• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, December 20, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tronditet fushata e Hillary Clinton, ja urdhri i papritur i gjykatës për kandidaten

by A R
20/08/2016 09:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një gjykatës federal ka urdhëruar Hillary Clinton që të paraqesë një dëshmi me shkrim, nën betim, për arsyet se pse ka përdorur një server privat kompjuterësh për postën elektronike, kur ishte Sekretare e Shtetit.

Vendimiu mort ë premten mbasdite nga Gjykatësi Emmet G. Sullivan i Gjykatës të Distriktit Federal në Washington, që miratoi kështu një mocion të paraqitur nga një organizatë avokatësie konservatore “Judicial Watch” (Mbikqyrja Gjyqësore).

Vendimi mund të ketë pasoja për kandidaten presidenciale demokrate, sepse ka siguruar që çështja e dyshimit se ka shkelur ligjin dhe ka abuzuar me zyrën ku ka qenë në krye të diplomacisë amerikane, do të vazhdojë të mbetet në lajme edhe më tej, gjatë fushatës.

Clinton udhëheq në anketime ndaj Donald Trump, mirëpo nuk ka pasur sukses në sqarimin e arsyeve se pse nuk ka përdorur serverët zyrtarë të Departamentit të Shtetit dhe nëse është vërtet e pafajshme për përcjelljen e disa dokumenteve të klasifikuara nëpërmjet postës së saj private elektronike.

Jo vetëm që dyshohet se korrespondenca e saj mund të jetë lexuar prej rusëve, kinezëve dhe shërbimeve të tjera sekrete, por ish-Sekretarja e Shtetit dyshohet se mund të ketë përzjerë biznesin personal me atë të shtetit duke favorizuar Fondacionin e Presidentit Bill Clinton.

Hillary Clinton dhe fushata e saj kanë hedhur poshtë akuzat dhe në fund të një hetimi drejtori i FBI-së nuk rekomandoi ngritjen e një padie federale kundër saj. Mirëpo, ndërsa teknikisht mund t’i ketë shpëtuar ligjit, kandidatja demokrate nuk po shpëton dot nga gjyqi i opinionit publik. Rreth 60% e amerikanëve thonë se nuk i besojnë dhe mendojnë se ajo është treguar e pasinqertë lidhur me punën e emailave të saj.

Me këto shifra, në një vit tjetër zgjedhor, zonja Clinton do ta kishte gati të pamundur të fitonte Shtëpinë e Bardhë. Për fatin e saj të mirë, përballë ka një kandidat që besohet akoma edhe më pak nga amerikanët, e që refuzon me këmbëngulje që të bëjë publike dokumentet e taksave. Donald Trump që vjen nga jashtë politikës ka lënë të përçarë partinë republikane dhe ka dëmtuar shanset e tij me ata votues hispanikë dhe femra që zakonisht votojnë për republikanët.

Mirëpo, Gjykatësi Sullivan sapo ia ka ndërlikuar fushatën edhe më shumë Hillary Clinton që kishte shpresuar se çështja ishte mbyllur me deklaratën e FBI-së.

Demokratët janë ankuar se ndryshe nga Donald Trump që akuzohet për mashtrim për të rrjepur financiarisht studentët e Universitetit Trump, por që i është pranuar kërkesa që të gjykohet pas zgjedhjeve, Hillary Clinton po detyrohet të dëshmojë përpara tyre.

Në fakt, organizata “Mbikqyrja Gjyqësore” ka kohë deri në 14 tetor për të paraqitur pyetjet e saj për zonjën Clinton. Zgjedhjet presidenciale janë në 8 nëntor. Pas kësaj ish-Sekretarja e Shtetit do të ketë deri 30 ditë pas datës 14 tetor, për t’u përgjigjur. Sipas llogarive, ajo mund ta vonojë me qëllim derisa të kalojë data e zgjedhjeve. Po nëse zgjedh këtë rrugë, vonesa mund të përdoret çdo ditë nga republikanët në fushatë, me pasoja të rrezikshme. (Ruben Avxhiu)

Next Post
FOTOT/ Kim relaks në plazhet meksikane, e gjithë vëmendja tek të pasmet e saj

FOTOT/ Kim relaks në plazhet meksikane, e gjithë vëmendja tek të pasmet e saj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pamjet bëhen virale, Trump dremit gjatë konferencës në Shtëpinë e Bardhë

Vetëvrasja qytetëruese e Amerikës

December 19, 2025

“Kreditë me probleme, niveli rekord më i ulët”, Vakaj: Tregon që bizneset kanë likuiditet

December 19, 2025
Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

Shatërvani i Trevit nuk është më falas, Roma vendos tarifë për turistët që duan ta shohin nga afër

December 19, 2025
Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

Erika Kirk mbështet JD Vance për president, tensione dhe përçarje në kampin konservator

December 19, 2025
Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

Operacion antidrogë në Stamboll, mes 7 të ndaluarve edhe aktorja e njohur

December 19, 2025
Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

Begaj mbledh gazetarët për festat e fundvitit: Keni profesion më të vështirë se mjekët!

December 19, 2025
Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

Rubio: SHBA kanë investuar shumë kohë për të ndihmuar në përfundimin e luftës në Ukrainë

December 19, 2025
Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

Humbi nënën, Pirro Çako s’përmban emocionet: Kalova një periudhë të vështirë…

December 19, 2025
“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

“Operacion special i paprecedentë”, Ukraina sulmon “flotën hije” ruse në Mesdhe

December 19, 2025
Shqiptarët me sytë nga kriptomonedhat, 126 mijë përdorues në platforma

Zbardhet ligji i ri: Sekuestrimi i monedhave virtuale dhe konfiskimi i ndërtimeve pa leje…

December 19, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In