Ministri francez i Kulturës, Franck Riester, rezultoi pozitiv me koronavirusin e ri, bëri të ditur sot kabineti i tij, duke theksuar se ai është në formë të mirë dhe ndodhet aktualisht në shtëpinë e tij në Paris.
“Sot, ministri rezultoi pozitiv gjatë testit të bërë, pas shfaqjes së simptomave”, tha kabineti, duke përmendur se Riester kishte kaluar disa ditë në Asamblenë Kombëtare, javën e kaluar, ku edhe u konfirmuan shumë raste.
Zyra e kryeministrit theksoi se rregullat për ministrat janë të njëjta si për të gjithë francezët.
Pesë deputetë dhe dy anëtarë të stafit të Asamblesë Kombëtare janë infektuar me COVID-19, përfshirë dy zyrtarë të zgjedhur, që morën pjesë në mbledhjet e Komisionit për Çeshtjet e Kulturës.
/a.r
![Christophe Morin / IP3 . Paris, France le 27 juin 2017. Rentree parlementaire a l' Assemblee Nationale. En presence de Franck Riester (MaxPPP TagID: maxnewsfrthree904518.jpg) [Photo via MaxPPP]](https://javanews.al/wp-content/uploads/2020/03/maxnewsfrthree904518_0-750x375.jpg)










