• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Tronditet” Milani, Maldini largohet pas përplasjeve me presidentin

by A R
06/06/2023 08:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

E pabesueshme çfarë ndodh në shtëpinë e Milanit.

Vetëm pak orë pasi Zlatan Ibrahimoviç vari këpucët në gozhdë duke i dhënë fund futbollit të luajut, nga klubi kuqezi vjen lajmi i largimit të Paolo Maldinit, prej funksioneve drejtuese.

As 24 orë pas takimit me Gerry Cardinale, në të cilin u shfaqën dallime të rëndësishme në aspekte të ndryshme, nga merkato e kaluar e deri në verën e ardhshme, Paolo Maldini dhe Frederic Massara kanë njoftuar përfundimin e marrëdhënies së tyre me klubin kuqezi.

Ende nuk është e qartë se cilat janë kushtet e ndarjes me Maldinin, pasi nuk ka një njoftim zyrtar për shtyp të klubit, por mediat në Itali e bëjnë fakt të kryer vendimin e marrë nga Gerry Cardinale.

Marrëdhënia e tij me Paolo Maldinin nuk ka qenë kurrë idilike, pasi pronarët kanë akuzuar drejtuesit se i kanë shpenzuar keq paratë e vëna në dispozicion për merkaton e shkuar, duke vënë në dukje dështimet e De Ketelaere dhe Origi.

Maldini, nga ana e tij, vazhdoi të kërkonte autonomi në punën e tij dhe mundësinë e veprimit me buxhet më të madh dhe të tillë që të mund të forcojë realisht një skuadër që, sipas tij, nuk mund të marrë rezultate më të mira se ato të sezonit që sapo ka përfunduar.

Edhe gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve u konsiderua një objektiv i rëndësishëm, por vendi i katërt i marrë vetëm falë penalltisë së shkaktuar ndaj Juventusit nuk u konsiderua në lartësinë e pritshmërive.

Sakaq bëhet me dije se dy drejtuesit teknik, të cilët kishin rinovuar vetëm një vit më parë deri në qershor 2024, do të zëvendësohen nga CEO Giorgio Furlani, i cili do të ketë kompetenca të plota dhe nga shefi i skautëve, Geoffrey Moncada, disi i promovuar në rolin e drejtorit sportiv.

Pavarësisht largimit të kapitenit legjendar nga postet drejtuese të klubit, përjashtohet kategorikisht largimi i Stefano Piolit, i cili pritet të ketë një rol më të madh në merkato.

/a.r

Next Post
Vrasja e 29-vjeçares shtatzënë nga i fejuari, e dashura tjetër rrëfen takimin me Giulian: U përqafuam dhe më tha…

Vrasja e 29-vjeçares shtatzënë nga i fejuari, e dashura tjetër rrëfen takimin me Giulian: U përqafuam dhe më tha…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

FOTO/ Policia identifikon 17-vjeçarin që dyshohet se hodhi gurë drejt Kryeministrisë

November 8, 2026
Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

Skënderbeu mposht Dinamon 2-0 në Korçë

November 8, 2026
Aksident dramatik dhe i i shumëfishtë pranë nyjes lidhëse të autostradës Durrës-Tiranë, makina përmbyset pas përplasjes së tri mjeteve

Aksident tragjik në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje këmbësorin

November 8, 2026
“E di se akuzat i ka shumë të rënda”, Minxhozi: Meta po përpiqet ta bëjë historinë e tij sa më të vështirë

Dy protesta që i morën frymën njëra-tjetrës

November 8, 2026
9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

9 elektricistë humbën jetën në punë gjatë vitit 2026, alarm për sigurinë e punonjësve të energjisë

November 8, 2026
Hapja e listave/ “Të gjithë të barabartë”, Kume: Vendimi i Kushtetueses, shuplakë që iu jepet ligjvënësve!

Kume: Të bëhet reformë zgjedhore konkrete, jo të bëjnë sikur punojnë!

November 8, 2026
Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

Rezistenca ndaj antibiotikëve alarmon ekspertët, 35 mijë viktima çdo vit në BE, rrezikohen 39 milionë jetë deri në 2050

November 8, 2026
Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

Irani i dërgon mesazh SHBA-së: Zgjidhni fundin e luftës ose përballjen ushtarake!

November 8, 2026
Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

Pr.buxheti 2027/ PBB-ja kalon 30 mld €, ekonomia rritet me 3.9%, të ardhurat për frymë arrijnë në 12,886 € në vit

November 8, 2026
Të gjithë shpresat tek Erioni

Përse po protestohet anë e kënd Europës?

November 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In