• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Mirëupafshim Google!

by
11/08/2015 15:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Mirëupafshim Google!

Google njoftoi një ndarje të madhe të strukturës së saj operative, duke krijuar një kompani tjetër të quajtur “Alphabet”, e cila do të përmbajë filiale për të ndarë biznesin e saj bazë të reklamave në internet nga sipërmarrjet më të reja, siç janë makinat pa shofer.

Kjo lëvizje cilësohet si një përpjekje për ti lejuar kompanisë të përqendrohet në projektet e saj më kreative dhe ambicioze. Lajmi surprizë i rriti aksionet e Google me 7%, në rreth 708 dollarë për aksion. Kompania Alphabet Inc do të zëvëndësojë Google si një entitet i tregtimit publik dhe të gjitha aksionet e Google, automatikisht do të konvertohen në të njëjtin numër të aksioneve të Alphabet, me të gjitha të drejtat.

“Kjo strukturë e re do të na ndihmojë të fokusohemi mbi mundësitë e jashtëzakonshme që kemi brenda Google”, deklaroi bashkëthemeluesi dhe njëkohësisht shef ekzekutiv, Larry Page, në një postim në blogun e tij. Larry Page do të shërbejë si shef ekzekutiv i kompanisë së krijuar rishtazi, ndërsa Ruth Porat, i cili ju bashkua Google pasi u largua nga Morgan Stanley, do të emërohet shef financiar i të dyja kompanive.

Ndërsa Sundar Pichai, i cili në kohët e fundit ka shërbyer si zëvëndëspresident i divizionit të produkteve, do të jetë kreu i Google, divizioni i motorit të kërkimit të Alphabet. Struktura e re u njoftua menjëherë pas mbylljes së Wall Street në sesionin e së Hënës.

Larry Page saktësoi se “Alphabet është kryesisht një koleksion kompanish, ku më e madhja prej të cilave, është natyrisht, Google. Kompania njoftoi gjithashtu se marrëveshja e re do të hyjë në fuqi më vonë
gjatë këtij viti.

Next Post

Ingrid Gjoni siç nuk e keni parë asnjeherë (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com