Këshilltari i Donald Trump për Sigurinë e Brendshme, Tom Bossert ka vendosur të lërë postin e tij, njoftoi sot ekzekutivi amerikan.
“Presidenti amerikan, Donald Trump falenderoi Tom për angazhimin e tij për sigurinë e vendit tonë”, theksoi zëdhënësja e presidentit amerikan, Sarah Sanders në një komunikatë të shkurtër, që vjen pas një sërë largimesh këto javët e fundit.
ma.me