Një aksident i rëndë me pasojë plagosjen e një të riu ka ndodhur në aksin rrugor Qafe Mali -Bajram Curri. Shtetasi Gazmir Gjergji u rrëzua teksa udhëtonte me motor. Aksidenti ndodhi në vendin e njohur si Lumi i Dardhës.
Policia beri të ditur se i aksidentuari në momentin e aksidentit po kthehej nga puna ku punonte si kamarier në një lokal në zonen e Dardhes.
Pas ndihmës së parë mjeksore në spitalin e Pukës, për shkak të dëmtimeve të rënda trupore, bluzat e bardha të qytetit verior u detyruan të transportonin te riun drejt Spitalit të Traumës ku vijon nën përkujdesjen e mjekve me dëmtine serioze./a.m.










