Jan Oblak, portieri i Atletico Madridit, do të mungojë deri në katër muaj pas lëndimit që pësoi ndaj Villarrealit.
Trajneri i Atletico Madridit, Diego Simone, ka marrë një lajm të keq pas disfatës me rezultat 3:0 nga Villarreali.
Mediat spanjolle bëjnë të ditur se portieri Jan Oblak duhet të operohet në shpatullën e majtë dhe do të jetë i jashtë fushës për 3 deri 4 muaj.
Jan Oblak rrezikon që mos të luajë ndaj Bayer Leverkusenit, me 21 shkurt 2017, në kuadër të Ligës së Kampionëve. /Express/