• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Triumfin ndaj Shqipërisë e vendosi 11 metërshi/ Polakët rendisin 5 konkluzione pas suksesit: Arbitri na dha një dorë të mirë

by Java News
03/09/2021 11:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fitorja 4-1 ndaj Shqipërisë e ka rritur entuziazmin te polakët dhe pas ndeshjes portali “przegladsportowy.pl” analizon situatën e skuadrës së tyre duke renditur 5 konkluzione pas suksesit të fundit.

Në pikën e tretë ata rendisin gjykimin, ku e pranojnë që gjyqtari italian, Mauricio Mariani, nuk i shqetësoi në këtë takim, madje i ndihmoi se ndërhyrja e Glikut ndaj Manajt në pjesën e dytë ishte e gabuar dhe një penallti e mohuar për Shqipërinë. Analiza e kësaj medie polake nis kështu:

“Pas rënies së komunizmit, qytetet shqiptare u rritën me shpejtësi, që do të thoshte se ata kishin probleme me furnizimin me energji elektrike në fillim.

Ndonjëherë në Tiranë energjia mungonte gjithë ditën. Mbrojtja polake nuk ka probleme me ‘energjinë elektrike’. Skuadra polake po luan ende shumë nervoz në mbrojtje. Ju nuk mund të luani në atë mënyrë, anglezët do ta shfrytëzojnë pamëshirshëm atë”. Pesë konkluzionet e kësaj medie për fitoren 4-1 të Polonisë ndaj Shqipërisë ishin:

1- Mbrojtje elektrike;

 

 

2- Më në fund Souza buzëqeshi me lumturi;

3- Gjyqtari nuk na shqetësoi;

4- Polakët me kokë të qetë;

5- Funksionimi i pjesëve u shpërblye në fund me fitore. Te pika tre, media e mësipërme shkruan se në vitin 1984 kur Shqipëria barazoi 2-2 me Poloninë në transfertë, pati shumë kontestime nga ana e polakëve për gjykimin. Sipas tyre, gjyqtari zviceran Bruno Galler favorizoi shqiptarët, por ndryshe ka qenë sjellja e arbitrit mbrëmë.

“Nuk kishte një gjë e tillë të enjten. Përkundrazi, Mauricio Mariani ndihmoi skuadrën polake, veçanërisht në pjesën e dytë, kur nuk fishkëlleu një goditje dënimi të qartë pas faullit të Kamil Glik ndaj Rej Manajt”, shkruante dje “przegladsportowy.pl”./ panoramasport

g.kosovari

Next Post
Kërkohej nga SHBA për trafik kokaine/ Gjykata e Apelit lë në burg Aleksandër Vulaj. Malazezi duhet të ekstradohet brenda…

Kërkohej nga SHBA për trafik kokaine/ Gjykata e Apelit lë në burg Aleksandër Vulaj. Malazezi duhet të ekstradohet brenda...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com