Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mëngjesin e së dielës në plazhin e Durrësit duke tronditur pushuesit. Nga informacionet e para mësohet se nga të shtënat një person ka mbetur i plagosur, ndërsa ambulanca është nisur drejt vendit të ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet dhe identiteti i personave të përfshirë në ngjarje, ndërsa policia ka nisur hetimet. Lajmi në fjalë bëhet i ditur nga TV News24 ndërsa pritet të konfirmohet nga policia.