Giorgio Chiellini do të mungojë për Juventusin në ndeshjen finale të Ligës së Kampionëve.
Qendërmbrojtësi italian u dëmtua gjatë seancës stërvitore të mërkurën dhe sipas mediave italiane “99%” ai do të mungojë në finalen e Berlinit të shtunën.
Në mungesë të tij, në qendër të mbrojtjes pritet të luajë Andrea Barzagli, i sapo rikuperuar nga lëndimi.









