• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, December 29, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Trokalaq nga pasuria, i varfër nga trutë dhe i poshtër nga ligësia

by Java News
04/10/2022 18:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kastriot Kotoni

Kur nuk ka pak ditë që na u shfaq dhëndri i Sali Berishës në një emision televiziv për të mbrojtur pasurinë e tij në ish “Kompleksin Sportiv Partizani”. Ngjarja bëri lajm kërcënimin e këtij të fundit për gazetaren Klodiana Lala. Por në të vërtetë janë bërë shum shkrime dhe emisione televizive investigative për këtë çështje dhe ky pronar i 144 metrave katror nuk reagoi në asnjë medie dhe nuk përmendi kund kërcënime me gjoja përballje gjyqësore siç reagoi me gazetaren Lala. Duket në ditët që do vijnë ka filluar numurimi pas, e çfarë nuk do shohim e do të na dëgjojnë veshët. Je në të drejtën tënde të mbrohesh edhe pse me ç’po shohim je aut fare në përformancën mediatike. Mirë do ishte si dhëndër i një ish njeriu me pushtet, të ishe këshilluar me ndonjë profesor nga ata të gazetarisë që i bëjnë fresk vjehrrit kohë e pa kohë.

Por dhe ky hap i yti i pavarur nga situata e vjehrrit, pa u konsultuar flet shumë. Së pari, të duket vetja pronar e shkuar pronarit e tash ke edhe ti më shumë arritje si njeri që arrin majat dhe nuk ke më nevojë për patericat e ndikimit të vjehrrit në të ardhmen tënde. Së dyti kujton se paraja të jep siguri e flet në media sipas qejfit, harron se ajo është palestër e vështir për të përballuar historinë e “Kompleksit Sportiv Partizani”. Së treti e ke pothuajse të pamundur t’i shpëtosh hijes së vjehrrit, sepse je futur me shumë sforco në tapetin e medias. Historia e pronës tuaj dhe e shtetit shqiptar është e tejkaluar si fabul qysh në kohën e Balzakut për ta kujtuar me romanin “Fshatarët”.

Aty e ke ndikimin e një kryekomunari në lidhje krushqie me politkanë e prokuror, fillon një intrigë për t’i marrë pronën një gjenerali të dal në pension. Nuk duhet ta lodhësh trurin shumë me këto simbolika, po ki pak durim dhe në të gjithë atë debat, ku ti kishe më shumë minuta dhe fyeje të tjerët. I gjithë halli i pronarëve paska qenë se banonte dikush në hapësirat e “Klubit Partizani” e ti sikur të ishe i pastrehë po kërkoje të drejtën. Me siguri që këtë autogol që i bëre politkës së vjehrrit me të ardhurit nga të gjitha anët e Shqipërisë, të cilët zaptuan pronat e tironsave me moton “Tokë e xanun” ia ule edhe elektoratin më “konservator” të Partisë Demokratike të rithemeluar.

Nuk të kërkoj që të veshësh edhe mantelin e fisnikërisë duke bërë akte filantropike, siç bëjnë njerëzit në botën e qytetëruar, sepse ty nuk të dhimbseshin disa qytetar shqiptar, të cilët për të mirën e fëmijëve të tyre kishin zbarkuar në Tiranë. Mendo sikur fëmijët e tyre të jenë bërë dikushi në jetë e ta fillojnë historinë e tyre duke të treguar me gisht se si i përzure, po çthem edhe unë ku pyet sëra juaj, sepse kur nuk pyete për historinë e lavdishme të Partizanit do pyesje për ca njerëz të varfër. Po ti me aq sa monologove me veten u bëre një nder pronarëve të vërtetë pa dashje, sepse atyre iu duke trim e bos, i vure në pickamë për të thënë “Që kur çirret ky me 144 metra katror po ne që kemi kaq e aq hektar, çfarë duhet të bëjmë”? Po do të ngrihen më pas me kuç e me maç:  familjet Mulleti, Tirana, Vorpsi, Shestani, Jella, Xhindole, Kurti, Vlora, Kona, e Peshkëpia, Domi, etjj. E do thërrasin –“O po përse ai i mori pronat edhe ne rrimë dyerve të gjykatave.

