• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Arrestimi i Berishës, PD: Mbështesim SPAK pa asnjë rezervë! Kërkesa e 30 deputetëve në Kushtetuese, ‘kurajo prej budallai’

by Java News
16/12/2023 16:17
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë do të shqyrtojë këtë të hënë kërkesën e SPAK, i cili kërkon autorizimin për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Për të sqaruar qëndrimin e Partisë Demokratikë në këtë rast dhe për të shpjeguar nëse deputetët e kësaj forcë politike do të votojnë pro arrestimit të Berishës, e ftuar në “Sot Live në Shqipëri” me Nertil Agalliun në Report Tv, ishte zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina.

Karabina theksoi se PD do të respektojë dhe mbështesë pa asnjë rezervë vendimet dhe kërkesat e SPAK.

“Partia Demokratike e ka të qartë qëndrimin e saj, për gjatë gjithë kësaj kohe për çdo akt të ndërmarrë nga Struktura e Posaçme Anti Korrupsion, ka inkurajuar dhe vazhdon ta inkurajojë dhe të mbështesë pa asnjë rezervë këtë strukturë.

Partia Demokratike nuk mund të jetë me standarte të dyfishta. Ashtu siç ka vepruar në rastet e tjera, kur i është kërkuar nga drejtësia heqja e mandatit, sigurisht dhe këtë herë do të veprojë konform të gjitha rregullave të asaj që drejtësia kërkon”,-u shpreh Karabina.

Pjesë e Këshillit të Mandateve në Kuvendin e Shqipërisë është edhe deputeti Enkelejd Alibeaj, i cili është pjesë e Partisë Demokratike.

E pyetur se si pritet që ky i fundit të veprojë në shqyrtimin e kërkesës së SPAK, Karabina theksoi se PD është në mbështetje të plotë të SPAK.

“Partia Demokratike do të kërkojë votëbesimin e qytetarëve kur ajo të jetë koherente, e qëndrueshme dhe e vërtetë në veprimet e saj. [Për aq kohë sa ne, gjatë gjithë kësaj periudhe kemi shprehur mbështetjen tonë ndaj kësaj strukture, e cila në fakt është një mbështetje jashtë zakonisht e madhe dhe po bën atë të cilën klasa politike, besueshmërinë dhe funksionimin e një pushteti siç është drejtësia. Kështu që Partia Demokratike është në mbështetje të plotë të SPAK”,- tha ajo.

Në lidhje me kërkesën  e 30 deputetëve ithtarë të Berishës, drejtuar Gjykatës Kushtetuese, duke kërkuar shfuqizimin e kërkesës së SPAK, ku mes tyre është edhe deputeti Gazment Bardhi, Karabina deklaroi se ky akt është në kundërshtim me principet e Partisë Demokratike dhe vullnetin e qytetarëve.

Ajo e cilësoi sjelljen e tyre si “kurajo prej budallai”.

“Partia Demokratike është një tjetër realitet, respekton organet e drejtësisë, aq më tepër që kemi të bëjmë me një investim dhe mbështetje nga aleati ynë strategjik, SHBA dhe Bashkimi Europian në lidhje me funksionimin e këtij pushteti. Kështu që është keqardhje në fakt për një grup deputetësh të cilët, për gjatë gjithë kësaj periudhe nuk kanë mbajtur një qëndrim të qartë politike, që të qartësojë ata demokratë qytetarë që i kanë votëbesuar se çfarë duan, ku janë, ku shkojnë.

