• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Tronditet futbolli, yjet dhe klubet me evazion fiskal prej qindra milionash

by Java News
03/12/2016 15:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Revista e përjavshme gjermane “Der Spiegel” ka lëshuar një “bombë” në botën e futbollit. Një njoftim në faqen e internetit ka bërë me dije se në javët në vazhdim do të publikohen fakte tronditëse mbi evazionin fiskal galopant në botën e futbollit, duke filluar me dy emra të mëdhenj, Kristiano Ronaldo dhe Mesut Ozil.

Siti “Football Leaks”, që publikon informacione financiare nga bota e futbollit, i ka vënë në dispozicion revistës së njohur gjermane një sasi të dhënash prej 1.9 terabajtësh, që përmban 18.6 milionë dokumente ku përfshihen kontrata origjinale futbollistësh, marrëveshje sekrete, postë elektronike, tabela “Excel” dhe dokumente “Word”.

Gjatë 7 muajve të kaluar, një skuadër e punonjësve të “Spiegel”, së bashku me rreth 60 gazetarë të Rrjetit Europian të Bashkëpunimit Investigativ, kanë analizuar rrjedhjen më të madhe të informacionit në historinë e sportit. Në listë nuk mungojnë edhe personazhe të tjerë të botës së futbollit si Zhoze Murinjo, apo klubet italiane si Juventusi, Interi, Milani, Roma, Napoli dhe Torino.

Ronaldo
Portugezi dyshohet se ka transferuar rreth 70 milionë euro në një llogari të dyshimtë në Ishujt Virxhin, një parajsë fiskale në Karaibe. Ndërkohë, 74 milionë euro të tjera i ka transferuar në një llogari sekrete në Zvicër, në fund të vitit 2014. Bëhet fjalë për një kontratë që ka firmosur me biznesmenin nga Singapori, Peter Lim, për të drejtat e imazhit nga viti 2015 deri në 2020. Por, pikërisht për këtë marrëveshje, ai ka deklaruar se ka përfituar shumë herë më pak dhe si rrjedhojë ka paguar shifra tejet minimale si taksa mbi fitimin. Qindarka, nëse e krahason me sasinë që duhet të derdhte në arkën e shtetit.

Murinjo

Një tjetër personalitet që është përfshirë dhe që pritet të jetë ndër të parët që do denoncohet për fshehjen e të ardhurave është pikërisht trajneri portugez. Ai i ka ricikluar paratë në të njëjtën mënyrë si edhe bashkatdhetari i tij, Ronaldo. Shoqëria e tij personale, siç raporton “Football Leaks” quhet “Koper Services” dhe është regjistruar në të njëjtën adresë me atë të Kristianos.

Të dyja e kanë selinë në një ndërtesë dykatëshe në “Plaza Vanterpool”, në qytezën e Roud Taun, në Ishujt Virxhin. Në vitin 2014, Prokuroria spanjolle nisi një hetim për “Specialin”, pasi dyshohej se kishte fshehur të ardhurat. Për të mbyllur atë çështje, ai duhet të paguajë 5.5 milionë euro, mes taksave dhe gjobave.

Klubet
Duke nisur nga 4 dhjetori, do të nisin publikimet e dosjeve sekrete. Por, nuk do jenë vetëm futbollistë apo trajnerë ata që pritet ta pësojnë. Lajmërohet se klube të fuqishme të kontinentit do kenë gjithashtu probleme me dokumentacionet që do publikohen, pasi vërtetohet që edhe prej tyre ka pasur evazion fiskal. Përveç klubeve italiane të sipërpërmendura, ka edhe nga kampionate të tjera elitare. Por, gjithçka do zbulohet në vazhdimësi…

Nejmar, Maskerano e Mesi, e gjithë Barcelona e akuzuar
Një nga klubet më të tronditura nga skandalet e fundit financiare ka qenë pa dyshim Barcelona. Në faktet e zbuluara nga “Panama Papers”, por pa harruar edhe miliona euro të mos paguara ndaj fiskut spanjoll, në shënjestër përfunduan shumë, por realisht shumë figura. Lionel Mesi ishte një ndër të akuzuarit që bëri më shumë zhurmë. Ndonëse vetë lojtari nuk ishte në dijeni, ishte babai i tij që kishte fshehur të ardhurat nga imazhi i djalit, apo edhe zhvillimi i miqësoreve të ndryshme për bamirësi, për një shumë prej afro 5 milionë eurosh.

Ndërkohë, nën akuzë ka përfunduar së fundmi edhe Samuel Eto, për mospagesë taksash ndaj shtetit spanjoll, e cila mund t’i kushtojë deri në 10 vjet burg, ose kamerunasi duhet të paguajë një gjobë 14 milionë euroshe. Nejmar gjithashtu është një nga të akuzuarit e tjerë. Ai ka nisur të paguhej pa u deklaruar nga Barcelona që kur luante te Santosi vetëm për të firmosur me Barçën, por pasi kjo prapaskenë u mësua, braziliani ka një çështje gjyqësore të hapur, e cila mund t’i kushtojë burgun nëse nuk paguan dëmet. Sa shumë miliarderë që shkelin ligjin…
Panorama/d.i.

Next Post
Përshëndetja e parë në Kosovë në gjuhën shqipe përmes ekranit televiziv

Përshëndetja e parë në Kosovë në gjuhën shqipe përmes ekranit televiziv

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionohet situata, rikthehet dhuna në protestë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe i shpërndan! Sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

Tensionohet situata, rikthehet dhuna në protestë, Policia hedh gaz lotsjellës dhe i shpërndan! Sulmohet me molotov Ministria e Brendshme

October 19, 2026
EMRAT/ Dhuna në protestën e djeshme në Tiranë, ja kush janë 61 të arrestuarit dhe 22 të proceduarit!

Nisma e re, listë e zezë për dhunuesit në protesta, do u ndalohet te hyjnë në BE! Policia do gjurmojë financuesit dhe organizatorët

October 19, 2026
Bilanci i protestës, 36 të lënduar në Spitalin e Traumës, 14 vijojnë trajtimin në spital

“Mosha e mitur nuk i përjashton nga përgjegjësia penale!”- Ministria e Brendshme për dhunën në protesta: Prindërit duhet të jenë të informuar, përgjegjësia nis që nga…

October 19, 2026
“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

“Ky s’është revolucion”- Qytetari nga Kosova kritikon protestat: Mos t’i tregojmë Shqipërisë nga jashtë se si duhet të jetojë! (VIDEO)

October 19, 2026
Putin: Plani i paqes i SHBA-së mund të jetë ‘bazë’ për zgjidhjen përfundimtare të paqes

Lehtësoi sanksionet ndaj Rusisë, Trump mbron vendimin dhe shpjegon pse e mori atë masë!

October 19, 2026
Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

Norvegjia ndalon aksesin në TikTok, Snapchat dhe Roblox për të miturit nën 16 vjeç

October 19, 2026
Lodhesh kot Sali!

Lodhesh kot Sali!

October 19, 2026
Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

Fansat filmojnë momentin kur qëllohet me armë ndaj aktorit Tiger Shroff (VIDEO)

October 19, 2026
Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

Arkimed Lushaj u bën thirrje protestuesve për dhunë, “Stresi” publikon foton i maskuar: Hapni sytë, më njihni nga maska tani, në ora…!

October 19, 2026
Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

Kina dhe Mali i Zi rikonfirmojnë bashkëpunimin në disa fusha!

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com