• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në TranzicionArtikujt dhe intervistat e mësipërme janë pjesë e serisë së refleksioneve rreth rolit të medias në tri dekadat e tranzicionit postkomunist, një projekt i JavaNews në bashkëpunim me Institutin Shqiptar të Medias, në kuadrin e Programit të Promovimit të Tranzicionit të Republikës Çeke. Pikëpamjet e shprehura janë të autorëve dhe nuk reflektojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e donatorit apo partnerit të Projektit. Çdo portal / gazetë që do t’i ripublikojë këto materiale duhet t’i referohet burimit fillestar.
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trondit ish-kryehetuesi i Shqipërisë: Mehmet Shehun e vrau me dorën e vet Kadri Hazbiu. Një mjek shumë i njohur e shtriu në krevat

by Java News
27/11/2023 21:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qemal Lame, ish-kryehetues i Shqipërisë që nga viti 1982, ka dhënë së fundmi një intervistë në News 24, gjatë së cilës ai ngre pretendimin se Mehmet Shehu është vrarë. Pra se ish-kryeministri i Shqipërisë u likujdua fizikisht në natën 17 dhjetori 1981, për të vijuar më pas me procesin politik që iu ngrit duke e shpallur të vetëvrarë në kushte të krizës nervore.

Arsyeja pas kësaj “tabloje sinoptike” do të ishte përfshirja dhe implikimi i thellë i Shehut në detyra agjenturore me synim rrëzimin e regjimit të Enver Hoxhës. Vrasje apo vetëvrasje? Pyetja nuk ka marrë ende përgjigje pavarësisht sesa ekspertë kanë folur dhe sesa emisione janë realizuar. Në një dëshmi të vetën, apo më mirë analizë logjike, ish-mjeku Isuf Kalo ka deklaruar se Shehu vrau veten dhe kjo mbështetet nga karakteri i tij, por edhe logjika se me vetëdaljen nga skena ai negocoi me Enver Hoxhën familjen e vet.

Mirëpo vetëvrasja në kodin e PPSh-së do të thoshte largim nga përgjegjësia dhe përgënjeshtrim i besimit te partia, duke e zbuluar marrëdhënien brenda saj si një lojë pushteti me ligje xhungle. Këtë Shehu duhet ta dinte mirë ndaj cila ka qenë llogaria e tij? Vetë ky mister dhe këmbëngulja për të zbardhur këtë episod dëshmon sesa pak e njohim ne mekanizmin e regjimit të shkuar, mënyrën e të menduarit të lidershipit të tij dhe për pasojë pak kuptojmë edhe nga zhvillimet e tanishme.

“E reja” e Lames është se akuza për vrasje ka një dozë të madhe guximi: sipas tij nuk është bërë ekspertimi i personit, as i gjakut që është gjetur, nuk është hetuar mekanizmi dhe dinamika e ngjarjes, u nis procesi për komplot pa procedim penal për këtë akuzë, nuk është bërë ekspertimi kaligrafik i shkrimit në letër ndërkohë që personat e parë që kanë qenë në vendngjarje, përfshirë ish-ministrin e Shëndetësisë, kanë dekalruar fillimisht se bëhet fjalë për vrasje. Lame pretendon se ekipi I ekzekutimit ka qenë Enver Hoxha urdhërues, Ramiz Alia dhe Hekuran Isai ekzekutues dhe planit dhe administrues të procedurës ndërkohë që më befsuesja: Kadri Hazbiu, ministër I Brendshëm për një kohë të gjatë, ka kryer qitjen.

Në intervistën e dhënë Lame thotë se i vetmi ekspert që vazhdon të mbështesë variantin e vetëvrasjes është ai kriminalistik, dhe ky është Estref Myftari, ndërkohë që sipas tij, nga analiza e të gjitha të dhënave bëhet fjalë se në dhomën e ekzekutimit kanë qenë pesë persona. Dy oficerë që kanë ushtruar dhunë ndaj Shehut, të cilin e kanë mbajtur në këmbë, një zyrtar shumë i lartë i Ministrisë së Brendshme që nuk arriti dot të kryente qitjen nga frika, Kadri Hazbiu që kreu ekzekutimin dhe një mjek që ka bërë shtrirjen e kadavrës në krevat. Ky mjek sipas Lames ka marrë më pas dhe pas ndryshimit të regjimit detyra shumë të larta. Ngjan një skenë filmi.

Tema elaborohet në një libër të Lames që titullohet në mënyrë kuptimplotë “Përjetësimi i pushtetit”, që mesa duket sugjeron se lufta e klaneve brenda PPSh-së përcaktoi rrjedhën e pushtetit në Shqipëri pas ndryshimeve të pritshme politike që do të vinin.

