• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Mblidhen për të folur për problemet e Shkodrës, Voltana Ademi flet për…Saimir Tahirin!

by Java News
06/04/2018 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Është transmetuar në disa media sot për një përplasje mes zv.kryeministres Senida Mesi me kreun e bashkisë së Shkodrës Voltana Ademi dhe deputetin e PD Romeo Gurakuqi, në prani të ambasadorit të Britanisë së Madhe, në një aktivitet në qytetin më të madh të veriut. Në fakt, u dha vetëm një pjesë e asaj që ndodhi, pasi e vërteta ishte krejt ndryshe.

Ambasadori britanik në Tiranë, duke pasur parasysh që ka një kontigjent jo të vogël të emigrantëve shqiptarë problematikë në Mbretërinë e Bashkiar nga zona e qarkut Shkodër, u ka kërkuar politikanëve të zonës, që të kontribuojnë për të ndikuar në këtë situatë.

Pra u zhvillua një tryezë e rrumbullakët për mundësitë e parandalimit të krimit dhe aktivitetit kriminal te të rinjtë. ZëvendësKryeministrja Mesi u shpreh se: “jemi plotësisht të angazhuar në adresimin dhe parandalimin e krimit te të rinjtë dhe kemi ndërmarrë nisma konkrete si policimi në komunitet apo përfshirja e Oficerëve të Sigurisë në shkollat e mesme”.

Zonja Mesi theksoi se fushata të vazhdueshme ndërgjegjësimi të organizuara në partneritet me përfaqësues të policisë, të rinjve, qytetarë të angazhuar, aktorë të tjerë vendorë si dhe organizata të shoqërisë civile janë thelbësore për parandalimin e krimit tek të rinjtë sikurse edhe edukimi i tyre ligjor.

Ndërkohë ambasadori i Britanisë së Madhe, Duncan Norman, u shpreh se “rreth 700 shqiptarë rezultojnë të burgosur në Britaninë e Madhe për veprimtari kriminale dhe 50 % e tyre janë nga qarqet veriore të vendit”.

Ai theksoi mbështetjen afatgjatë për Shqipërinë në çdo fushë, edhe pse Britania e Madhe tashmë nuk është më pjesë e BE. Ndërkohë kryebashkiakja e Shkodrës, Voltana Ademi, tha se krimi i organizuar është një problem dhe Shqipëria vijon jetë vend prodhimi e trafikimi i drogës.

Znj. Ademi u shpreh se të përfshirë fatkeqësisht janë edhe njerëz nga rradhët e policisë apo rasti ish-ministrit Tahiri. “Shifrat e trafikimit të drogës jane alarmante. Pa bashkëpunimin e krimit me strukturat e policisë nuk do te ishte kjo situatë e rëndë”.

ZëvendësKryeministrja iu përgjigj akuzave të Kryebashkiakes duke u shprehur se nuk është aspak me vend të dëgjojmë retorikë politike në tryeza të tilla që kërkojnë statistika serioze dhe bashkëpunim për parandalimin e krimit, dhe jo disa të dhëna që janë mbledhur nga disa specialistë IT që nuk kanë bërë mirë detyrat e shtëpisë!

Ajo kërkoi shembuj suksesi nga Bashkia e Shkodrës dhe e sfidoi Kryebashkiaken të tregoj vizion e lidershipi. Kjo i dogji shumë Ademit dhe nxiti një pasqyrim jo të drejtë të realitetit. Zv.kryeministrja  Mesi u largua pa përfunduar takimi dhe kjo solli reagimin e deputetit Gurakuqi i cili i kërkoi Mesit tëqëndrojë e të jap përgjigje për problemet e vendit.

Numri dy i qeverisë shqiptare e ftoi deputetin Gurakuqi në zyrë për të dialoguar rreth adresimit të sfidave të përbashkëta. Mesi është larguar pasi ka marrë pjesë në mbledhjen urgjente të qeverisë. /TemA

ma.me

 

Next Post

Jetonte me burrin e paralizuar, 71-vjeçarja i jep fund jetës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Veliaj në burg është paradoks juridik”, ish-prokurori: Ngërçi duhej zgjidhur ligjërisht

“Meraku i tij janë familja dhe fëmijët”, Ndreca: Veliajt iu ndalua komunikimi me të afërmit

October 28, 2026
“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

“Pa ujë, pa drita”, Veliaj nga burgu i Fierit: Jam në një korridor me 3 vrasës të dënuar me burgim të përjetshëm

October 28, 2026
Persekutimi gjyqësor ndaj Veliajt, pse dhëndri i Berishës gjykohet në liri me të njëjtat akuza!

Pse u transferua Veliaj në burgun e Fierit? Gazetarja zbulon çfarë do të ndodhë gjatë 10 ditëve të ardhshme

October 28, 2026
Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

Turqia kërkon zgjidhje diplomatike, çfarë ishte në fokus të një telefonate midis Trump dhe Erdogan

October 28, 2026
Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

Putin e cilëson Elon Musk “gjeni të vërtetë”: Jemi në kontakt të ngushtë me të

October 28, 2026
“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

“Do të krijojmë një qeveri të re”/ Eisenkot pas zgjedhjeve në Izrael: Do të sjellim ndryshimin

October 28, 2026
Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, dalin audioregjistrimet: Kontrollori lejoi trenat të lëviznin pa konfirmuar distancën e sigurisë

October 28, 2026
Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

Momente prekëse në Spanjë, i riu ribashkohet me familjen pas aksidentit hekurudhor (VIDEO)

October 28, 2026
Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

Flavio Bolsonaro falenderon Trumpin dhe premton të drejtojë opozitën braziliane nga SHBA

October 28, 2026
“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

“40% e shqiptarëve në kufijtë e varfërisë”, Zogaj: Paketa e Ramës duket si improvizim, taksat rrezikojnë punësimin

October 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In