Një 25-vjeçare është gjetur e vdekur sot në mëngjes në Shtëpinë e Fëmijës në Vlorë. Policia e qytetit sqaron se ajo është gjetur pa shenja jete nga stafi mjekësor.
25-vjeçarja e identifikuar me iniciale D.D., mësohet se vuante nga sëmundja e Epilepsisë.
Trupi i pajetë do të dërgohet drejt morgut, ku pritet përgjigjja e ekspertizës mjekoligjore për të përcaktuar shkakun e vdekjes, por paraprakisht dyshohet për shkaqe natyrale.
Ndërkohë lidhur më këtë ngjarje është ngritur një grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të saj.
/a.r