxhetit, fondi rritet në vlerën e 97 mln Euro..

Shqipëria po bëhet parajsë fiskale për pensionistët italianë

December 8, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In