• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, February 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Triumfi i PD-së, nuk ka poshtërim “bis”

by
11/08/2015 15:09
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli/

Ekuacioni është i thjeshtë. E majta fitoi. E djathta humbi. E majta nuk arriti një milion vota pro, e djathta nuk lejoi të kapërcehet pragu poshtërues i një milion votave kundër.

Më në fund Shqipëria ka një rezultat zyrtar të zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Ka triumf dhe disfatë. Ka emrat e kryetarëve të bashkive, të këshilltarëve, raportet mes koalicioneve dhe partive që përbëjnë koalicionet. Ka raportin mes votës për qeverisjen dhe peshën e vullnetit të shqiptarëve për ta ndryshuar atë. Në respekt të Kodit Zgjedhor, dje të shtatët e Tiranës, domethënë, antarët e KQZ-së, votuan unanimisht për miratimin e rezultatit të zgjedhjeve. Një gjë e tillë nuk nënkupton domosdoshmërisht që antarët e shumicës së KQZ-së, të zgjedhur dje nga opozita e sotme, janë dakort me këtë rezultat apo se e pëlqejnë atë, por do të thotë se ky është zyrtarisht rezultati. Do të thotë se ky është tashmë rezultati i pandryshueshëm dhe pjesë përfundimtare e historisë së varfër, aspak heroike dhe të trazuar politike e pothuaj pluraliste shqiptare.

Si gjithçka tjetër, edhe shifrat në Shqipëri mund të lexohen sipas dëshirës. Nuk është hera e parë dhe natyrisht as hera e fundit që aritmetika politike në vend mund të bëjë mrekullira. Dhe mund të bëjë të mundur të pamundurën. Ajo, për të marrë një shembull, e bën treshin më të madh se gjashta, e bën 507 285-ën më të madhe se 991 609-ën, e bën 32.47 për qindshin, më të madh se 63.48 për qindshin.

Kjo është magjia e pakrahasueshme e besimit tek budallallëku.

Sepse budallallëku është elementi më i qëndrueshëm në universin e pafundëm politik të vendit.

Sepse vetëm budallallëku jep siguri e qartësi; dhe nuk le vend e shkas për asnjë dilemë.

Ka rastisur dhe është vetëm çështje rastësie me siguri, që këto shifra të jenë të njëjta me ato që votoi e miratoi si rezultat përfundimtar KQZ-ja. Dhe kjo është një arsye më shumë që kushdo t’i lexojë ato sipas dëshirës. Ta komentojë rezultatin sipas dëshirës dhe të shpallë (natyrisht politikisht) me dëshirën e tij veten apo kundërshtarin si fitimtar të zgjedhjeve. Prej më shumë se një jave, kjo nuk është më problem i PD-së sepse ajo e njohu qartësisht humbjen e saj me gojën e Doktorit, mbasi për rreth pesë javë, duke nisur nga çasti që kutitë nuk ishin hapur ende, deklaroi fitore në zgjedhje.

Megjithatë, përtej shifrave zyrtare, përtej gjithë llogarive, simpative apo antipative, gara e ka me siguri një humbës të qartë dhe të pangushëlluar. Ose më saktë, një çift humbësish; ai është dyshja Rama-Meta dhe një fitues moral, PD-ja.

Të parët humbën sepse nuk arritën dot shifrën e një milion shqiptarëve që besuan se do të votonin për ta. Ashtu siç kishin shpresuar, uruar dhe mezipritur. Mundën të sigurojnë vetëm 991 609 vota. Ose për çdo votë të kundërshtarit morrën dy vota vetë.

E dyta, PD-ja fitoi sepse përkundër parashikimeve, për inat të cinikëve dhe fallit politik të sondazheve, nuk lejoi kundërshtarin që të merrte një milion vota. I hoqi nga dora e goja argumentin e padurueshëm, bezdisës dhe të mërzitshëm të një milion shuplakave.

PD e ndëshkuar brutalisht nga shqiptarët në 2013, e poshtëruar pa mëshirë nga vullneti popullor i dy vjetëve më parë, nuk e lejoi të majtën që ta bënte “bis” këtë poshtërim. Rezultati zyrtar i zgjedhjeve e nxorri dhe njëherë pothuajse fitimtare krenare të tyre. Në këtë botë të paqëndrueshme politike si bota meskine shqiptare, triumfi dhe disfata varet nga këndvështrimi! Dhe parë nga ky këndvështrim, PD fitoi. Mëkat që nuk po e kupton ende.

Next Post

Mirëupafshim Google!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

LIVE/ Nis seanca plenare në Kuvend, në fokus reforma Territoriale dhe interpelanca me ministrin e Drejtësisë

February 3, 2026
Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

Media greke sulmon Ramën: Origjina e tij bie ndesh me qëndrimet e fundit ndaj fqinjit jugor

February 3, 2026
Sfidat e bizneseve eksportuese/“Kush s’do di të adopotohet do jetë humbës”- Rama: “Made in Albania” pasaportë për në BE

Rama: Pesë mjekë të rinj i bashkohen Spitalit Universitar të Traumës

February 3, 2026
Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

Porositi një vrasje të mbetur në tentativë për motive gjakmarrjeje, 25 vite burg për Laert Hasallën

February 3, 2026
Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

Banesat e siguruara jo vetëm nga tërmetet, qeveria shton edhe përmbytjet në projektligjin e ri

February 3, 2026
Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

Dosjet Epstein/ Sarah Ferguson detyrohet të mbyllë fondacionin e saj

February 3, 2026
“Ka mundësi për paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”, Zelensky optimist para bisedimeve me Rusinë

Plan i ri Ukrainë-SHBA-BE, çfarë ndodh brenda 24-orëve nëse Rusia thyen armëpushimin

February 3, 2026
Shënjestra e atentatit në Rrilë të Lezhës, nipi i Ardian Nikulajt dyshohet se mbeti i plagosur nga të shtënat

Zbardhet ngjarja në Lezhë! 7 persona u paraqitën si policë në berberhane, do dhunonin nipin e Ardian Nikulajt pas një sherri në 2025

February 3, 2026
Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

Bill dhe Hillary Clinton pranojnë të dëshmojnë për çështjen Epstein

February 3, 2026
‘Saliu nuk lufton për të marrë qeverinë’, Mërtiri: Votimi elektronik duhej të publikohej menjëherë

PD “bën kthesë” për reformat, Mërtiri: Vendimi tregon paqartësinë dhe kontradiktat e brendshme të opozitës

February 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In