Kjo është një tezë që gjen mirë vend në shpjegimet sempliste të atyre ngjarjeve që do të ndodhnin, por që në të vërtetë nuk i qëndron një analize historike serioze. Sepse është shumë e vështirë të ndërtosh një akuzë të këtij niveli pa patur prova bindëse, por vetëm mbi deduksionet post. Mbi këtë propozim të Lames ne do të duhet p.sh ta lexojmë dëshminë e Enver Hoxhës dhe Ramiz Alisë për lajmin e vetëvrasjes si një njoftim për zbatimin e urdhërit që Alia ka bërë te Hoxha një ditë më pas. Me Kadri Hazbiun që kryen aktin për të blerë jetën e vet, në një shfaqje naiviteti politik të rrallë, ndërkohë që e gjitha kjo luhet vetëm për karrierën e Ramiz Alisë.

Nëse është kështu atëherë burgosjet e Alisë dhe Nexhmije Hoxhës i shpëtojnë këtij parashikimi dhe detyrimeve që rrjedhin nga bashkëpunimi në këtë krim i cili bën përjashtim edhe brenda vetë dialektikës së dikaturës së Hoxhës: ky është i vetmi akt në të cilin shpjegimi me grup armiqësor nuk funksionon. Është e pamundur që të bindësh një shoqëri të tërë se numri dy ka qenë agjent për kaq kohë dhe të të besojë.

Likujdimi i Shehut kumbon dhe kumton një luftë pushteti, ndaj edhe u shpenzua aq energji për ta justifikuar atë edhe me një libër si Titistët. Dhe që është e tillë këtë mund ta shpjegojë edhe fakti se ende sot ka një fill dallimi mes zyrtarëve apo njerëzve me pozitë të asaj kohe kur vjen puna mes dy figurave: Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut. Një fill që reflekton tensionin e marrëdhënies së tyre, por edhe përpjekjen për të veçuar kontributet e njërit dhe të tjetrit në suazën e shtetit shqiptar të kohës. Por edhe vendin që zënë te nacionalizmi intelektual shqiptar. Është kjo një arsye që tema të tilla duhen prekur nga historianë profesionistë dhe me dokumente për të mos mbetur viktimë të spekullimeve apo sugjestionimit që vazhdon të ushtrojë mekanizmi policor I Diktaturës në imagjinatën e shumëkujt./Respublica

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Wadephul pret Tabakun në Berlin, diskutohen procesi i integrimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve!

Wadephul pret Tabakun në Berlin, diskutohen procesi i integrimit dhe marrëdhëniet mes dy vendeve!

November 24, 2026
E rëndë në Fier, sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

E rëndë në Fier, sherri përfundon në plagosjen me thikë të punonjësit të “Fast-Food”! Policia shpall në kërkim autorin 15-vjeçar

November 24, 2026
Presidenti Begaj pret kreun e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, në fokus integrimi dhe pesë fusha me interes të përbashkët!

Presidenti Begaj pret kreun e Parlamentit të Moldavisë, Igor Grosu, në fokus integrimi dhe pesë fusha me interes të përbashkët!

November 24, 2026
Nga hotelet dhe klubet e natës te minierat e kromit, më 26 nëntor vendoset fati i aseteve të Orges Jahelezit

Nga hotelet dhe klubet e natës te minierat e kromit, më 26 nëntor vendoset fati i aseteve të Orges Jahelezit

November 24, 2026
Prezantohet drejtori i ri i Doganave, Malaj: Prioritet modernizimi dhe integrimi europian

Prezantohet drejtori i ri i Doganave, Malaj: Prioritet modernizimi dhe integrimi europian

November 24, 2026
Gjykata e Lartë rrëzon sërish Malltezin, mbeten nën sekuestro 25 pasuritë

Gjykata e Lartë rrëzon sërish Malltezin, mbeten nën sekuestro 25 pasuritë

November 24, 2026
Paralajmërimi i fortë nga OKB, vitin e ardhshëm do të rriten infeksionet e reja me HIV

Paralajmërimi i fortë nga OKB, vitin e ardhshëm do të rriten infeksionet e reja me HIV

November 24, 2026
Vrasja e Ardian Nikulajt, Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

Vrasja e Ardian Nikulajt, Prokuroria kërkon lënien në fuqi të burgimit të përjetshëm për Ruben Saraivën

November 24, 2026
Pas rënies së tre raketave ruse, NATO dërgon avionë spiunë për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore polake

Pas rënies së tre raketave ruse, NATO dërgon avionë spiunë për mbikëqyrjen e hapësirës ajrore polake

November 24, 2026
Kina bën për “ujë të ftohtë” kryeministren japoneze, Sanae Takaichi habitet gjatë zbritjes nga avioni

Kina bën për “ujë të ftohtë” kryeministren japoneze, Sanae Takaichi habitet gjatë zbritjes nga avioni

November 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In