Kanë vdekur shumica e pronarëve pa gjetur drejtësi në këtë vend dhe që i kanë pasur pronat në mes të Tiranës, e të tjerë akoma më keq po u shpërthen nafta në derë të shtëpisë. Po dhe ata të gjorët prit e prit me shpresë se do të ketë një ditë drejtësi në këtë vend, nuk bën krushqi as me ministra e kryeministra e president. Dhëndër mbas asaj daljes në televizor filloi një reagim i opinonin publik i cli tani nuk mund të ketë asnjë parti që ta menaxhojë, dhe vjehrri yt nuk mund të bëjë jo revolucione të tetorit e as të terrorit, se çdo ditë që vjen më shumë se hallet e ngrohjes dhe problemit të energjisë popullit i duhet çfarë po bën drejtësia. Një nga shkaqet e largimit të shqiptarëve është çështja e pronës dhe ai që e ka përfituar me ligjet e reja nuk investon me atë sipërfaqe të vogël në fshat, por edhe ai pronari në qytet nuk të vjen investitori i huaj sepse këtu është bërë një katrahurë në hipoteka e gadastra që nuk do mjaftonin as 5 burgje për të ndëshkuar fajtorët.

Shkaqet e gjakmarrjes dhe rritjes së kriminalitetit janë edhe problem i pronës, çdo ditë shikon në medie konflikte për pronat deri edhe për një gardh a vijë uji. Fabulës me kadiun që i fitonte të gjitha jo gjithmonë ia kemi parë hajrin ne shqiptarët, por edhe asaj  fabulës të Maliqit i cili vetë shkruan e vetë vulos i ka dalë boja. Nëse bota ka investuar që edhe ne shqiptarët të integrohemi në familjen e perëndimit, ne si shoqëri të kapim momentin dhe t’i lejmë dhëndurët të ëndërojnë edhe për pak kohë, sepse nuk ka kthim pas si në vitet 1997-98. Amnistinë ta harrojnë bëjnë mirë të heshtin e të mos kërcënojnë gazetarët se koha e tyre me mercenarë nëpër gjykata ka mbaruar.

Next Post
“Të huajt sollën mbi 160 milionë euro më shumë”

Flukset e turistëve të huaj/ Organizata Botërore e Turizmit e rendit Shqipërinë të parën në Europë dhe të dytën në rang global

Comments 1

  1. Ho xhixhi says:
    3 years ago

    Ore shum shkrim i bukur dhe i fort bravo

    Reply

Leave a Reply to Ho xhixhi Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam pasur mëshirë në lojë”/ Deklarata e parë e Gjestit pas përfundimit të BBV: Kam duruar shumë gjëra

Humbi të vëllanë në një aksident tragjik, Gjesti i rikthehet karrierës pas tre muajsh shkëputjeje: Duhet të merresha me familjen dhe veten!

December 29, 2025
Belind Këllici: Tërmet Peçi do jetë ministri i i ri i Financave

Kriza me ujin në Vlorë – Këlliçi reagon pas deklaratës së Ramës: E paska gjetur problemin tek tubat e PD! Përtej qesharakes, faji hidhet te..

December 29, 2025
Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

Kush kryeson te Vetëvendosja dhe te PDK-ja, nis numërimi i votave të kandidatëve në Kosovë

December 29, 2025
Vlora pa ujë dhe mësimi që na jep Flaurens Shoshi

Vlora pa ujë dhe mësimi që na jep Flaurens Shoshi

December 29, 2025
Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

Lajmi i mirë për Vlorën, mbërrijnë pajisjet nga Turqia për riparimin e ujësjellësit të ri

December 29, 2025
Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

Mesazhet mashtruese në WhatsApp, Autoriteti për Sigurinë Kibernetike: Tregoni kujdes!

December 29, 2025
Përplasje me Lavrov? Putin bën lëvizjen befasuese, emëron zv.ministrin e Mbrojtjes në Këshillin e Sigurisë

“Kievi u përpoq të bombardonte rezidencën e Putinit!” Reagimi i ashpër i Lavrov, akuza Ukrainës: Nuk e lëmë pa përgjigje

December 29, 2025
Fuga: Gazetarë, e morët vesh?! Presidenti e shpalli se do të japë dorëheqjen

“Demonstrata e ujit” në Vlorë, si demonstrata e bukës e lidhur me emrin e Koçi Bakos

December 29, 2025
Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

Shënohet përparim në ruajtjen e germoplazmës së pyjeve dhe kullotave

December 29, 2025
VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

VIDEO-Amnistia në burgje pas festave të fundvitit, drafti ende në diskutim. Veprat penale që nuk falen

December 29, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com