Në orët e para të së shtunës një shpërthim i fuqishem është dëgjuar në Fushë-Krujë.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 01:00 pas mesnate, në Fushë-Krujë ku mësohet se lënda shpërthyese trito i është vendosur një picerie.
Nga informacionet e para mësohet tritoli i është vendosur picerisë në pronësi të vëllezërve Ndregjoni.
Fatmirësisht në momentin e shpërthimit piceria ishte e mbyllur dhe nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Ende nuk dihen shkaqet dhe autorët e kësaj ngjarjeje.
Ndërkohë policia ka nisur punën për hetimit e plotë të këtij shpërthimi, si dhe identifikimin e kapjen e autorit. (java / r.a)