Një grua 42 vjeçare, identiteti i të cilës nuk bëhet i ditur ka vrarë tre fëmijët e saj të vegjël duke i helmuar me drogëra të forta dhe më pas ka tentuar vetëvrasjen. Ngjarja ka ndodhur në Gironde të Francës dhe është zbuluar nga bashkëshorti i 42-vjeçares.
Kur ka hyrë në shtëpi ai është tronditur kur ka parë bashkëshorten dhe 3 fëmijët në tokë pa ndjenja. 42-vjeçarja e cila me profesion është infermiere, aktualisht ndodhet në spital dhe është në gjendje kritike për jetën. /ma.me












