• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

Tronditëse, zbulohet varrezë masive me 300 trupa fëmijësh

by S T
06/09/2024 22:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tronditet Britania, zbulohet varrezë masive me 300 trupa fëmijësh

Zbulimi i varrit, në një varrezë në Oldham, u bë nga një grua që kërkonte vendin e prehjes së fundit të vëllezërve të saj binjakë, të cilët vdiqën në vitin 1962. Një varr masiv me më shumë se 300 trupa, shumica e të cilëve u përkasin foshnjave dhe fëmijëve të vegjël, është zbuluar në një varrezë në Oldham të Mançesterit.

Në vendin ku ndodhet varri, i cili nuk kishte shenja të veçanta, janë gjetur 145 fetuse të vdekur gjatë lindjes, 128 foshnja dhe fëmijë të vegjël dhe 29 të rritur, thanë përfaqësuesit e autoriteteve lokale, raporton A2.

Zbulimi i këtij varri u bë nga një grua nga Royton, e cila po kërkonte vendprehjen e fundit të vëllezërve të saj binjakë, të cilët vdiqën në vitin 1962. Këshilltarët bashkiakë thanë se ishte një zbulim tronditës dhe kërkuan që të ndërtohet një memorial për të gjithë ata që janë varrosur atje.

Gruaja që zbuloi varrin tha se prindërit e saj kurrë nuk kishin mundur t’u thonë lamtumirë vëllezërve të saj binjakë, sepse nuk e dinin se ku ishin varrosur. Njëri prej tyre kishte lindur i vdekur dhe tjetri kishte vdekur brenda pesë orëve nga lindja, shtoi ajo.

Para viteve 1980, foshnjat e lindura të vdekura u larguan nga familjet e tyre, të cilëve nuk u dhanë detaje se ku ishin varrosur. Stafi mjekësor u kufizua t’u thoshte prindërve se fëmijët e tyre do të varroseshin me “një person tjetër, të mirë”, i cili do të varrosej në të njëjtën ditë, pa iu dhënë mundësia për të thënë lamtumirë dhe më pas, foshnjat u varrosën në varre masive, përcjell A2.

Zbulimi i varrit në Royton pason një tjetër varrezë masive të gjetur në Wirral të rajonit të Merseyside në fillim të këtij viti, ku një grua 79-vjeçare arriti të gjente djalin e saj të vdekur pas 53 vitesh kërkime

Next Post
Ish-deputeti “lëshon gojën’ ndaj Bardhit dhe kolegëve të tjerë: Qen të pështirë që u plas vetëm për…

Përplasja për listat, Murrizi: Opozita duhet të ketë listë të hapura!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

E rëndë në Durrës! Gjendet i pajetë një person përballë Gjykatës së Apelit

November 6, 2026
Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

Tronditet tregu global i teknologjisë, triliona dollarë humbje pas fitores së demokratëve në SHBA

November 6, 2026
Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve

November 6, 2026
Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

Dita e sotme sjell mot të qëndrueshëm, kthjellime dhe vranësira kalimtare

November 6, 2026
Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

Rama fton sërish studentët në dialog, sofra e gurtë qëndron para Kryeministrisë

November 6, 2026
Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

Trump takohet privatisht me të dërguarin e Putinit: Jemi pranë një marrëveshjeje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

November 6, 2026
Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

Antimafia italiane godet grupin shqiptar, pastroi mbi 14 milionë euro përmes arit dhe pronave

November 5, 2026
Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

Urdhri i shqiptarit nga burgu, granatë lokalit në Athinë. Zhvatje, gjoba dhe shpagim bizneseve

November 5, 2026
“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

“Kam nisur si punëtor”, shqiptari që punon krah Trump-it tregon si arriti të fitonte mandatin

November 5, 2026
Berisha: Dorëheqja e Ramës e vetmja zgjidhje, protestat janë pasojë e dhunës 13-vjeçare!

Lider i ri në PD? Berisha: Do të them “Goodbye” vetëm nëse kam pamundësi fizike ose mendore

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In