Tani shkojnë e bëjnë një akt që në fakt është në kundërshtim me atë çfarë Partia Demokratike dhe qytetarët duan, ndëshkueshmërinë e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë nëse ato kanë shpërdoruar besimin e tyre. Populli ka një thënie shumë të bukur, “kurajo prej budallai’, nëse nuk patën kurajo të dilnin përpara qytetarëve de të shpjegonin pse ata mbajnë një qëndrim të caktuar apo cili është qëndrimi i tyre, shkojnë tani dhe bëjnë  një veprim kundër  një strukture e cila në fakt deri në këto moment ne po shikojmë që po jep rezultat”,- deklaroi Karabina./m.j

Next Post
EMRAT/ Lejuan kontrabandën në Portin e Durrësit, jepet masa për 3 mbikëqyrës të kontejnerëve dhe policin kufitar

EMRAT/ Lejuan kontrabandën në Portin e Durrësit, jepet masa për 3 mbikëqyrës të kontejnerëve dhe policin kufitar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Përmirësim i shërbimeve”- Ministrja Spahiu mbledh drejtuesit e 28 institucioneve të përkujdesit social: Fokusi te grupet në nevojë

“Përmirësim i shërbimeve”- Ministrja Spahiu mbledh drejtuesit e 28 institucioneve të përkujdesit social: Fokusi te grupet në nevojë

September 18, 2026
“Nuk rrëzohet Rama me broçkulla”- Spaho kritika të forta PD-së: Ku është katandisur opozita, e konsumuar dhe pa ide! Në shtator sezon i ri, avaz i vjetër!

“Sot thonë dokrra në Kuvend”- Spaho: PD e ka mbështetur krijimin e Gjykatës Speciale, Berisha votoi pro edhe ngritjen e komisionit të Dick Marty

September 18, 2026
Vdekja misterioze e këngëtarit Giorgos Mazonakis, raporti zbulon detaje të reja për transportimin nga klinika: Mjekët refuzuan informacionin

Vdekja misterioze e këngëtarit Giorgos Mazonakis, raporti zbulon detaje të reja për transportimin nga klinika: Mjekët refuzuan informacionin

September 18, 2026
“Jo në emrin tim!”- Vijojnë protestat në Kosovë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Gjykata Speciale e Hagës ka degraduar, janë të pafajshëm!

“Jo në emrin tim!”- Vijojnë protestat në Kosovë pas dënimit të ish-krerëve të UÇK: Gjykata Speciale e Hagës ka degraduar, janë të pafajshëm!

September 18, 2026
Plagosja e avokatit Shllaku, Dhoma e Avokatisë Durrës pezullon seancat për 2 orë: Të bëhet hetim i plotë, kërkojmë siguri!

Plagosja e avokatit Shllaku, Dhoma e Avokatisë Durrës pezullon seancat për 2 orë: Të bëhet hetim i plotë, kërkojmë siguri!

September 18, 2026
Trump dhe Merz zhvillojnë bisedë telefonike, ja çfarë diskutuan liderët për Ukrainën dhe Hormuzin!

Trump dhe Merz zhvillojnë bisedë telefonike, ja çfarë diskutuan liderët për Ukrainën dhe Hormuzin!

September 18, 2026
Mbështetje ndaj luftëtarëve të UÇK-së, PDK aktivizon degët për marshimin qytetar të 17 shkurtit

Çfarë mund të ndodhë me shtatë figurat e UÇK-së që u përmendën në aktgjykimin e 16 shtatorit?

September 18, 2026
Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së!

Rusia dhe Kina bllokojnë rezolutën e SHBA-së për Iranin në Këshillin e Sigurimit të OKB-së!

September 18, 2026
Qeveria në Greqi premton ulje të çmimit të naftës, Mitsotakis: Mbështetje nga shteti dhe rafineritë

Qeveria në Greqi premton ulje të çmimit të naftës, Mitsotakis: Mbështetje nga shteti dhe rafineritë

September 18, 2026
Lojëra fati dhe kanabis në një lokal, arrestohet punonjësi 47-vjeçar në Malësinë e Madhe, në kërkim administratori!

Lojëra fati dhe kanabis në një lokal, arrestohet punonjësi 47-vjeçar në Malësinë e Madhe, në kërkim administratori!

September 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com