Departamenti i FBI ka njoftuar presidentin amerikan Barack Obama për një seri kërcënimesh ditën e sotme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Mediat e huaja njoftojnë se objektiv i alarmeve për sulme terroriste janë New York, Los Angeles dhe Washington.
Ende nuk ka të dhëna mbi informacionin e siguruar nga FBI, por ditë më parë shtypi ndërkombëtar njoftoi se edhe Evropa është nën kërcënim mbrëmjen e ndërrimit të viteve.