Policia e Tiranës ka arrestuar një 34-vjeçar, banues në Tropojë, me inicialet A. Q, pasi në rrugën “Bardhok Biba”, ne Tiranë, në ambientet e një lokali, ka plagosur me thikë në krah, shtetasin palestinez, S. Y., vjeç 38, banues në Tiranë.
Ky i fundit rezulton i dënuar më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Ai ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Autori akuzohet për veprën penale parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal.