• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ekonomi i bashkohet aksionit në Llogara: Pastërtia, kyçe për një turizëm cilësor

by Java News
16/07/2017 13:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit Tregtisë dhe Sipërmarrjes, znj Milva Ekonomi, mori pjesë sot në një prej aksioneve masive për pastrimin e plazheve dhe parqeve natyrore të Shqipërisë që po zhvillohen në gjithë vendin nga Korpusi i Vullnetarëve. Ky është një projekt i mbështetur nga MZHETTS, me synimin për të patur një Shqipëri të pastër këtë sezon turistik, por dhe për të sensibilizuar qytetarët që pastërtia është një element kyc për të tërhequr dhe mbajtur sa më gjatë turistët në vendin tonë.

Ministrja Ekonomi iu bashkua aksionit të pastrimit të Parkut të Llogarasë, ku dha një mesazh për mediat dhe publikun.‎ Në këtë aksion mori pjesë edhe Kryetari i Bashkisë së Vlorës Z.Dritan Leli.

 Fjala e Ministres Ekonomi:

“Turizmi në Shqipëri ka shënuar një bum për ekonominë e vendit, duke u bërë një kontribues shumë i rëndësishëm, jo vetëm për nga numrat mbasi përfaqëson 7% të PBB-së, por edhe nga përkushtimi që ne po tregojmë për kulturën dhe natyrën e vendit tonë, për t’ia bërë të njohur të gjithë turistëve që vijnë e vizitojnë Shqipërinë.

Por që të lëmë një mbresë të mirë tek të gjithë vizitorët padyshim ndërhyrje të rëndësishme duhen bërë.

Një nga këto ndërhyrje si për turistin e huaj apo dhe për atë vendas që lëviz nga njëri destinacion në tjetrin në Shqipëri, është padyshim edhe pastërtia.

Në fillim të sezonit turistik MZHETTS iu bashkua nismës Europiane të plazheve të pastra, ndërsa më pas mbështeti iniciativa të shoqërisë civile për të pastruar plazhet.

Këtu jemi me Korpusin Shqiptar të Vullnetarëve që merren me pastrimin e plazheve dhe parqeve natyrore dhe kanë eksperiencë shumëvjeçare në këtë drejtim.

Prej disa javësh ky korpus vullnetarësh ka filluar aksionet për të pastruar plazhet në vendin tonë dhe sezoni turistik e gjeti vendin tonë, me plazhe të gatshme më të pastra. 

Ndërkohë sot kemi ardhur një nga parqet natyrore më të bukur dhe vizituar të vendit tonë siç është, Parku Kombëtar i Llogarasë, ku duam të japim një mesazh të fortë si për publikun dhe për Bashkitë, që atraksionet tona turistike kanë nevojë jo vetëm të promovohen por edhe të mirëmbahen.

Pastërtia është një treguesit kryesore të mirëmbajtjes së destinacionit turistik. Prandaj dua ti bëj thirrje gjithë qytetarëve që përdorin këto atraksione por dhe Bashkive që të kenë vemendjen ndaj pastërtisë dhe të punojnë shumë për të patur një sezon turistik të shëndetshëm dhe shumë mikpritës për të gjithë ata që janë turistë, vendas apo të huaj.”

Next Post
Vdes në mënyrë të mistershme biznesmeni nga Vlora, dëshmia e çuditshme e femrës që e shoqëronte (foto)

Vdes në mënyrë të mistershme biznesmeni nga Vlora, dëshmia e çuditshme e femrës që e shoqëronte (foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In